SINTAGMA MBIEMËRORE NË GJUHËN SHQIPE

Similar documents
ZHVILLIME KARAKTERISTIKE TË STRUKTURAVE MORFOLOGJIKE TË SHQIPES

Çështje të emërtimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona

FJALIA PYETËSE NË GJUHËN SHQIPE

NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE

Tel:

KADARE S NEWLY-FORMED WORDS WITH THE SUFfiX SHËM FJALËT E KRIJUARA NGA KADAREJA ME PRAPASHTESËN SHËM

LEKSIKU APELATIV E ONOMASTIK NË MAKRO E MIKROSTRUKTURËN E FJALORËVE SHPJEGUES E DYGJUHËSH TË SHQIPES

Elasticiteti i ofertes dhe kerkeses

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani s Work

ELEMENTET E PROBABILITETIT

Analiza Statistikore. Ligjërata e 10. Regresioni linear i thjeshtë II. Qëllimet e mësimit. Në këtë ligjëratë ju do të mësoni:

Universiteti Aleksander Moisiu, Durres. Lektore me kohe te plote (staf i brendshem) Lektore ne lenden Algjeber, Matematike, Matematike e Zbatuar


7. Niveli Arsimor: Institucioni: FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE NATYRORE UPHP Data e diplomimit: 1995 Diploma : Profesor i Matematikës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER)

BASHKËPËRKIME TË ELEMENTEVE GJUHËSORE TË VEPRAVE MË TË HERSHME SHQIPE, ME ÇAMËRISHTEN E SOTME

TIPARET ABSURDISTE NË VEPRËN DRAMATIKE TË SAMUEL BEKETIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

SHQYRTIME TË RACIONALIZMIT NË EPISTEMOLOGJI

Inxh.dip.el. Teki Rraci & Inxh.dip.el.Jusuf Qarkaxhija

PËRDORIMI I SHPREHJEVE TË HUAZUARA NË GJUHËN SHQIPE DHE HARTIMI I NJË FJALORI PËR TO

ROLI I KURRIKULËS MËSIMORE NË NXITJEN E MENDIMIT KRITIK TË NXËNËSVE

NUMERICAL SOLUTION FOR A WAVE EQUATION WITH BOUNDARY DAMPING

Persistenca e inflacionit në Shqipëri

Variabla e rastit dhe shpërndarjet e. probabilitare

Deformimet e Sinjalit

Qarqet Digjitale Sekuenciale Dispencë (Version jokompletë)

NJË TRANSFORMIM THYESOR LOKAL α INTEGRAL DHE APLIKIME TË TIJ

CURRICULUM VITAE. Qefsere Doko Gjonbalaj INFORMATAT THEMELORE

Kthimi dhe Risku. Objektivat e Kreut. Drejtim Financiar Saimir Sallaku Lektor. Kreu 7

CURRICULUM VITAE. 8. Niveli Arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës Data e diplomimit: 04/07/1997 Diploma : Kimiste e Diplomuar

ALB 131 FONETIKË DHE DREJTSHKRIM I GJUHËS SHQIPE

ILIR SHINKO DISERTACION

AN APPLICATION OF LOGISTIC REGRESION FOR EVALUATING TEACHING PRACTICES NJË ZBATIM I REGRESIT LOGJISTIK PËR VLERËSIMIN E PRAKTIKËS SË MËSIMDHËNIES

Indeksi i çmimeve/ vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare*

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS ERIND BEDALLI DISERTACION

VLERËSIMI I AKTIVITETIT TË TRAJNIMIT NË ORGANIZATAT E SHËRBIMIT NË SHQIPËRI

MODELE STRUKTURASH ALGJEBRIKE TERNARE GJEOMETRINË PROJEKTIVE

ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM PARASHKOLLOR NË KOSOVË

FINANCAT E KORPORATAVE

RAPORT EKSPERTIZE MJEDISORE ne ALBACO SHOES ShPK - Tirane

Momente krize. Gil Caroz

AKTET ISSN SILVANA MUSTAFAJ a, PARASHQEVI RRAPO a, ALBINA BASHOLLI a, BRUNILDA GJINI a. AKTET VI, 1: 86-90, 2013

PAST YEARS OLYMPIAD PROBLEMS

PARAMETRA TE RENDESISHEM TE PUNES SE AMPLIFIKATOREVE

Linguistics. Elementet folklorike të Mitrush Kuteli dhe Nikolaj Gogoli si formë interteksti. Rovena Vata Arburim Iseni. Abstract

MBËSHTETJA HARDUERIKE

MODEL REFERENCE ADAPTIVE CONTROL OF PERMANENT MAGNET SYNCHRONOUS MOTOR KONTROLLI ADAPTIV ME MODEL REFERIMI I MOTORIT SINKRON ME MAGNET PERMANENT

Dëshmia e një projektuesi që ka qenë duke punuar nuk është e vështirë

3.4. Vizualizimi interaktiv i analizës komplekse

UNIVERSITETI I TIRANËS

Për shumë njerëz, të dhënat e fosileve janë ende argumenti më i fortë që

7. TRANZISTORËT E FUQISË

AKTET ISSN DAFINA KARAJ a, MAJLINDA VASJARI b, PRANVERA LAZO b, ARBEN MERKOÇI c

Tel:

Të drejtat e autorit 2013 Arian Lako

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA

Zbatimi i modeleve dhe metodave

Copyright. Sanie DODA

MREKULLITË E KURANIT. Me të vërtetë Kurani është shpallje e Zotit të botëve. (Esh-Shu ara 192) HARUN JAHJA

Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në lëndën e matematikës

Analiza e sinjaleve nga qarqe elektronike që operojnë në mënyrë kaotike dhe përdorimi i tyre për sigurinë e komunikacionit

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA

A METHOD FOR KINEMATIC CALCULATION OF PLANETARY GEAR TRAINS NJË METODË PËR LLOGARITJEN KINEMATIKE TË TRANSMISIONEVE PLANETARE

11. Llojet e të dhënave

ANALIZA E SERIVE KOHORE PËR PARASHIKIMET EKONOMIKE ME ANË TË METODAVE SASIORE DHE INTELIGJENTE

Shembuj ilustrues nga Deep Learning. përmbledhje informative

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME

AKTET ISSN BEDRI DURMISHAJ, SYLEJMAN HYSENI Universiteti i Prishtinës, FXM PI-Mitrovicë 40000, KOSOVË

CURRICULUM VITAE. Universiteti Babes Bolyai, Cluj-Napoca, Romania

M a n u a l I PERDORIMIT PËr aplikimin online. TË sistemit elektronik patentë shoferët DATAPROGNET

QUEEN BEE TESTING BASED ON THE LARVAE GRAFTING TECHNIQUE TESTIMI I MËMAVE TË BLETËVE BAZUAR NË TEKNIKËN E SHARTIMIT TË LARVAVE

