Kapitulli 9. Të Hyrat dhe Shpenzimet. AD dhe Outputi në Ekuilibër. Hyrje 4/4/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Size: px
Start display at page:

Download "Kapitulli 9. Të Hyrat dhe Shpenzimet. AD dhe Outputi në Ekuilibër. Hyrje 4/4/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1"

Transcription

1 Kapitulli 9 Të Hyrat dhe Shpenzimet Item Item Item Etc. Mcraw-Hill/Irwin 9- Macroeconomics, e 28 The Mcraw-Hill Companies, Inc., All Rights Reserved. 9-2 Hyrje Një prej pyetjeve qendrore në makroekonomi është pse outputi lëkundet rreth nivelit potencial të tij. Në bumet (boom) dhe recesionet e cikleve të bizensit, outputi rritet dhe bie në raport me trendin e outputit potencial. Ky kapitull e ofron teorinë e parë të këtyre lëkundjeve të outputit real në raport me trendin. urthemeli i këtij modeli është ndërveprimi reciprok ndërmjet outputit dhe shpenzimeve: shpenzimet përcaktojnë outputin dhe të hyrat, mirëpo edhe outputi dhe të hyrat gjithashtu i përcaktojnë shpenzimet. Modeli Keynesian i përcaktimit të të hyrave e zhvillon teorinë e AD. Le të supozojmë se çmimet nuk ndryshojnë fare dhe se firmat janë të gatshme që të shesin çfarëdo sasie të outputit për një nivel të dhënë të çmimeve Lakorja AS është e rrafshët. 9-3 AD dhe Outputi në Ekuilibër AD është shuma totale e të mirave të kërkuara në një ekonomi: AD C I NX () Outputi është në ekuilibër të tij kur sasia e outputit të prodhuar është e barabartë me sasinë e kërkuar, ose Y AD C I NX (2) Kur AD nuk është e barabartë me outputin atëherë kemi investime të paplanifikuara inventari: IU Y AD (3), ku IU janë shtimet e paplanifikuara të inventarit. Nëse IU >, firmat mund të zvogëlojnë prodhimin derisa outputi dhe AD të jenë përsëri në ekuilibër. 9-4 Adriatik Hoxha, PhD

2 Funksioni i Konsumit Konsumi është komponenti më i madh i AD. Konsumi nuk është konstant, mirëpo rritet me outputin marrëdhënia ndërmjet konsumit dhe të hyrave përshkruhet nga funskioni i konsumit. Nëse C është konsumi dhe Y janë të hyrat, funksioni i konsumit është C C cy (4), ku C dhe c. Pikëprerja e ekuacionit (4) është niveli i konsumit kur të hyrat janë zero ky është më i lartë se zero pasi që ka një nivel të konsumit që nevojitet për mbijetesë. Pjerrësia e ekuacionit (4) njihet si propensiteti (tendenca) margjinal i konsumit (MPC) rritja e konsumit për njësi si rrjedhojë e rritjes së të hyrave për një njësi. Funksioni i Konsumit [Insert Figure 9- here] Konsumi dhe Kursimi Të hyrat ose shpenzohen ose kursehen një teori e cila e shpjegon konsumin në mënyrë ekuivalente e shpjegon edhe sjelljen e kursimit. Më formalisht, S Y C (5) një kufizë e buxhetit. Kombinojmë (4) e (5) dhe fitojmë funksionin e kursimit: S Y C Y C cy C ( c) Y (6) Kursimi është një funksion rritës i nivelit të të hyrave për shkak se propensiteti margjinal për të kursyer (MPS), s = -c, është pozitiv. Kursimet rriten përderisa rriten të hyrat. Shembull: nëse MPS is., për çdo dollarë të të hyrave, kursimet rriten për $. OSE konsumatorët kursejnë % të një ekstra dollari të hyra. Konsumi, AD, dhe Shpenzimet Autonome Tani do të inkorporojmë komponentët e tjerë të AD:, I, tatimet dhe tregtinë e jashtme (supozojmë se janë autonome). Tani konsumi varet nga të hyrat e disponueshme, YD Y TATR (7) dhe C C cyd C c( Y TR TA) (8) Pastaj AD bëhet si vijon, AD C I NX C c( Y TA TR) I NX C c( TA TR) I NX cy A cy ku A është e pavarur nga niveli i të hyrave, ose është autonom. (9) Adriatik Hoxha, PhD 2

3 Konsumi, AD, dhe Shpenzimet Autonome [Insert Figure 9-2 here] Të hyrat dhe Outputi në Ekuilibër Ekuilibri ndodh kur Y=AD, që ilustrohet nga linja 45 në Figurën 9-2 pika E. Shtigjeta në Figurën 9-2 tregon se si ekonomia e arrin ekuilibrin. Për çfarëdo niveli të outputit nën Y, zvogëlohen inventaret e firmave, dhe se ato e rrisin prodhimin. Për çfarëdo niveli të outputit mbi Y, rriten inventaret e firmave dhe se ato e zvogëlojnë prodhimin. Procesi vazhdon deri sa të arrihet Y [Insert Figure 9-2 here again] Formula për Outputin në Ekuilibër Mund të zgjidhet algjebrikisht për nivelin e outputit në ekuilibër (ekuilibrues), Y : Kushti i ekuilibrit është Y = AD () Zëvendësojmë (9) në () dhe fitojmë Y A cy () Zgjedhim për Y dhe e fitojmë nivelin e outputit në ekuilibër: Y cy A Y ( c) A Y A ( c) (2) Niveli i outputit në ekuilibër është më i lartë sa më i lartë që të jetë MPC dhe sa më i lartë të jetë niveli i shpenzimeve autonome. Formula për Outputin në Ekuilibër Ekuacioni (2) tregon nivelin e outputit si një funksion i MPC dhe A. Shpeshherë ne jemi të interesuar që të dijmë se si një ndryshim në disa komponente të shenzimeve autonome do ta ndryshojë outputin. Ndërlidh ndryshimet në output me ndryshimet autonome përmes Y A (3) ( c) Shembull: nëse MPC =.9, atëherë /(-c) një rritje në shpenzimet qeveritare për $ bilion rezulton në një rritje të outputit për $ bilion. Marrësit (pranuesit) e shpenzimeve të rritura qeveritare i rrisin shpenzimet e tyre, marrësit e atyre shpenzimeve i rrisin shpenzimet e tyre, dhe kështu me rradhë Adriatik Hoxha, PhD 3