INFORMATIKË DHE PROGRAMIM FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE VITI I PARË, SEMESTRI I PARË

Reshjet Atmosferike. Atmosphere. Atmosfera. Shtresat e atmosferës

HULUMTIMI EMPIRIK I PASIGURISË SË PARASHIKIMIT ME SIMULIMIN MONTE CARLO. Altin Tanku Elona Dushku Kliti Ceca* -1-

PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE

Hyrje. E. Koni, A. Miho, L. Kupe, M. Bushati, F. Schanz

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS SË APLIKUAR DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Roli i Kursit të Këmbimit në Modelet e Tregtisë Ndërkombëtare: A Plotësohet Kushti Marshall-Lerner në Rastin e 13 (72)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

Leksion nr 1 Tema: HYRJE NË MATLAB

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR

ORIGJINA E GJYQËSISË KUSHTETUESE: ASPEKTEFILOZOFIKE TEORIKE

ROLI I KAPITALIT EKONOMIK DHE VLERËS EKONOMIKE TË SHTUAR NË VLERËSIMIN E GJENDJES FINANCIARE TË BANKAVE

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I FIZIKËS DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Tema e Disertacionit: NDËRTIMI DHE ANALIZA E MODELEVE STATISTIKE PËR STUDIMIN E HOMOGJENITETIT TË BASHKËSISË ME NDIHMËN E SHPËRNDARJEVE ASIMPTOTIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Kapitulli 9. Të Hyrat dhe Shpenzimet. AD dhe Outputi në Ekuilibër. Hyrje 4/4/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Është e regjistruar te ADN-ja

RESTAURIMI I SIMETRISË HIPERKUBIKE NË FERMIONET KIRALE LOKALE

CURRICULUM VITAE. Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktorata - Elektrokimi

Disertacion. Paraqitur nga DOKTOR

DATIMI I OBJEKTEVE TË KULTIT NË RAJONIN E VOSKOPOJËS ME ANË TË METODËS RADIOKARBONIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

PËRBËRJA ELEMENTORE DHE MIKROSTRUKTURA E NJË SHPATE DHE NJË MBUROJE ANTIKE PREJ BRONXI

Raport Vlerësimi. Shqyrtimi i tetë i tarifave të energjisë elektrike ETR8 ( )

Transcription:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATURË SINTAGMA MBIEMËRORE NË GJUHËN SHQIPE Punoi Ma. Xhafer BEQIRAJ Udhëheqës shkencor Prof. dr. Rami MEMUSHAJ Tiranë, 2016

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATURË SINTAGMA MBIEMËRORE NË GJUHËN SHQIPE Punoi Ma. Xhafer BEQIRAJ Udhëheqës shkencor Prof. dr. Rami MEMUSHAJ Tiranë, 2016 2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE Tezë në kërkim të gradës shkencore DOKTOR Fusha: GJUHËSI Specialiteti: Morfologji Tema: SINTAGMA MBIEMËRORE NË GJUHËN SHQIPE Autor Ma. Xhafer Beqiraj Udhëheqës shkencor Prof. dr. Rami Memushaj JURIA 1) Kryetarr 2) Oponent 3) Oponent 4) Anëtar 5) Anëtar Tiranë, 2015

MIRËNJOHJE Të hysh në vorbullën e shkencës nuk është gjë e lehtë e aq më pak për një student, të cilit dëshira për t u marrë me studimin e gjuhës i është vrarë, në periudhën më të mirë të moshës, nga mësimdhënës që u imponoheshin studentëve jo me dijet dhe horizontin e tyre, po me qëndrime autoritare. Megjithatë, dështimi i parë mbetet si një makth që nuk të lëshon, po të shtyn të vësh në provë veten. Dhe kështu, megjithëse me detyrime familjare e profesionale, provova edhe një herë, megjithëse e dija se vetëm vullneti dhe dëshira për të trokitur në portat e shkencës nuk mjaftojnë, në qoftë se nuk ke përkrahje, që nga fillimi i projektit e deri në fund të tij. Andaj e ndiej si detyrim që t u shpreh mirënjohje dhe të falënderoj të gjithë ata që më përkrahën pa rezerva për përmbushjen e me sukses të kësaj përpjekjeje. Së pari, mirënjohje të thellë dhe falënderime të veçanta i shpreh udhëheqësit shkencor, prof. dr. Rami Memushajt, i cili jo vetëm që ma sugjeroi këtë temë, por edhe më ka mbështetur me literaturë, me këshilla, sugjerime që nga fillimi dhe deri në fund të projektit të disertacionit. Ngrohtësia, dashamirësia dhe përvoja e tij prej pedagogu e shkencëtari të përvujtur për mua kanë qenë sa stimuluese gjatë punës për hartimin e kësaj teme, po aq reflektuese. Ai gjithmonë më ka cytur që t i shikoj çështjet më thellë, duke më vetëdijësuar që të mos bie në vëzhgime sipërfaqësore. Thënë troç, pa ndihmën, nxitjen dhe mbështetjen e tij të gjithanshme, ky punim nuk do të kishte parë ndonjëherë dritën e përfundimit. Mirënjohje i shpreh, prof. dr. Adullah Zymberit, i cili me vite të tëra më ka përkrahur, më ka mbështetur me këshilla e sugjerime, si kur kam qenë student, ashtu edhe gjatë kohës kur kam qenë për disa vjet asistent i tij në Universitetin e Prishtinës. Mirënjohje u shpreh edhe përgjegjëses së Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë prof. dr. Aljula Jubanit dhe profesorëve të nderuar të këtij departamenti, të cilët më kanë pritur me shumë dashamirësi. Një falënderim të veçantë i shpreh drejtorit të kolegjit gjerman Loyola Gymnasium të Prizrenit, z. Walter Happel SJ, i cili më ka mirëkuptuar dhe, sa herë që kam pasur nevojë për ditë të lira gjatë këtyre viteve të studimit, më ka liruar nga procesi mësimor për të kryer obligimet e mia në FHF të UT-së. Po ashtu, u shpreh mirënjohje edhe kolegeve dhe kolegëve të mi, të cilët më kanë zëvendësuar në procesin mësimor në kolegj, sa herë që kam pasur nevojë. Më në fund, mirënjohje dhe falënderime i shpreh familjes sime, e cila me vite të tëra më mbështeti si në aspektin financiar, ashtu edhe me përkrahje dhe inkurajim. Pa mbështetjen e tyre sistematike e të parezervë, nuk do të kisha arritur qëllimin që i kisha vënë vetes shumë vjet më parë. 4

PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE 7 SHKURTIMET 11 KREU I PARË HYRJE 12 1.1 Mbiemri në gramatologjinë shqiptare... 12 1.2 Gramatika e parë e shqipes në shekullin XVIII... 12 1.3 Mbiemri në disa gramatika të shqipes të shekullit XIX... 13 1.4 Disa gramatika të rëndësishme të pjesës së parë të shek. XX... 18 1.5 Mbiemri në gramatikat e çerekut të tretë të shekullit XX... 27 1.6 Mbiemri në gramatikën akademike të shqipes... 38 1.7 Mbiemri në gramatikat e shqipes në gjuhë të huaja... 49 1.8 Një vështrim i shkurtër i termit mbiemër... 56 KREU II MBIEMRI SIPAS PREJARDHJES 59 2.1 Mbiemri si kategori me tipare të përziera... 59 2.2 Mbiemri si kategori leksikore me tiparet [+ emër], [+folje]... 62 2.3 Klasat e mbiemrave sipas prejardhjes... 70 2.3.1 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga emra 81 2.3.2 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga folje 84 2.3.3 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga numërorë 89 2.3.4 Klasa e mbiemrave të prejardhur nga ndajfolje 90 KREU III VËSHTRIM MBI SEMANTIKËN E MBIEMRIT 92 3.1 Fjalëformimi në dritën e morfologjisë gjenerative... 92 3.1.1 Mbiemrat e nyjshëm 94 3.1.2 Mbiemrat e panyjshëm 99 3.1.3 Mbiemrat e përbërë... 101 3.2 Lidhja e tipareve semantike me elementet fjalëformuese... 108 3.3 Klasat semantike të mbiemrave... 112 3.4 Klasifikimi semantik i mbiemrave në gramatikën e sotme të shqipes... 113 3.5 Klasifikimi semantik i mbiemrave sipas temës fjalëformuese... 115 3.5.1 Klasa e mbiemrave me semantikë në zanafillë mbiemërore 118 3.5.2 Klasa e mbiemrave me semantikë emërore 119

3.5.3 Klasa e mbiemrave me semantikë foljore 127 3.5.4 Klasa e mbiemrave me semantikë ndajfoljore 133 3.5.5 Klasa e mbiemrave me semantikë numërore 134 3.5.6 Klasifikimi semantik i mbiemrave të përbërë 134 KREU IV FUNKSIONET SINTAKSORE TË MBIEMRIT 147 4.1 Valenca dhe funksionet sintaksore të mbiemrit... 147 4.2 Valenca e mbiemrit... 147 4.3 Funksionet sintaksore të mbiemrave... 152 4.3.1 Funksioni atributiv i mbiemrit 154 4.3.2 Mbiemri në përdorim epitetik 160 4.3.3 Funksioni predikativ i mbiemrit 163 4.4 Lidhja e funksioneve të mbiemrit me tiparet semantike të tij... 169 4.5 Lidhja e formave morfologjike me semantikën e mbiemrit 172 4.5.1 Shkalla krahasore 180 4.5.2 Shkalla sipërore 183 PËRFUNDIME 187 CONCLUSIONS 209 BIBLIOGRAFIA 232 6

PARATHËNIE Hulumtimi semantiko-sintaksor i klasës së mbiemrave në gjuhën shqipe paraqitet sa tërheqës, aq edhe i vështirë për arsye të larushisë së madhe semantike dhe sintaksore të tyre, po edhe për shkak të varfërisë së studimeve kushtuar kësaj pjese të ligjëratës. Vërtet që mbiemri është trajtuar në të gjitha gramatikat e shqipes si nga autorë vendës, ashtu edhe të huaj, duke filluar që nga vepra e Da Leçes, por, krahasuar me klasat e emrit dhe të foljes, është trajtuar më pak. Për këtë, mjafton t u hedhim një sy gramatikave të botuara deri në vitet 60 të shekullit të kaluar dhe do të shohim se klasa e mbiemrave zë në to një hapësirë të vogël. Vetëm duke filluar që me Morfologjinë e gjuhës shqipe, I, II (1961) të Shaban Demirajt e këndej, trajtimi i mbiemrit zgjerohet dukshëm si për sa i përket gjerësisë së vështrimit, edhe thellësisë së trajtimit të problemeve morfologjike, semantike e sintaksore që paraqet kjo klasë fjalësh. Një trajtim më të veçantë të kësaj klasë leksikore e gjejmë në monografinë e Ali Dhrimos Mbiemrat në gjuhën e sotme shqipe (1966), punim disertacioni për marrjen e titullit Kandidat i shkencave filologjike 1. Kjo monografi përbën edhe bazën e kreut të mbiemrit, me autor po A. Dhrimon, në gramatikën akademike Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, II (Tiranë, 1976), ribotuar më 1995 e 2002 me titullin Gramatika e gjuhës shqipe, 1. Nuk mund ta trajtosh në mënyrë shteruese dhe me kompetencë mbiemrin, pa iu referuar edhe prurjeve të shumë autorëve të huaj të mëvonshëm, në mesin e të cilëve një vend të veçantë zënë dy albanologët gjermanë Oda Buholc dhe Vilfrid Fidler, me veprën e tyre Albanische Grammatik (Leipzig, 1987), në të cilën trajtimi i kësaj kategorie zë një vend të konsiderueshëm. Në këtë gramatikë, mbiemri klasifikohet sipas parimit semantik (mbiemra cilësorë e marrëdhëniorë), morfologjik (mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm) dhe sintaksor (mbiemra në funksion atributiv dhe predikativ). Një trajtim kaq gjithëpërfshirës nuk ndeshet as në gramatikat e autorëve shqiptarë. Në këtë vepër autorët përdorin për herë të parë mjaft terma, që në gramatikat para saj nuk ishin të njohur. Kështu, në gramatikat e botuara nga autorë shqiptarë para se të dilte Albanische Grammatik, ndeshim termat: mbiemra cilësorë, relativë 2 (përcaktonjës 3 ), predikativë (te Shaban Demiraj, 1966); mbiemra cilësues të drejtpërdrejtë, mbiemra cilësues të ndërmjetuar (tek Ali Dhrimo, 1966); mbiemra 1 Siç shpjegon Ali Dhrimo në veprën e tij dyvëllimëshe Për shqipen dhe shqiptarët, 1, 2 (Tiranë, 2008), kjo monografi e hartuar më 1966, pas mbrojtjes për marrjen e titullit Kandidat i shkencave, u ripunua prej tij dhe u dorëzua për botim më 1982 në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë. Por nuk e pa dritën e botimit për shkak se humbi (?), kështu që në shtypin shkencor të kohës autori botoi vetëm pjesë të saj. E plotë ajo u botua vetëm si pjesë e vëllimit të parë të veprës Për shqipen dhe shqiptarët (f. 1 217). 2 Shaban Demiraj, Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, Rilindja, Prishtinë, 1971, f. 66. 3 Shaban Demiraj, Gramatika e gjuhës shqipe, Fonetika Morfologjia, Tiranë, 1966 (ribot., Prishtinë, 1971, f. 76.