4 Kursimi dhe Investimet Kursimet dhe Investimet Në ekuilibër, investimet e planifikuara janë të barabarta me kursimet në një ekonomi pa një qeveri dhe pa tregti. Në Figurën 9-2, distanca vertikale ndërmjet lakores së AD dhe konsumit është e barabartë me shpenzimet e planifikuara investive, I. Distanca vertikale ndërmjet lakores së konsumit dhe vijës prej 45 mat kursimet për secilin nivel të të hyrave. për Y dy distancat vertikale janë të barabarta, prandaj S = I. [Insert Figure 9-2 here again] Barazia ndërmjet investimeve të planifikuara dhe kursimeve mund të shihet direkt prej kontabilitetit të të hyrave kombëtare. Y C S Të hyrat ose shpenzohen ose kursehen: Y C I Pa ose tregti: C S C I I bëjmë të dyja bashkë: S I Me qeverinë dhe tregtinë e jashtme në model: Të hyrat ose shpenzohen, kursehen ose tatime: Y C S TATR Kërkesa agregate komplete është: AD C I NX I bëjmë të dyja bashkë : C I NX C S TA TR I S ( TATR ) NX (4) Multiplikatori Multiplikatori Për sa $, një $ rritje e shpenzimeve autonome do ta rrit nivelin e të hyrave në ekuilibër? përgjigjja nuk është $. Prej një dollari shtesë në të hyra, $c do të konsumohen. Outputi rritet që të përmbush këto shpenzime të rritura, duke e bërë ndryshimin total në output (+c). Ekspanzioni në output dhe në të hyra, do të rezultojë në rritje të mëtutjeshme procesi vazhdon. Hapat e këtij procesi janë treguar në Tabelën 9-. [Insert Table 9- here] 9-5 Nëse ne i shkruajmë rradhët e njëpasnjëshme të shpenzimeve të rritura, duke filluar me rritjen fillestare në 2 3 kërkesën autonome, kemi: AD A ca c A c A A( c c c...) (5) Kjo është një seri gjemetrike, ku c <, që mund të thjeshtësohet në: AD A Y (6) ( c) /(-c) e shumëfishtë është multiplikatori Multiplikatori = shuma me të cilën outputi në ekuilibër (outputi ekuilibrues) ndryshon kur kërkesa agregate rritet për një njësi. Definicioni gjeneral i multiplikatorit është Y (7) A ( c) 9-6 Adriatik Hoxha, PhD 4

5 Multiplikatori Sektori Qeveritar Figura 9-3 siguron një interpretim të këtyre efekteve të një rritjeje të shpenzimeve autonome në nivelin e outputit në ekuilibër. Ekuilibri fillestar është në pikën E, me të hyra prej Y. Nëse shpenzimet autonome rriten, lakorja AD lëviz sipër për A, dhe të hyrat rriten në Y. Ekuilibri i ri është në E me të hyrat në Y Y Y [Insert Figure 9-3 here] Qeveria ndikon në nivelin e outputit në ekuilibër në dy mënyra:. Shpenzimet qeveritare (komponenta e AD) 2. Tatimet dhe transferet Politika fiskale është politika e qeverisë në lidhje me, TR, dhe TA. Le të supozojmë se dhe TR janë konstante, dhe se kemi një tatim proporcional në të hyra (t). Funksioni i konsumit bëhet si vijon: C C c( Y TR ty ) (9) C ctr c( t) Y MPC prej të hyrave bëhet si vijon c(-t) Sektori Qeveritar Kombinojmë (9) me AD: AD C I NX C ctr c( t) Y I NX A c( t) Y Duke e përdor kushtin e ekuilibrit, Y=AD, dhe ekuacionin (9), niveli i outputit në ekuilibër është: Y A c( t) Y Y c( t) Y A (2) (2) Prezenca e sektorit qeveritar e rrafshon lakoren e AD dhe e zvogëlon multiplikatorin në Y c( t) A A Y c( t) ( c( t)) 9-9 Tatimet në Të Hyra si Stabilizatorë Automatik Stabilizatorët automatikë janë çfarëdo mekanizmi në ekonomi i cili automatikisht (pa asnjë intervenim qeveritar rast-pas-rasti) e zvogëlon shumën me të cilën outputi ndryshon në përgjigje të një ndryshimi në kërkesën autonome. Një shpjegim i ciklit të biznesit është se ai shkaktohet nga lëkundjet në kërkesën autonome, posaqërisht në investime. Lëkundjet në kërkesën për investime kanë një efekt më të vogël në output kur stabilizatorët automatikë janë në vend (p.sh. tatimi proporcional në të hyra). Benefitet e papunësisë janë një shembull i stabilizatorit automatik i cili i mundëson të papunësuarve që të vazhdojnë që të konsumojnë edhe pse ata nuk e kanë një punë. 9-2 Adriatik Hoxha, PhD 5

6 Efektet e një Ndryshimi në Politikën Fiskale Efektet e një Ndryshimi në Politikën Fiskale Le të supozojmë se qeveria i rrit shpenzimet qeveritare. Rezulton në një ndryshim në shpenzimet autonome dhe se e lëkund lakoren AD sipër për shumën e atij ndryshimi. Për nivelin fillestar të outputit, Y, kërkesa për të mira > outputi, dhe firmat e rrisin prodhimin derisa të arrijnë ekuilibrin e ri (E ). Sa do të zgjerohet outputi? Ndryshimi në outputin ekuilibrues është Y (22) c t ( ) [Insert Figure 9-3 here] Y c t ( ) (22) Një $ rritje në do të çojë në një rritje të të hyrave prej më shumë se një dollari Nëse c =.8 dhe t =.25, multiplikatori është 2.5 një $ rritje në rezulton në një ekuilibët të të hyrave prej $2.5 dhe Y janë treguar në Figurën 9-3 Masat e politikës fiskale ekspanzioniste [Insert Figure 9-3 here] Efektet e një Ndryshimi në Politikën Fiskale Le të supozojmë se qeveria rrit TR. Shpenzimet autonome do të rriten vetëm për ctr, ashtu që outputi do të rritet për ctr. Multiplikatori për pagesa transfere është më i vogël se sa ai për për një faktor c. Pjesa e çfarëdo rrritje në TR kursehet (pasi që konsiderohet e hyrë). Nëse qeveria rrit normën e tatimit margjinal, ndodhin dy gjëra: Efekti direkt është se AD është zvogëluar pasi që të hyrat e disponueshme zvogëlohen, dhe se edhe konsumi zvogëlohet. Multiplikatori është më i vogël, dhe se shoku do të ketë një ndikim më të vogël në AD Deficitet buxhetore të qeverisë kanë qenë një normë (rregull) në SHBA që nga vitet 96. A ka ndonjë arsye që të brengosemi për një deficit buxhetor? Frika është se huamarrja e qeverisë mund ta bëjë më të vështirrë për firmat private që të huazojnë dhe të investojnë dmth. ngadalëson rritjen ekonomike. Suficiti buxhetor është teprica e të hyrave qeveritare, TA mbi shpenzimet fillestare të saj që përbëhen nga blerjet e të mirave dhe shërbimeve dhe TR: BS TA TR (24) Një suficit buxhetor negativ është një deficit buxhetor. Buxheti [Insert Figure 9-5 here] 9-24 Adriatik Hoxha, PhD 6