cilësorë, mbiemra përkatësorë 1 (Latif Mulaku Ahmet Kelmendi, 1990) etj. Kurse Buholci e Fidleri, në veçanti për klasifikimin semantik të mbiemrave, përdorin terma, si: Qualitätsadjektive (mbiemra cilësorë) Beziehungsadjektive (mbiemrat marrëdhëniorë), Valenz (valencë), Rektion (reksion), attributiv (atributiv), prädikativ (predikativ), Präpositionalgruppe (grupi parafjalor) etj. Por jo të gjitha risitë terminologjike që sollën këta dy autorë kanë zënë vend në gramatikat e shqipes të botuara pas Albanische Grammatik. Megjithatë, është me interes të vihet në dukje se në gramatikën akademike (botimi i vitit 1995 dhe në atë të vitit 2002) për klasifikimin semantik përdoren termat cilësor e marrëdhënior. Po këta terma i gjejmë edhe te monografia e mbiemrave e Dhrimos (Për shqipen dhe shqiptarët, 1, 2008). Me sa shihet, gramatika e Buholc-Fidlerit pati ndikim në aspektin terminologjik në gramatikën akademike sa u përket termave cilësor, marrëdhënior, po u lanë pa u përvetësuar, edhe sot e kësaj dite, terma a koncepte të tjera mjaft me rëndësi për gramatikën e shqipes. Pavarësisht nga këto ndihmesa të gramatikanëve e morfologëve shqiptarë dhe të huaj, mbiemri mbetet një klasë leksikore që kërkon një trajtim më të thellë, sidomos në aspektet semantike e sintaksore. Ky studim, që rreket të merret pikërisht me këto dy aspekte, është fryt i një pune të ngulët kërkimore disavjeçare. Objekt i studimit tonë është klasa leksikore e mbiemrave vështruar në aspektin semantiko-sintaksor. Pra, këtu do të rimarrim ato çështje, të cilat, sipas mendimit tonë, duan një trajtim më të thellë dhe më shkoqitës për këtë pjesë të ndryshueshme të ligjëratës. Një nga qëllimet kryesore të këtij punimi është përcaktimi i kritereve të qarta semantike dhe sintaksore për këtë klasë fjalësh, sepse vetëm kështu mund të arrijmë t u japim përgjigje shumë çështjeve të patrajtuara sa duhet në aspektet semantiko-sintaksore të mbiemrave. Në gramatikën akademike, klasifikimi i mbiemrit bëhet sipas dy kritereve: (a) kriterit semantik dhe (b) kriterit morfologjik. Mirëpo nuk përmendet klasifikimi i mbiemrave sipas kriterit sintaksor (atributiv dhe predikativ), kur dihet që mbiemri ka funksione sintaksore mjaft të rëndësishme si plotësor i sintagmave emërore dhe foljore. Edhe klasifikimi semantik i mbiemrave në gramatikat e shqipes nuk është trajtuar mjaftueshëm. Madje, ndarja e tyre në mbiemra cilësorë dhe marrëdhëniorë nuk na duket shumë e drejtë, sepse ka mjaft nënklasa të mbiemrave të cilave nuk u saktësohet vendi se në cilën klasë apo nënklasë bëjnë pjesë. Për të kapërcyer këto zbrazëti të studimeve dhe të gramatikave të derisotme për këtë pjesë të ligjëratës, ne jemi mbështetur në teorinë bashkëkohore sintaksore, e cila na ka mundësuar t u japim përgjigje shumë çështjeve që deri më sot gramatika tradicionale ose i ka trajtuar shkarazi, ose nuk ka arritur t u japë përgjigje. Në punimin tonë operojmë me konceptet e sintagmës, të valencës, prejardhjes semantike (sema), prejardhjes morfologjike (sepse prejardhjen semantike e shohim të lidhur shumë ngushtë me prejardhjen fjalëformuese) etj. Në studimin tonë kemi përdorur metodën deskriptive (përshkruese), por duke iu ruajtur përshkrimit të thatë, dmth. taksonomisë dhe numërimit të thjeshtë të fakteve. 1 Latif Mulaku Ahmet Kelmendi, Gramatika e gjuhës shqipe (Fonetika dhe Morfologjia), Rilindja, Prishtinë, 1990, f. 97. 8

Prandaj jemi përpjekur jo vetëm të pasqyrojmë çështjet apo dukuritë që lidhen drejtpërdrejt me temën tonë të studimit, por edhe të japim shpjegime dhe të argumentojmë pse një teori e caktuar parapëlqehet më shumë krahasuar me një teori tjetër (sidomos tradicionale), duke iu drejtuar për këtë herë pas here edhe krahasimit me gjuhët e tjera. Për të arritur këtë qëllim, në hulumtimin e çështjeve semantike e sintaksore të klasës së mbiemrave jemi përpjekur të gërshetojmë në praktikë idetë gjenerativiste, të gramatikës së valencave dhe të semantikës leksikore e morfologjike. Kjo na ka mundësuar të vëmë në dukje zhvillimet e reja në gjuhësinë teorike në dhjetëvjeçarët e fundit jo vetëm në linguistikën europiane e amerikane, por edhe te ne, falë studiuesve të sotëm të shqipes, të cilët me mundin dhe përpjekjet e tyre po sjellin risi edhe në gjuhësinë shqiptare. Në këtë mënyrë, shpresojmë që ky punim yni të shërbejë si një gur i vogël në ndërtesën e gjuhësisë bashkëkohore shqiptare. Literatura teorike e shfrytëzuar përfshin gramatika, monografi dhe punime e artikuj kushtuar mbiemrit. Ndër gramatikat e shqipes, u jemi referuar autorëve duke filluar nga F. M. Da Leçe, August Dozoni, K. Kristoforidhi, Sami Frashëri, Gj. Pekmezi, A. M. Xanoni, I. D. Sheperi, O. Myderrizi, K. Cipo, J. Rrota, P. Elezi D. Dodbiba, A. Xhuvani, Sh. Demiraj, S. Prifti, N. Resuli, A. Dhrimo, L. Njumark e O. Buholc V. Fidler etj., kurse nga gramatikat e huaja u jemi referuar gramatikës gjermane DUDEN, gramatikave italiane dhe angleze etj. Si literaturë të veçantë kushtuar mbiemrit, u jemi referuar autorëve A. Dhrimo e V. Memishaj, autorëve të artikujve të botuar në revistat gjuhësore në Tiranë e Prishtinë, po edhe autorëve të huaj që kanë shkruar për mbiemrin, si M. C. Baker, R. Liber, R. M. W. Dikson etj. Nga gjuhësia bashkëkohore kemi shfrytëzuar si literaturë të përgjithshme vepra të N. Çomskit e G. Grafit dhe të autorëve shqiptarë R. Memushaj, e J. Mita. Sa i përket materialit faktik të përdorur, jemi mbështetur në një korpus prej rreth 19 mijë mbiemrash të nxjerrë nga vepra Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe (A. Dhrimo- R. Memushaj, 2011), të cilin prof. Memushaj pati mirësinë të ma vinte në dispozicion. Për anën semantike, u jemi referuar Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1980) dhe Fjalorit të gjuhës shqipe (2006). Për konceptet gjuhësore kemi shfrytëzuar fjalorë linguistikë të ndryshëm nga gjuha angleze, gjermane, italiane etj. Ky punim është ndarë në 4 krerë. Kreu i parë Hyrje nis me një vështrim historiko-kritik të trajtimeve të klasës së mbiemrave nëpër gramatikat e gjuhës shqipe. Një vështrim i tillë zbulon zhvillimin e shkallëshkallshëm të kësaj klase leksikore dhe njëherit vë në dukje se mbiemri është një klasë leksikore sa e vështirë, aq edhe interesante që do vështruar me një sy kritik. Vëzhgimin e kemi filluar me gramatikën e Da Leçes, që konsiderohet përgjithësisht si gramatika e parë e shqipes (ndonëse, sipas Rexhep Ismajlit, gramatika e parë është Dorëshkrimi i Grotaferratës ), duke vijuar në renditje kronologjike me gramatikat më të rëndësishme të botuara deri më sot. Ky vëzhgim i klasës së mbiemrave vë në dukë të përbashkëtat dhe dallimet, të metat dhe arritjet e gramatikave të autorëve të ndryshëm, duke filluar nga përkufizimi i mbiemrit, kategoritë e tij leksiko-gramatikore, klasifikimi, prejardhja dhe funksionet sintaksore. Natyrisht, një vrojtim i hollësishëm dhe me sy kritik na mundëson, së pari, që të mos themi gjëra që janë thënë më parë dhe, së dyti, të hulumtojmë dhe të argumentojmë çështjet të cilat deri më tani janë thënë shkarazi ose nuk janë trajtuar fare. 9

Në kreun e dytë të punimit Mbiemrat sipas prejardhjes, mbiemrat trajtohen si klasë me tiparet [+emër, +folje]. Një vështrim i tillë i mbiemrave mbështetet në teorinë gjenerative dhe në teorinë e valencës. Me këto teori bashkëkohore në gjuhësinë botërore lidhen konceptet valencë, sintagmë, prejardhje semantike (sema, semema) etj., me të cilat operon gjuhësia bashkëkohore sot. Gramatika tradicionale, duke mos operuar me këto koncepte, nuk ka arritur t u jap përgjigje shumë çështjeve të mbetura pezull ose të trajtuara shkarazi. Prandaj, si në trajtimin e klasave të tjera leksikore, po ashtu edhe për klasën e mbiemrit, gramatika tradicionale nuk ka arritur të trajtojë si duhet e sa duhet klasën e mbiemrave. Një nënkrye i veçantë i këtij kreu merret me analizën semantike të mbiemrave, si klasë me tipare emërore dhe foljore. Në të vihet në dukje se për prejardhjen semantike të mbiemrave rol relevant luan tema fjalëformuese, e cila do konsideruar si bazë për tiparet semantike të mbiemrave. Në një nënkrye tjerë do të trajtohet varësia e tipareve semantike të mbiemrit nga ato të temës fjalëformuese dhe të morfemave ndajshtesore. Siç dihet, gramatika tradicionale morfemat ndajshtesore i mbivlerëson krahasuar me temën fjalëformuese. Këtu shihet nëse është i drejtë apo jo një qëndrim i tillë për dy përbërësit e leksemës. Kreu i tretë merret me fjalëformimin parë në dritën e morfologjisë gjenerative dhe klasifikimin semantik të mbiemrit, nisur nga ajo që në gramatikat e derisotme të shqipes nuk jepet një grupim i saktë semantik i mbiemrave, për shkak të mbështetjes, sipas nesh, në kritere të cilat nuk lejojnë një përshkrim adekuat të kësaj klase. Në kreun e katërt Valenca dhe funksionet sintaksore të mbiemrit, klasa e mbiemrave do të trajtohet në aspektin sintaksor, duke vënë në dukje funksionet sintaksore atributive dhe predikative që kryejnë mbiemrat. Në gramatikën akademike një ndarje e tillë sipas funksioneve sintaksore në fjali mungon. Këto funksione, që lidhen drejtpërdrejt me tiparet semantike të mbiemrit, siç do të shihet gjatë këtij studimi, janë me rëndësi jo vetëm për mbiemrin si klasë fjalësh, por edhe për sintaksën. Në një nënkrye të veçantë të punimit vështrohen shkallët e mbiemrit dhe lidhjet e formave morfologjike të mbiemrit me semantikën e kësaj klase fjalësh. Punimi mbyllet me Përfundimet, në të cilat vihen në dukje rezultatet në të cilat kemi arritur, si dhe problemet që mbeten të hapura për studime të mëtejshme më të thelluara. Në fund vjen bibliografia në të cilën jemi mbështetur për hartimin e këtij punimi. Ajo përfshin vepra e artikuj nga autorë vendës dhe të huaj. 10

SHKURTIMET E emër Mb/ M mbiemër Nd ndajfolje Num numër F folje Ndih folje ndihmëse Pr përemër D determinativ S sintagmë Fj fjali Shk shkallë Spec specifikues Para parashtesë Prap prapashtesë K kokë t temë te temë emërore tmb temë mbiemërore tf temë foljore tpj. temë e pjesores tndajf temë ndajfoljore Khs krahasore * ndërtim jogramatikor, i papranueshëm X o kokë leksikore X X formon projeksion të ndërmjetëm SE sintagmë emërore SM sintagmë mbiemërore SF sintagmë foljore SP sintagmë parafjalore SN sintagmë ndajfoljore SD sintagmë determinuese pf prapashtesë fjalëformuese PO pohore Pj pjesore Ny nyjë e përparme Pf parafjalë Cfiks rrethshtesë (cirkumfiks) In infiks (brendashtesë) SUB substantivim (emërzim) 11