7 Buxheti Buxheti Nëse TA = ty, suficiti buxhetor definohet si vijon: (24a) BS ty TR Figura 9-6 paraqet BS si një funksion të nivelit të të hyrave për një, TR dhe t të dhënë. Për nivele të ulëta të të hyrave, buxheti është në deficit pasi që harxhohet më shumë se sa merret. Për nivele të larta të të hyrave, buxheti është në suficit pasi që qeveria më shumë merr të hyra se sa që harxhon. [Insert Figure 9-6 here] Nëse TA = ty, deficiti buxhetor definohet si vijon: (24a) BS ty TR Figura 9-6 tregon se deficiti buxhetor jo vetëm që varet nga përzgjedhjet politike të qeverisë (, t, and TR), por gjithashtu nga çdo gjë që e lëkund nivelin e të hyrave. P.sh. le të supozojmë se kemi një rritje në kërkesën për I e cila e rrit nivelin e outputit deficiti buxhetor do të bie pasi që të rriten të hyrat tatimore. [Insert Figure 9-6 here] Efektet e Blerjeve Qeveritare dhe Ndryshimeve të Tatimeve në BS Si ndikojnë në buxhet ndryshimet në politikën fiskale? OSE A duhet ta reduktojë BS-në një rritje në? Një rritje në e zvogëlon suficitin, por gjithashtu i rrit të hyrat, dhe kështu pra edhe të hyrat tatimore. Mundësia që mbledhja e rritur e tatimeve > rritje në. Ndryshimi në të hyra për shkak të rritjes së është i barabartë me Y, një pjesë e të cilave mblidhet në formë të tatimeve. Të hyrat tatimore rriten për t Ndryshimi në BS është BS TA t ( c)( t) (25) c( t) Ndryshimi është negativ OSE e redukton suficitin 9-27 Adriatik Hoxha, PhD 7

Elasticiteti i ofertes dhe kerkeses

Elasticiteti i ofertes dhe kerkeses C H A P T E R 5 Elasticiteti i ofertes dhe kerkeses Prepared by: Dr. Qazim TMAVA Fernando Quijano and Yvonn Quijano Msc. Besart Hajrizi Elasticiteti: Një matës i reagimit Zgjedhjet racionale dhe vendimet

More information

Analiza Statistikore. Ligjërata e 10. Regresioni linear i thjeshtë II. Qëllimet e mësimit. Në këtë ligjëratë ju do të mësoni:

Analiza Statistikore. Ligjërata e 10. Regresioni linear i thjeshtë II. Qëllimet e mësimit. Në këtë ligjëratë ju do të mësoni: Analza Statstkore Lgjërata e 10 Regreson lnear thjeshtë II Qëllmet e mësmt Në këtë lgjëratë ju do të mëson: S të përdorn analzën e regresonnt për të parashkuar vlerën e e varablës së varur bazuar në varablën

More information

Deformimet e Sinjalit

Deformimet e Sinjalit Deformimet e Sinjalit Krenare PIREVA, can. PhD Fakulteti i Shkencës Kompjuterike dhe Inxhinierisë Hyrje 2 Problemet gjate transmetimit te sinjalit Demtimet e zerit Deformimi per shkak te vonesave Zhurmat

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS PROGRAMI I STUDIMIT: ANALIZË DHE ALGJEBËR TEZË DOKTORATURE MBI STRUKTURAT KUAZI TË NORMUARA DHE DISA ASPEKTE INTEGRIMI

More information

Metodologjia hulumtuese

Metodologjia hulumtuese (Master) Ligjerata 9 Metodologjia hulumtuese Metodat kuanitative në hulumtimet shkencore (disamodeleekonometrike) Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura 1. Gujarati, D. (2005) Essentials of Econometrics,

More information

Indeksi i çmimeve/ vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare*

Indeksi i çmimeve/ vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare* Indeksi i çmimeve/ vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare* prill, 2007 Risan Shllaku -- -2- -- Përmbajtja Hyrje 5 Diskutim i përgjithshëm mbi indekset e çmimeve. 6 Përqasja e bazuar në indekset

More information

Menaxhimi i Performancës

Menaxhimi i Performancës Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Menaxhimi i Performancës P8 Nr. Zgjidhjet FLETË PROVIMI Exam Paper Data Date 15.10.2016

More information

FINANCAT E KORPORATAVE

FINANCAT E KORPORATAVE FINANCAT E KORPORATAVE VLERA NË KOHË E PARASË (I) Kapitulli 3 MSc. Fisnik Morina, PhD (c) NENTOR 2017 OBJEKTIVAT 2 Konvertimi i vlerës në kohë të parasë në vijë kohore Të kuptohet pse 1 euro e pranuar

More information

Menaxhimi i Performancës

Menaxhimi i Performancës Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Menaxhimi i Performancës P8 Nr. Zgjidhjet FLETË PROVIMI Exam Paper Data Date 07.07.2018

More information

ELEMENTET E PROBABILITETIT

ELEMENTET E PROBABILITETIT ELEMENTET E PROBABILITETIT Hapësira e ngjarjeve ( e rezultateve). Ngjarjet Definicioni. Situata e cila varet nga rasti quhet eksperiment. Shembulli. Shembuj të eksperimenteve në kontest të probabilitetit

More information

Lenda : Kontabiliteti Financiar Departamenti : Kontabilitet dhe Financa. Msc. Valdrin Misiri

Lenda : Kontabiliteti Financiar Departamenti : Kontabilitet dhe Financa. Msc. Valdrin Misiri Lenda : Kontabiliteti Financiar Departamenti : Kontabilitet dhe Financa Msc. Valdrin Misiri Pejë, Maj 2018 Kontabiliteti Financiar Viti II-të, Semestri IV Departamenti : KF Statusi i lëndes : Obligative

More information

A METHOD FOR KINEMATIC CALCULATION OF PLANETARY GEAR TRAINS NJË METODË PËR LLOGARITJEN KINEMATIKE TË TRANSMISIONEVE PLANETARE

A METHOD FOR KINEMATIC CALCULATION OF PLANETARY GEAR TRAINS NJË METODË PËR LLOGARITJEN KINEMATIKE TË TRANSMISIONEVE PLANETARE AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca A METHOD FOR KINEMATIC CALCULATION OF PLANETARY GEAR

More information

AKTET ISSN SILVANA MUSTAFAJ a, PARASHQEVI RRAPO a, ALBINA BASHOLLI a, BRUNILDA GJINI a. AKTET VI, 1: 86-90, 2013

AKTET ISSN SILVANA MUSTAFAJ a, PARASHQEVI RRAPO a, ALBINA BASHOLLI a, BRUNILDA GJINI a. AKTET VI, 1: 86-90, 2013 AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca VLERËSIMI I EFIÇIENCËS TEKNIKE RELATIVE TË FERMAVE QË

More information

Qarqet Digjitale Sekuenciale Dispencë (Version jokompletë)

Qarqet Digjitale Sekuenciale Dispencë (Version jokompletë) Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Departamenti i Kompjuterikës gni Dika arqet Digjitale Sekuenciale Dispencë (Version jokompletë) Prishtinë 2008 arqet digjitale sekuenciale 2 Parathënie

More information

7. TRANZISTORËT E FUQISË

7. TRANZISTORËT E FUQISË 7. TRANZSTORËT E FUQSË 7.1 HYRJE Tranzistorët kanë karakteristika të kontrolluara të kyçjes dhe shkyçjes. Kur shfrytëzohen si elemente ndërprerëse punojnë në regjionin e ngopjes dhe si rezultat kanë rënie

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER) UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER) TEMA: ANALIZA E FAKTORËVE QË NDIKOJNË NË OPTIMIZIMIN E TRANSMETUESVE ME DHËMBËZORË Kandidati: Inxh. Bch. Riad

More information

Persistenca e inflacionit në Shqipëri

Persistenca e inflacionit në Shqipëri Persistenca e inflacionit në Shqipëri Vasilika kota* -1-0 2 ( 4 5 ) 2 0 1 1 * Vasilika Kota: Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërisë, e-mail: vkota@bankofalbania.org Mendimet e shprehura në këtë studim

More information

PAST YEARS OLYMPIAD PROBLEMS

PAST YEARS OLYMPIAD PROBLEMS PAST YEARS OLYMPIAD PROBLEMS 0-Fz-th grdes Solve the eqution + 5 + 6 = 5 Sides of tringle form n rithmetic sequence with common difference, nd its re is 6cm Find its sides In right tringle ABC ( C = 90

More information

DINAMIKA E SISTEMIT ME RREGULLIM

DINAMIKA E SISTEMIT ME RREGULLIM UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE Departamenti MEKATRONIKË Ahmet SHALA DINAMIKA E SISTEMIT ME RREGULLIM PO S ZE S NE S3 L PO S4 ZE S5 NE S6 PO S7 ZE S8 NE S9 PRISHTINË,

More information

NUMERICAL SOLUTION FOR A WAVE EQUATION WITH BOUNDARY DAMPING

NUMERICAL SOLUTION FOR A WAVE EQUATION WITH BOUNDARY DAMPING NUMERICAL SOLUTION FOR A WAVE EQUATION WITH BOUNDARY DAMPING M.Sc. Ardian NAÇO, Prof. Lulëzim HANELLI *, M.Sc. Bendise HUTI Departamenti i Matematikës, Universiteti Politeknik, Tiranë SHQIPERI E-mail:

More information

Roli i Kursit të Këmbimit në Modelet e Tregtisë Ndërkombëtare: A Plotësohet Kushti Marshall-Lerner në Rastin e 13 (72)

Roli i Kursit të Këmbimit në Modelet e Tregtisë Ndërkombëtare: A Plotësohet Kushti Marshall-Lerner në Rastin e 13 (72) Roli i Kursit të Këmbimit në Modelet e Tregtisë Ndërkombëtare: A Plotësohet Kushti Marshall-Lerner në Rastin e Shqipërisë? Bledar Hoda* 13 (72) 2013-1- * Bledar Hoda, Departamenti i Kërkimeve, Banka e

More information

Inxh.dip.el. Teki Rraci & Inxh.dip.el.Jusuf Qarkaxhija

Inxh.dip.el. Teki Rraci & Inxh.dip.el.Jusuf Qarkaxhija Inxh.dip.el. Teki Rraci & Inxh.dip.el.Jusuf Qarkaxhija Gjakovë Nëtor 2007 2 1. Funksionet të cilat i përmban programi aplikativ për llogaritje Excel Funksionet të cilat i përmban programi aplikativ Excel

More information

Menaxhimi i Performancës

Menaxhimi i Performancës Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Menaxhimi i Performancës P8 Nr. Zgjidhjet FLETË PROVIMI Exam Paper Data Date 04.02.2018

More information

Shembuj ilustrues nga Deep Learning. përmbledhje informative

Shembuj ilustrues nga Deep Learning. përmbledhje informative përmbledhje informative zgjodhi dhe përktheu Ridvan Bunjaku Maj 2017 Përmbajtja Për publikimin... 3 Parathënie... 3 Bibliografia... 3 Falënderim... 3 Licencimi... 3 Online... 3 Hyrje... 4 Pjesa I: Bazat

More information

www.italy-ontheroad.it Safety on the car SIGURIA NË MAKINË Të dhëna të përgjithshme Përdorimi i rripave të sigurimit dhe i karrigeve për transportin e fëmijëve në mënyrë të drejtë, është themelore për

More information

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE KUJDES! Lënda: MOS Fizikë DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE I MATURËS SHTETËRORE 2009 LËNDA: FIZIKË

More information

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE KUJDES! Lënda: MOS Fizikë DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE I MATURËS SHTETËRORE 2009 LËNDA: FIZIKË

More information

Kthimi dhe Risku. Objektivat e Kreut. Drejtim Financiar Saimir Sallaku Lektor. Kreu 7

Kthimi dhe Risku. Objektivat e Kreut. Drejtim Financiar Saimir Sallaku Lektor. Kreu 7 Kreu 7 Drejtim Financiar Saimir Sallaku Lektor Kthimi dhe Risku Objektivat e Kreut Kuptimi i riskut, kthimit dhe konceptit të kundërshtimit të riskut. Përshkrimi i procedurave për matjen e riskut të nja

More information

Përgatitja e metodologjisë për M&V e kursimeve të energjisë- zhvillimi i metodave nga poshtë-lartë

Përgatitja e metodologjisë për M&V e kursimeve të energjisë- zhvillimi i metodave nga poshtë-lartë Open Regional Fund for South East Europe Energy Efficiency PN 2008.2016.7-005.00 Përgatitja e metodologjisë për M&V e kursimeve të energjisë- zhvillimi i metodave nga poshtë-lartë nga Dr.-Ing. Naser Sahiti