KREU I PARË HYRJE 1.1 Mbiemri në gramatologjinë shqiptare Gramatologjia shqiptare fillon, me sa dihet, me gramatikat e autorëve të huaj, të cilët për qëllim kanë pasur hartimin e gramatikave për çështje pragmatike, dmth. për të mësuar gjuhën shqipe të huajt, të cilët ishin me misione të ndryshme në vendin tonë. Në këto gramatika përshkruese, përveç trajtimeve të klasave të tjera, gjejmë edhe trajtime për klasën e mbiemrave. Pavarësisht nga luhatje dhe lajthitje, këto gramatika kanë rëndësinë e veçantë për historinë e gramatologjisë shqiptare e po kështu edhe për klasën e mbiemrave, sepse çelën hullinë e parë në lëvrimin e gjuhës shqipe, që më pas do të vazhdojë me studimin e saj nga studiues vendës dhe albanologë të huaj, duke bërë që përshkrimi gramatikor i shqipes të mos mbetet larg nga ai i gjuhëve të tjera të Europës. 1.2 Gramatika e parë e shqipes në shekullin XVIII Në historinë e gramatologjisë sonë, gramatika e F.M. da Leçes Vërejtje gramatikore mbi gjuhën shqipe (Osservacioni grammaticali nella lingua albanese, 1716) 1 konsiderohet deri më sot gramatika e parë 2 në historinë e gramatologjisë shqiptare që pa dritën e botimit dhe u ruajt deri në ditët tona. Gramatika në shqyrtim është e shkruar në dialektin e veriut nga një dorë e huaj për qëllime praktike, siç thotë edhe vetë autori i saj: Arbënuer i dashun. Këtë gramatikë e shkrova, jo për zotnin tande, që di ma fort e ma kthielltë se unë, veç për ata... që vinjë prej së largu me iu shërbye... 3 Sikundër shihet, autori që në fillim të veprës i bën me dije lexuesit se qëllimi për të shkruar një gramatikë të shqipes është praktik, dmth. për të mësuar shqipen misionarët e Romës që shërbenin në Shqipëri. Por rëndësia e saj qëndron në atë se për herë të parë jepen të sistemuara strukturat gramatikore të shqipes, kështu që, duke pasur parasysh kohën kur është botuar, ka peshën dhe rëndësinë e saj për historinë e gramatikës së shqipes. Në fillim, autori jep të dhëna për sistemin fonetik dhe më pas ndalet në morfologjinë e shqipes. Sipas autorit, pjesët e ligjëratës në gjuhën shqipe 1 F. M. Da Lecce, Osservacion grammaticali nella lingua albanese, Roma, 1716. 2 Sipas Jup Kastratit dhe Rexhep Ismajlit, ekziston një gramatikë në dorëshkrim që është gjashtë vjet më e vjetër se gramatika e Da Leçes, e quajtur Dorëshkrimi i Grotaferratës (1710). Mirëpo, për këtë dorëshkrim, disa dijetarë mendojnë se është fjala për një gramatikë që është shkruar nga një autor anonim, kurse grupi tjetër i dijetarëve janë në mëdyshje nëse ky dorëshkrim është shkruar nga Da Leçe. Ka njoftime se një gramatikë e shqipes e mbështetur në toskërishten është hartuar më herët nga Nilo Katalano (vdiq 1694), një prift bazilian që shërbeu në krahinën e Himarës. 3 Jup Kastrati, Histori e gramatologjisë shqiptare (1635 1944), Rilindja, Prishtinë, f. 10.

janëemri, përemri, folja, pjesorja, parafjala, ndajfolja, pasthirrma dhe lidhëza. Sikundër shihet, në gramatikën e tij mbiemri nuk del si pjesë më vete e ligjëratës, Da Leçja e trajton atë brendapërbrenda klasës së emrit. Por mbiemri, për mendimin tonë, që nga Buzuku, Matrënga e autorët e tjerë të vjetër del me karakteristika gramatikore të një klase të veçantë si në aspektin morfologjik, ashtu edhe në aspektin sintaksor e semantik. Shkaqet që e shtynë Da Leçen ta konsiderojë mbiemrin si një klasë të pamëvetësishme fjalësh, nuk kemi arritur t i kuptojmë. Në gramatikën në shqyrtim, një paragraf i kushtohet lakimit të mbiemrave nëpër gjashtë rasa: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, thirrore dhe rrjedhore. Siç del nga pasqyra e lakimit, autori te mbiemri vë në dukje, përveç rasës, numrit (njëjës dhe shumës), edhe gjininë (mashkullore, femërore e asnjanëse), p.sh.: (gjinia mashkullore) N. (i mir) i miri 1, G. të mirit, D. të mirit, Ak. të mirin, V. o i mir, Abl. prei së miri; (gjinia femërore njëjës) N. (e mirë) e mirë, G. së mirësë, D. së mirësë, Ak. të mirënë, V. o e mir, Abl. prei së mirë; (gjinia asnjanëse); N. (të mirë) të mirëtë, G. të mirit, D. të mirit, Ak. të mirëtë, V. o të mirë, Abl. prei së miri. Kurse në shumës del kjo paradigmë lakimi: N. (të mirë) të mirëtë, G. të mirëvet, D. të mirëvet, Ak. të mirëtë, V. o të mirë, Abl. prei së mirish (prei së mirëshit) 2 etj. Sikundër shihet, Da Leçja e lakon mbiemrin e emërzuar, por te çdo lakim jep dy rasa emërore; tek emërorja e parë jep mbiemrin (pa nyja shquese), p.sh. m. i mir, f. e mirë, as. të mirë, kurse në emëroren e dytë e jep mbiemrin e substantivuar, p.sh.: m. i miri, f. e mira etj. Autori ishte një i huaj dhe, duke mos gjetur, siç thotë ai, diç të shkruar për gramatikën e shqipes, e kishte shumë më të vështirë hartimin e saj. Me gjithë mangësitë dhe dobësitë që bart, kjo vepër mbetet gramatika e parë e shqipes, në të cilën jepen, për herë të parë, të dhëna të sistemuara për klasën e mbiemrave. 1.3 Mbiemri në disa gramatika të shqipes të shekullit XIX Në gjysmën e parë të shekullit XIX vazhdoi tradita e shkrimit të gramatikave të shqipes nga studiues të huaj, si Johan Adelungu, Uiliam M. Liku, Ksilanderi, Gustav Hani, Karl H. T. Rajnholdi, Francesko Rosi etj. Nga fundi i pjesës së parë të këtij shekulli shtohet interesimi për fushën e gramatikës së shqipes edhe nga studiues vendorë, të cilët janë pararendës të Rilindjes sonë Kombëtare, si Naum Veqilharxhi, Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef de Rada, Jani Vretoja etj. Njëra nga gramatikat e botuara nga mesi i pjesës së dytë të shekullit XIX është gramatika e August Dozonit Manuel de la Langue Chkype ou Albanaise (1878), e cila konsiderohet si njëra nga gramatikat me interes shkencor në historinë e gramatologjisë shqiptare, që pikëmbështetje ka dialektin e toskërishtes. Ky autor, nga mënyra se si u qaset çështjeve gjuhësore, vërteton se ka pasur një intuitë të lartë gjuhësore, duke qenë mjaft i përpiktë (kur kihet parasysh koha) në parashtrimin e çështjeve gramatikore dhe 1 Da Leçja jep te secili lakim i mbiemrave dy rasa emërore. Emërorja e parë ka mbiemrin të paemërzuar, pra pa nyja të prapme, kurse te emërorja e dytë jepet mbiemri i substantivuar, pra me nyjën e pasme shquese. 2 Po aty, f. 22. 13