More information

Kontabiliteti Menaxherial Zgjidhjet

Kontabiliteti Menaxherial Zgjidhjet Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Kontabiliteti Menaxherial Zgjidhjet P2 Data 29.06.2013 CONTENT / PËRMBAJTJA SESSION

More information

Raport Vlerësimi. Shqyrtimi i tetë i tarifave të energjisë elektrike ETR8 ( )

Raport Vlerësimi. Shqyrtimi i tetë i tarifave të energjisë elektrike ETR8 ( ) ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI ENERGY REGULATORY OFFICE REGULATORNI URED ZA ENERGIJU Raport Vlerësimi Shqyrtimi i tetë i tarifave të energjisë elektrike ETR8 (2014-2015) Llogaritja e të Hyrave të Lejuara

More information

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

Menaxhment Financiar (zgjidhjet) Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo Menaxhment Financiar (zgjidhjet) P7 Nr. FLETË PROVIMI Exam Paper Udhëzime/Instructions:

More information

Variabla e rastit dhe shpërndarjet e. probabilitare

Variabla e rastit dhe shpërndarjet e. probabilitare Variabla e rastit dhe shpërndarjet probabilitare Ligjërata e pestë Variabla e rastit dhe shpërndarjet e probabilitetit Qëllimet: Pas përfundimit të ligjëratës ju duhet të jeni në gjendje që të : Definoni

More information

Copyright. Sanie DODA

Copyright. Sanie DODA Copyright I Sanie DODA 213 1 Udhëheqësi i Sanie Dodës vërteton se ky është version i miratuar i disertacionit të mëposhtëm: MENAXHIMI I FAKTORËVE QË NDIKON NË MARRJEN E VENDIMEVE PERSONALE FINANCIARE Udhëheqës

More information

M a n u a l I PERDORIMIT PËr aplikimin online. TË sistemit elektronik patentë shoferët DATAPROGNET

M a n u a l I PERDORIMIT PËr aplikimin online. TË sistemit elektronik patentë shoferët DATAPROGNET M a n u a l I PERDORIMIT PËr aplikimin online TË sistemit elektronik patentë shoferët DATAPROGNET 2014 1 Contents QASJA NË APLIKACION... Error! Bookmark not defined. Si bëhet qasja ne aplikacion... 9 MJEKU...

More information

PARAMETRA TE RENDESISHEM TE PUNES SE AMPLIFIKATOREVE

PARAMETRA TE RENDESISHEM TE PUNES SE AMPLIFIKATOREVE Kapitulli 1 PARAMETRA TE RENDESISHEM TE PUNES SE AMPLIFIKATOREVE 1. NJOHURI TE PERGJTHSHME Të gjitha skemat me tranzistor janë polarizuar sipas njërës nga mënyrat e studiura më parë. Gjatë këtij kapitulli

More information

DISERTACION TË STOKUT TË BANESAVE NË TIRANË

DISERTACION TË STOKUT TË BANESAVE NË TIRANË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË MJEDISIT DISERTACION Për fitimin e gradës: DOKTOR I SHKENCAVE Specialiteti:

More information

MBËSHTETJA HARDUERIKE

MBËSHTETJA HARDUERIKE MBËSHTETJA HARDUERIKE [ ]Në fund të këtij kapitulli do Në këtë kapitull do të mësoni: të jeni në gjendje të: Çka është hardueri? Cilat janë pjesët e brendshme të Kompjuterit tuaj personal? 1] Zgjidhni

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION Për marrjen e gradës shkencore DOKTOR CILËSIA E TË DHËNAVE NË SISTEMET

More information

3.4. Vizualizimi interaktiv i analizës komplekse

3.4. Vizualizimi interaktiv i analizës komplekse 3.4. Vizualizimi interaktiv i analizës komplekse Vizualizimi është një fushë e hulumtimit, qëllimi i së cilës është të japë zgjidhje, të gjenerojë figura ose imazhe nga një numër të dhënash/numrash në

More information

INFORMATIKË DHE PROGRAMIM FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE VITI I PARË, SEMESTRI I PARË

INFORMATIKË DHE PROGRAMIM FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE VITI I PARË, SEMESTRI I PARË Dr. sc. Ahmet SHALA INFORMATIKË DHE PROGRAMIM FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE VITI I PARË, SEMESTRI I PARË PRISHTINË, 2014 Dr. sc. Ahmet SHALA Parathënie Programe që mund të i shfrytëzojmë në Inxhinieri,

More information

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA KQSHM REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTARSTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION SHKENCËS DHE E

More information

Dëshmia e një projektuesi që ka qenë duke punuar nuk është e vështirë

Dëshmia e një projektuesi që ka qenë duke punuar nuk është e vështirë Kapitulli 8 Dëshmi për projektimin në natyrë Dëshmia e një projektuesi që ka qenë duke punuar nuk është e vështirë për t u zbuluar. Po të vizitonim një ishull të shkretë dhe të shihnim një kështjellë rëre

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË MJEDISIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË MJEDISIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË MJEDISIT Punim Doktorature Tema: MBI LIDHJET E MIKROSKEMAVE TË PRODHIMIT TË

More information

BUXHETI I KOMUNËS SË PRIZRENIT PËR VITIN 2017

BUXHETI I KOMUNËS SË PRIZRENIT PËR VITIN 2017 K P R I Z R E N REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVA KOSOVA CUMHURİYETİ KOMUNA E PRIZRENIT OPŠTINA PRIZREN PRİZREN BELEDİYESİ BUXHETI I KOMUNËS SË PRIZRENIT PËR VITIN PRIZREN, 2018 Për botuesin: Prof.

More information

Çështje të emërtimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona

Çështje të emërtimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona Terminologji gjuhësore Çështje të emërtimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona Mr. Agim Spahiu 24 prill 2004 Përmbledhje Ndonëse gjuhësia shqiptare ka bërë një traditë të gjatë të veprimtarisë

More information

Zgjedhja e natyrshme POMPA NGROHËSE ME TEMPERATURË TË ULËT DAIKIN ALTHERMA

Zgjedhja e natyrshme POMPA NGROHËSE ME TEMPERATURË TË ULËT DAIKIN ALTHERMA Zgjedhja e natyrshme POMPA NGROHËSE ME TEMPERATURË TË ULËT DAIKIN ALTHERMA Efikasitete optimale sezonale, duke ofruar kursime të larta në kostot e funksionimit vlera të shkëlqyeshme COP për skemat e certifikimit

More information

11. Llojet e të dhënave

11. Llojet e të dhënave 52 Dr. Bashkim Baxhaku - Informatika 11. Llojet e të dhënave Në Excel mund të shkruhen të dhëna të tipave të ndryshëm. Deklarimi i tipit te të dhënave lidhet me qelitë e fletës punuese. Kështu, në grupe

More information

QUEEN BEE TESTING BASED ON THE LARVAE GRAFTING TECHNIQUE TESTIMI I MËMAVE TË BLETËVE BAZUAR NË TEKNIKËN E SHARTIMIT TË LARVAVE

QUEEN BEE TESTING BASED ON THE LARVAE GRAFTING TECHNIQUE TESTIMI I MËMAVE TË BLETËVE BAZUAR NË TEKNIKËN E SHARTIMIT TË LARVAVE AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca QUEEN BEE TESTING BASED ON THE LARVAE GRAFTING TECHNIQUE

More information

Leksion nr 1 Tema: HYRJE NË MATLAB

Leksion nr 1 Tema: HYRJE NË MATLAB Leksion nr 1 Tema: HYRJE NË MATLAB 1 Përshkrimi i përgjithshëm i MATLAB MATLAB ( = MATrix LABoratory): Një gjuhë programimi për aplikime shkencore numerike Një gamë e gjerë funksionesh të përcaktuara Interpretues

More information

Reshjet Atmosferike. Atmosphere. Atmosfera. Shtresat e atmosferës

Reshjet Atmosferike. Atmosphere. Atmosfera. Shtresat e atmosferës Atmosphere Reshjet Atmosferike Atmosphere is a gas that covers the earth all around and together with earth rotates around the sun and it protects the earth from sun-rays and high temperatures. Atmosphere

More information

TRANSIENT TEMPERATURE FLUCTUATIONS IN AN ASPECT RATIO ONE TURBULENT CONVECTION CELL

TRANSIENT TEMPERATURE FLUCTUATIONS IN AN ASPECT RATIO ONE TURBULENT CONVECTION CELL TRANSIENT TEMPERATURE FLUCTUATIONS IN AN ASPECT RATIO ONE TURBULENT CONVECTION CELL a* Margarita KUQALI, b Joseph NIEMELA a. FFP, Polytechnic University of Tirana, Tirana, ALBANIA b. International Centre

More information

MONITORIMI GJENDJES MJEDISORE TË ZONAVE VERIORE DHE LINDORE TË SHQIPËRISË NËPËRMJET MONITORIMIT TË AJRIT DUKE PËRDORUR MYSHQE SI BIOINDIKATORË

MONITORIMI GJENDJES MJEDISORE TË ZONAVE VERIORE DHE LINDORE TË SHQIPËRISË NËPËRMJET MONITORIMIT TË AJRIT DUKE PËRDORUR MYSHQE SI BIOINDIKATORË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I KIMISË MONITORIMI GJENDJES MJEDISORE TË ZONAVE VERIORE DHE LINDORE TË SHQIPËRISË NËPËRMJET MONITORIMIT TË AJRIT

More information

NJË TRANSFORMIM THYESOR LOKAL α INTEGRAL DHE APLIKIME TË TIJ

NJË TRANSFORMIM THYESOR LOKAL α INTEGRAL DHE APLIKIME TË TIJ UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANË FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE DHE INXHINIERISË FIZIKE DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS NJË TRANSFORMIM THYESOR LOKAL α INTEGRAL DHE APLIKIME TË TIJ PUNIM PËR GRADËN SHKENCORE

More information

AKTET ISSN BEDRI DURMISHAJ, SYLEJMAN HYSENI Universiteti i Prishtinës, FXM PI-Mitrovicë 40000, KOSOVË

AKTET ISSN BEDRI DURMISHAJ, SYLEJMAN HYSENI Universiteti i Prishtinës, FXM PI-Mitrovicë 40000, KOSOVË AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca CHEMICAL COMPOSITION OF MAIN MINERALS OF Pb AND Zn IN

More information

Shpjegues i Programit të Orientuar të Provimeve me Zgjedhje të Maturës Shtetërore

Shpjegues i Programit të Orientuar të Provimeve me Zgjedhje të Maturës Shtetërore REPUBLKA E SHQPËRSË MNSTRA E ARSMT DHE E SHKENCËS AGJENCA QENDRORE E VLERËSMT TË ARRTJEVE TËNXËNËSVE Shpjegues i Programit të Orientuar të Provimeve me Zgjedhje të Maturës Shtetërore Lënda: Tiranë, Janar

More information

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE VEÇORIT E SAJA

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE VEÇORIT E SAJA NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE... K.D.U. 347.4 Phd Cand. Teuta BEKA NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE VEÇORIT E SAJA 1. Natyre juridike e kontratës Në

More information

Analiza e sinjaleve nga qarqe elektronike që operojnë në mënyrë kaotike dhe përdorimi i tyre për sigurinë e komunikacionit

Analiza e sinjaleve nga qarqe elektronike që operojnë në mënyrë kaotike dhe përdorimi i tyre për sigurinë e komunikacionit UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË MATEMATIKE & INXINIERISË FIZIKE DEPARTAMENTI I INXHINIERISË FIZIKE DISERTACION për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor i Shkencave Analiza e sinjaleve

More information

Sensorët dhe Interfejsët

Sensorët dhe Interfejsët Sensorët dhe Interfejsët Kapitulli 3 : Sensorët e Temperaturës Sensorët termorezistivë Sensorët termoelektrikë Sensorët e temperaturës të llojit PN Sensorët optikë dhe akustikë të temperaturës Sensorët

More information

Konzervimi i biodivesitetit dhe shfrytëzimi i qendrueshëm i tokës në Komunën e Dragashit

Konzervimi i biodivesitetit dhe shfrytëzimi i qendrueshëm i tokës në Komunën e Dragashit Konzervimi i biodivesitetit dhe shfrytëzimi i qendrueshëm i tokës në Komunën e IDENTIF FIKIMI I POTENCIALIT T TË RUAJTJES SË ENERGJISË NË FAMILJET E KOMU UNËS SË DRAG GASHIT Përgaditur nga: Dr. Ekkehart

More information

Programi i Investimeve Prioritare Mjedisore për Europën Juglindore (PEIP) Strategjitë për Reformë

Programi i Investimeve Prioritare Mjedisore për Europën Juglindore (PEIP) Strategjitë për Reformë Programi i Investimeve Prioritare Mjedisore për Europën Juglindore (PEIP) Strategjitë për Reformë Një manual për Ndërmarrjet e Ujësjellës- Kanalizimeve në Evropën Jug Lindore Programi i Investimeve Prioritare

More information

I. Profili ekzistues urban-arkitektonik Zona urbane Qendra ULPIANA

I. Profili ekzistues urban-arkitektonik Zona urbane Qendra ULPIANA I. Profili ekzistues urban-arkitektonik Zona urbane Qendra ULPIANA * Konteksti urbanistik shtjellohet duke e konsideruar urbanizmin si art social. Situacioni për Projektim Lagjja Ulpiana në veri kufizohet