në mënyrën e trajtimit të tyre. Vlen të thuhet se Dozoni në gramatikën e tij dëshmon se ka pasur njohuri për gramatikat e botuara para tij. Në veprën e tij citohen autorë, që nga Da Leçja e autorë të tjerë, të cilët deri në këtë kohë kishin botuar gramatikat e veta. Kjo tregon se autori i ka hyrë punës për përpilimin e kësaj gramatike me një seriozitet të madh dhe pas një përgatitjeje paraprake. Pa hyrë në detaje të tjera të kësaj gramatike, po përqendrohemi te çështja më me interes për punimin tonë. Në fushën e morfologjisë, autori trajton klasat e fjalëve e në këtë kuadër edhe mbiemrin, që, në dallim nga Da Leçja, e konsideron si klasë të mëvetësishme fjalësh. Me ta lidh nyjat e përparme, për të cilat thotë se dalin si karakteristikë e mbiemrave të nyjshëm, duke shtuar se përdoren edhe tek emrat farefisnorë, te disa lloje përemrash etj. 1 Më pas, ai jep edhe lakimin e nyjave për të tri gjinitë, në njëjës dhe shumës 2. Në një paragraf tjetër, Dozoni vë në dukje se mbiemrat e shqipes vendosen pas emrit që përcaktojnë, si p.sh.: kalyi i máth (le grand cheval), ňœ kályœ i máth (un grand cheval), por mund të dalin edhe në pozicionin para emrit, p.sh.: máth-dhi, mádhe-dhya 3. Një vështrim të shkurtër i kushton ky autor edhe formimit të gjinisë p.sh.: i boukourœ (beau), e boukourœ (belle); numrit: i sœmoúr tœ sœmoúrœ, e sœmoúr tœ sœmoúra dhe shkallëve të mbiemrit, p.sh.: i math m i math (le plus grande). Gjithnjë sipas tij, gjinia femërore e mbiemrave formohet duke i shtuar gjinisë mashkullore mbaresat -e, -a dhe duke ndryshuar nyjën e përparme, p.sh.: i lyigou (la méchant) e lyiga (la méchante); m i mathi m e mathya. Në vijim, ai trajton edhe numërorët dhe përemrat si mbiemra. Është me interes të vihet në dukje se Dozoni jep numërorët e përemrat dëftorë, pronorë, si mbiemra dhe emra (të emërzuar), p.sh.: i parœ i pari; diyalyi i tiy (son [de liu] file); im vœlha, ime biyœ; kúy boúrhœ (cet hommeci) 4. Kur përemri është i pashoqëruar nga emri konsiderohet përemër, kur përcakton një emër del, sipas tij, në funksion të mbiemrit. Por, sipas Dozonit, përemrat dhe numërorët mund të dalin në funksion të emrave, p.sh.: i pari, imi, yti, i sayi 5, i paki e paka, i çoúmi e çoúma 6. Për kohën kur është botuar kjo gramatikë dhe duke ditur se autori i saj është një i huaj, kjo vepër mund të konsiderohet me interes të veçantë në historinë e gramatologjisë së shqipes. Deri nga fundi i shekullit XIX qenë shkruar disa gramatika për shqipen dhe u përvijua rruga e zhvillimit të mëtutjeshëm të sistemit gramatikor të gjuhës shqipe. Periudha më e pasur me gramatika fillon me rilindësit, të cilët për ideal patën formimin e shtetit shqiptar, mësimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare, zhvillimin e artit dhe kulturës. Gjatë kësaj periudhe u pa e nevojshme dhe urgjente lëvrimi i gjuhës shqipe. Njëri nga idealistët e kësaj periudhe është Kostandin Kristoforidhi, i cili në vitin 1882 boton në Kostandinopojë gramatikën e gjuhës shqipes në greqishte Αλβανικηκσ γλωσσης, mbështetur në toskërishten. Ky rilindës yni depërtoi thellë në sistemin gramatikor të shqipes e në këtë kuadër edhe në sistemin mbiemëror, duke hedhur një hap më përpara 1 A. Dozon, Manuel de la Langue Chkype ou Albanaise, Paris, 1878, f. 201 205. 2 Po aty. 3 Po aty, f. 206. 4 Po aty, f. 206 220. 5 Pronorët, të pacaktuarit i përdor të emërzuar. 6 Po aty, f. 224. 14

në përshkrimin e morfologjisë së gjuhës shqipe, krahasuar me gramatikat të hartuara para tij nga studiues të huaj dhe vendorë. Kristoforidhi është ndër të parët autorë që u mundua t i afrojë dy dialektet e shqipes, duke qenë i vetëdijshëm se vetëm kështu shqipja e përbashkët dhe jo dialektet do të mund të bëhej gjuhë për të gjithë shqiptarët. Në këtë gramatikë, autori trajton mbiemrin në mënyrë më të plotë dhe rreh mjaft çështje që deri në këtë kohë nuk qenë rrahur ose qenë prekur përciptazi. Të gjitha dukuritë për mbiemrin i shoqëron me shembuj të shumtë (duke dhënë shembuj nga të dy dialektet), çka e bën veprën të kapshme dhe mjaft konkrete. Autori, te klasa e mbiemrit shqyrton fillimisht nyjat (nyjat e përparme, duke dhënë një pasqyrë të lakimit të tyre). Pastaj shqyrton, te kjo klasë e fjalëve, numrin, gjininë dhe rasën (e mbiemrave cilësorë të nyjshëm), p.sh.: N. ζον ε μιρε (zonj e mirë), G. ζονε τe μιρε (zonjë të mirë), D. ζονε τe μιρε (zonjë të mirë), Ak. ζονε τε μιρε (zonjë të mirë), Abl. ζονεσε τε μιρε (zonjësë të mirë); N. ζονα ε μιρε (zonja e mirë), G. ζονεσε μιρε (zonjësë mirë), D. ζονεσε μιρε (zonjësë mirë), Ak. ζονεν ε μιρε (zonjën e mirë), Abl. ζονεσε μιρε 1 (zonjësë mirë). Kristoforidhi, sikundërqë shihet, bën lakimin e sintagmave emër i pashquar (i shquar) + mbiemër dhe mbiemër + emër, p.sh.: τε μιρατ ζονα (të mirat zonja), τε μιραωε ζονα (të mirave zonja), τε μιραωε ζονα (të mirave zonja), τε μιρατ ζονα (të mirat zonja), τε μιρασ ζονα (të mirash zonja) etj. 2 Kurse për mbiemrat e gjinisë mashkullore jep këtë pasqyrë lakimi, p.sh.: χεν ι βαρδε (qen i bardhë), χενι ι βαρδε (qeni i bardhë). Në këtë paragraf jepet edhe lakimi i sintagmave emërore me mbiemrin përpara (të emërzuar), p.sh.: ι βαρδι χεν (i bardhi qen) ose μιχ ι μιρε (mik i mirë), ι μιρι μιχ 3 (i miri mik) etj. Mbështetur në shembujt e lartpërmendur, mund të vijmë në përfundimin se autori i kushton vëmendje edhe pozicionit të mbiemrit, pra topikës së tij (para dhe pas emrit). Ishte i vetëdijshëm për dukurinë e emërzimit (substantivimit) të mbiemrit, prandaj jep lakimin e tij edhe të substantivuar. Sikundër vihet në dukje, hartuesi i kësaj gramatike lajthit sa i përket përdorimit të nyjave, sepse të bie në sy mungesa e nyjës së përparme gjatë lakimit të sintagmave emërore [emër + mbiemër]. Autori, vende-vende nyjat i përdor drejt, kurse herë-herë, ato ose mungojnë fare, ose i përdor gabimisht. Këtë vërejtje e bën edhe Jup Kastrati te Histori e gramatologjisë shqiptare (1635 1944) 4. Po ashtu, është me interes të vëmë në dukje se autori i kësaj gramatike i bën një trajtim edhe prejardhjes së mbiemrave nga emra, folje, pjesoret e foljeve e ndajfolje, p.sh. nga emra: i fisëm, i artë, i pabesë, i shijëshëm (i shijëshmi) 5 ; nga folje e pjesore: i etshëm i etshim (i emërzuar i etshmi), i hapët, i pëlqyeshim; i bukurë, i mirë, i lartë, i keq, i sotëm, i nesërm etj. Autori trajton edhe shkallët e mbiemrave, duke dhënë disa shembuj mbiemrash të përdorur në shkallë të ndryshme, p.sh.: αjο στεπι εστε με παχ ε μαδε σε χεjο (ajo shtëpi është më pak e madhe së këjo), φορτ παχ με ι β8χ8ρε σε Γεργι (fort pak më i bukurë së Gjergji), φαρε ι β8χ8ρε (fort i bukurë), φορτ ι β8χθρε (fort i bukurë), φορτ με ι β8χ8ρε 1 K. Kristoforidhi, Αλβανικηκσ γλωσσης, εν Κωνσταντινουπλει, 1882, f. 30 32. 2 Po aty, f. 32. 3 Po aty, f. 29 30. 4 Shih: J. Kastrati, Historia e gramatologjisë shqiptare, Rilindja, Prishtinë, 1989, f. 128. 5 K. Kristoforidhi është ndër të parët që vë në dukje mbiemrat e prejardhur nga sintagma parafjalore me anë të paranyjëzimit, p.sh.: [pa + emër] = (i + pa + besë). 15