More information

INTERNAL PHYSICAL PROCESSES IN GAMMA-RAY BURSTS LEADING TO AMATI-LIKE RELATIONS

INTERNAL PHYSICAL PROCESSES IN GAMMA-RAY BURSTS LEADING TO AMATI-LIKE RELATIONS INTERNAL PHYSICAL PROCESSES IN GAMMA-RAY BURSTS LEADING TO AMATI-LIKE RELATIONS Sonila BOÇI a, Mimoza HAFIZI a, Robert MOCHKOVITCH b a Deartamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Tiranë, ALBANIA

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PRISHTINË 1970 MCMLXX. Mr. sc. Ahmet Shala

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PRISHTINË 1970 MCMLXX. Mr. sc. Ahmet Shala UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PRISHTINË * * 1970 MCMLXX Mr. sc. Ahmet Shala RREGULLIMI I PARAMETRAVE KINEMATIKË DHE DINAMIKË ME PËRDORIM TË RREGULLATORËVE FUZZY NEURAL NETWORK

More information

Zbatimi i modeleve dhe metodave

Zbatimi i modeleve dhe metodave FAKULTETI EKONOMIK Prof Dr Justina Shiroka - Pula Zbatimi i modeleve dhe metodave Prishtinë, 2013 2 I MODELET DHE METODAT E VENDOSJES SHKENCORE 1 ROLI I MODELVE DHE MODELIMIT NË VENDOSJE Fjala moroli i

More information

ZBULIMI I PLANETEVE JASHTËDIELLORE NËPËRMJET MIKROPËRTHYERJES GRAVITACIONALE

ZBULIMI I PLANETEVE JASHTËDIELLORE NËPËRMJET MIKROPËRTHYERJES GRAVITACIONALE UNIVERSIEI I IRANËS FAKULEI I SHKENCAVE Ë NAYRËS DEPARAMENI I FIZIKËS DISERACION PËR MBROJJEN E GRADËS DOKOR I SHKENCAVE ZBULIMI I PLANEEVE JASHËDIELLORE NËPËRMJE MIKROPËRHYERJES GRAVIACIONALE Kandidati:

More information

RAPORT EKSPERTIZE MJEDISORE ne ALBACO SHOES ShPK - Tirane

RAPORT EKSPERTIZE MJEDISORE ne ALBACO SHOES ShPK - Tirane instituti i studimeve ambjentale (ISA) "Q.Stafa" Str.130, Tirana Albania http://www.ies-al.com/ Certified from Ministry of Environment, Decision No.6, Reg. No 008, Prot. No 136, Tirana 19.05.2004 Çertifikuar

More information

D I S E R T A C I O N

D I S E R T A C I O N UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DOKTORATA GJEOSHKENCAT, BURIMET NATYRORE DHE MJEDISI D I S E R T A C I O N APLIKIMI I METODAVE SIZMIKE TË VALËVE TË REFRAKTUARA

More information

BORA BIMBARI MODELIMI I SISTEMEVE HIBRIDE TЁ RUAJTJES DHE PЁRPUNIMIT TЁ INFORMACIONIT PUNIM DOKTORATE. Udhëheqës shkencor: Prof. Dr.

BORA BIMBARI MODELIMI I SISTEMEVE HIBRIDE TЁ RUAJTJES DHE PЁRPUNIMIT TЁ INFORMACIONIT PUNIM DOKTORATE. Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS BORA BIMBARI MODELIMI I SISTEMEVE HIBRIDE TЁ RUAJTJES DHE PЁRPUNIMIT TЁ INFORMACIONIT PUNIM DOKTORATE Udhëheqës shkencor:

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR ANALIZË KRAHASUESE E TEKNIKAVE BAZË PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT KUFITAR

More information

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA KQSHM REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E ARSIMIT E MINISTARSTVO OBRAZOVANJA MINISTRY OF EDUCATION SHKENCËS DHE E

More information

Tel:

Tel: CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Zejnullahu 2. Emri: Ramadan 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 08.5.1957 6. Gjinia: 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email: zejnullahu@yahoo.com

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR Vlerësim teorik dhe arritjet në rrjetet neurale. Aplikime

More information

ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM PARASHKOLLOR NË KOSOVË

ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM PARASHKOLLOR NË KOSOVË ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM PARASHKOLLOR NË KOSOVË Korrik, 2008 1 Ne shqetësohemi se çfarë do të bëhet një fëmijë nesër, por harrojmë që ai është dikush sot. Stacia Tauscher Si rrjedhojë e

More information

PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE

PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE (SCATTERING OF LIGHT FROM ROUGH SURFACES OF TEXTILE FABRICS) Burhan TABAKU dhe Pëllumb BERBERI Departamenti i Fizikës, Universiteti Politeknik i Tiranës,

More information

HULUMTIMI EMPIRIK I PASIGURISË SË PARASHIKIMIT ME SIMULIMIN MONTE CARLO. Altin Tanku Elona Dushku Kliti Ceca* -1-

HULUMTIMI EMPIRIK I PASIGURISË SË PARASHIKIMIT ME SIMULIMIN MONTE CARLO. Altin Tanku Elona Dushku Kliti Ceca* -1- HULUMTIMI EMPIRIK I PASIGURISË SË PARASHIKIMIT ME SIMULIMIN MONTE CARLO Altin Tanku Elona Dushku Kliti Ceca* -1-03 (53) 2012 *Altin Tanku, Elona Dushku, Kliti Ceca, Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërisë.

More information

Kapitulli I Ventilimi dhe Klimatizimi

Kapitulli I Ventilimi dhe Klimatizimi Kapitulli I Ventilimi dhe Klimatizimi Për çdo ndërtesë, ventilimi duhet të sigurohet për të zëvendësuar ajrin e ndenjur të brendshëm me ajër të freskët të jashtëm në mënyrë që të mbahen CO2 dhe ndotësit

More information

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA Shtator 2002 Për lexuesin Gjatë 140 viteve të fundit, Darvinizmi, i cili mohon faktin e krijimit e, si rrjedhojë, edhe vetë ekzistencën e Allahut, ka bërë që shumë njerëz

More information

DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ANALIZIMI I KËRKESËS PËR KARTË KREDITI NË SHQIPËRI

DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ANALIZIMI I KËRKESËS PËR KARTË KREDITI NË SHQIPËRI UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I FINANCËS DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ANALIZIMI I KËRKESËS PËR KARTË KREDITI NË SHQIPËRI (Në Kërkim të Gradës Shkencore DOKTOR ) Doktorant:

More information

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA KQSHM REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE

More information

MODEL REFERENCE ADAPTIVE CONTROL OF PERMANENT MAGNET SYNCHRONOUS MOTOR KONTROLLI ADAPTIV ME MODEL REFERIMI I MOTORIT SINKRON ME MAGNET PERMANENT

MODEL REFERENCE ADAPTIVE CONTROL OF PERMANENT MAGNET SYNCHRONOUS MOTOR KONTROLLI ADAPTIV ME MODEL REFERIMI I MOTORIT SINKRON ME MAGNET PERMANENT AKTET ISSN 273-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca MODEL REFERENCE ADAPTIVE CONTROL OF PERMANENT MAGNET

More information

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE I

More information

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË,INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR KOMPRESIMI DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PËRMES PARAQITJES

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS SË APLIKUAR DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS SË APLIKUAR DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS SË APLIKUAR DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE AURORA FERRJA (SIMONI) STUDIMI I METODAVE TЁ OPTIMIZIMIT

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I KIMISË INDUSTRIALE TEZË DOKTORATURE. Paraqitur nga: Znj.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I KIMISË INDUSTRIALE TEZË DOKTORATURE. Paraqitur nga: Znj. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I KIMISË INDUSTRIALE TEZË DOKTORATURE Paraqitur nga: Znj. Diana Kapiti Për gradën shkencore: DOKTOR I SHKENCAVE Programi i doktoraturës:

More information

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME Msc. Teuta BEKA, PhD cand. * VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë

More information

PROGRAMI I STUDIMIT: Statistikë dhe Kërkime Operacionale TEZË DOKTORATURE

PROGRAMI I STUDIMIT: Statistikë dhe Kërkime Operacionale TEZË DOKTORATURE REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI POLITEKNIK TIRANE FAKULTETI INXHINIERISE MATEMATIKE & INXHINIERISE FIZIKE Departamenti i Inxhinierise Matematike PROGRAMI I STUDIMIT: Statistikë dhe Kërkime Operacionale

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I FIZIKËS DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I FIZIKËS DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I FIZIKËS DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE PËRSHPEJTIMI I LLOGARITJEVE TË FERMIONEVE KIRALE ME ANË TË RRJETAVE

More information

AKTET ISSN DAFINA KARAJ a, MAJLINDA VASJARI b, PRANVERA LAZO b, ARBEN MERKOÇI c

AKTET ISSN DAFINA KARAJ a, MAJLINDA VASJARI b, PRANVERA LAZO b, ARBEN MERKOÇI c AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca STUDY OF ANODIC STRIPPING VOLTAMMETRIC TECHNIQUES IN

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I BIOLOGJISË DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE VLERËSIMI I CILËSISË MIKROBIOLOGJIKE TË FRUTAVE DHE PERIMEVE NË DISA

More information

Është e regjistruar te ADN-ja

Është e regjistruar te ADN-ja Është e regjistruar te ADN-ja Evolucionistët argumentojnë se, duke përdorur gjenetikën, është e mundur të rindërtohet historia evolucionare e një organizmi. Në rastin e specifizimit brenda llojit, është

More information

Kursi Ekuilibër i Këmbimit në një Ekonomi në Zhvillim 04 (54)

Kursi Ekuilibër i Këmbimit në një Ekonomi në Zhvillim 04 (54) Kursi Ekuilibër i Këmbimit në një Ekonomi në Zhvillim Bledar Hoda* 04 (54) 2012-1- *Bledar Hoda, Departamenti i Kërkimeve, Banka e Shqipërisë. Pikëpamjet e shprehura në këtë material janë të autorit dhe

More information

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA KQSHM REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE

More information

AKTET ISSN NASER LAJQI a, SHPETIM LAJQI a, GJELOSH VATAJ b, ARBEN AVDIU a

AKTET ISSN NASER LAJQI a, SHPETIM LAJQI a, GJELOSH VATAJ b, ARBEN AVDIU a AKTET ISSN 073-44 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca THE INFLUENCE OF CAVITATIONS PHENOMENON AND WATER HAMMER

More information

ISSN Key words: Patterns, hierarchical nanostructuring, ion beam, self-organization, Si, Ge.

ISSN Key words: Patterns, hierarchical nanostructuring, ion beam, self-organization, Si, Ge. ISSN 2073-2244 www.alb-shkenca.org Copyright Institute Alb-Shkenca AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca PATTERN FORMATION BY LOW-ENERGY ION BEAM EROSION: FROM

More information

SJELLJA JOLINEARE E ELEMENTEVE TË GJATA BETONARME NËN VEPRIMIN E NGARKESAVE STATIKE DHE DINAMIKE

SJELLJA JOLINEARE E ELEMENTEVE TË GJATA BETONARME NËN VEPRIMIN E NGARKESAVE STATIKE DHE DINAMIKE Universiteti i Prishtinës Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës Departamenti i Ndërtimtarisë Drejtimi Konstruktiv SJELLJA JOLINEARE E ELEMENTEVE TË GJATA BETONARME NËN VEPRIMIN E NGARKESAVE STATIKE

More information

I DEFEKTEVE NË STRUKTURAT B/ARME TË KRIJUARA NËN EFEKTIN E DEFORMKOHËS RECOVER OF DEFECTS IN REINFORCED CONCRETE STRUCTURES UNDER THE CREEP EFFECT

I DEFEKTEVE NË STRUKTURAT B/ARME TË KRIJUARA NËN EFEKTIN E DEFORMKOHËS RECOVER OF DEFECTS IN REINFORCED CONCRETE STRUCTURES UNDER THE CREEP EFFECT AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca RIKUPERIMI I DEFEKTEVE NË STRUKTURAT B/ARME TË KRIJUARA

More information

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA KQSHM REPUBLIK E KOSOVËS REPUBLIK KOSOVO REPUBLIC OF KOSOV QEVERI E KOSOVËS - VLD KOSOV - GOVERNMENT OF KOSOV MINISTRI E RSIMIT E MINISTRSTVO OBRZOVNJ MINISTRY OF EDUCTION SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË NUKE

More information

Viktor TOPULLI, Genci SHARKO MATJE ELEKTRONIKE 1 KAPITULLI I GJENERATORËT E SINJALEVE

Viktor TOPULLI, Genci SHARKO MATJE ELEKTRONIKE 1 KAPITULLI I GJENERATORËT E SINJALEVE Viktor TOPULLI, Genci SHAKO MATJE ELEKTONIKE KAPITULLI I GJENEATOËT E SINJALEVE HYJE. Për të verifikuar funksionimin e një qarku, është e nevojshme të kemi një ose më shumë instrumenta që furnizojnë sinjale

More information