(fort më i bukurë), Πιετρι εστε με παχ ι β8χ8ρε σε Γεργι (Pjetri është më pak i bukurë se Gjergji) etj. 1 Nga sa shtjelluam, në pika të shkurtra dhe të përgjithshme, mund të themi se gramatika e Kristoforidhit, duke pasur parasysh gjithnjë kohën kur është botuar dhe rrethanat politiko-shoqërore të kohës, mbetet një vepër me vlera shkencore të veçanta, që i tejkaloi në shumë aspekte vlerat e gramatikave pararendëse dhe mbetet një monument i rëndësishëm në historinë e gramatologjisë sonë e po kështu edhe për zhvillimin historik të klasës së mbiemrave. Pak vjet më pas, Sami Frashëri boton gramatikën e tij Shkronjëtore e gjuhësë shqip (1886), duke vënë me këtë vepër monumentale një gur themeli të fortë në historinë e gramatologjisë shqiptare. Kjo vepër konsiderohet gramatika më me vlerë e kësaj periudhe, e cila do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm edhe në gramatikat që do të botohen më pas. Samiu, i pajisur me njohuri të thella linguistike, arrin si askush deri më tani të depërtojë thellë në strukturën gramatikore të shqipes, e po kështu edhe të klasës së mbiemrit. Ai dallon dhjetë klasa fjalësh (pjesë të ligjëratës): emëratë, nyjetë, miemëratë, përemëratë, foljetë, pjesëtoretë (pjesoret), mifoljet (ndajfoljet), parjetë (parafjalët) dhe lidhjet (lidhëzat). Ky rilindës yni i shquar, para se të flasë për klasën e mbiemrit, trajton nyjat, për të cilat thotë: Nyjetë janë ca fjalë të-vogëla qe ryëjën nëpër emërat, miemërat edhe përemërat për të lidhur ato a për të çquarë 2. Sipas tij, nyjat e parme kanë rasë (rënie) dhe sipas gjinisë ndahen në tri grupe: mashkullore, femërore, dhe asnjanëse (asjatërë) dhe secili ka numrin njëjës dhe shumës. Samiu nyjave të përparme u bën edhe një ndarje tjetër: të lidhura, dmth. që përdoren bashkë me një fjalë përpara tyre, dhe të shkëputura (të çkëputurë), që s kanë fjalë tjetër përpara, p.sh.: (a) gur i malit, mal i lartë, balt e fushësë, fush e gjerë; (b) i malit, i larti, të krojt, të ftohëtë etj. 3 Te kreu i mbiemrit, autori jep fillimisht përkufizimin për mbiemrin. Ai thotë: Mbiemërë thuhetë një fjalë që tregon çfarjen edhe çyshjen e një emri 4. Dmth., tregon çfarë është emri, pra, ç cilësi dhe ç karakteristikë ka emri të cilin e përcakton. Në këtë klasë fjalësh, autori dallon mbiemrat e nyjshëm dhe të panyjshëm (të-nyjshime edhe të panjyjshime), si p.sh.: i-mirë, e-ligë, të-ftohtë; përtac, trim, lakuriq 5. Më pas, bën dallimin në mes të emrave dhe mbiemrave, duke thënë se Miemëratë nukë janë si emratë ca meshkuj, ca femëra e ca asjatërë (asnjanës), por të-tëra bëhen edhe meshkuj edhe femëra edhe asjatërë, si të jetë emri të-cilit i tregojnë çfarjen a qyshjenë (S. Frashëri, f. 71). Një dallim i tillë midis atyre që në gramatikën gjenerative quhen tipare të interpretueshme (të shpjegueshme, që burojnë nga kuptimi kategorial i fjalës) dhe tipare të painterpretueshme (të pashpjegueshme, që fitohen me anë të përshtatjes) 6 bëhet për herë të parë në historinë e gramatikës së shqipes. Kjo tregon thellësinë e mendimit teorik gjuhësor të Samiut dhe sa thellë kishte depërtuar ai në strukturën gramatikore të 1 Po aty, f. 33. 2 Shih: S. Frashëri, Shkronjëtore e gjuhësë shqip, Rilindja, Prishtinë, 1979, f. 61. 3 Po aty, f. 61. 4 Po aty, f. 69. 5 Po aty, f. 69. 6 Shih: N. Chomsky, The Minimalist Program, The MIT Press, Cambridge. London, 1995, f. 231; D. Adger, Core Syntax: A Minimalist Approach, Oxford University Press, Oxford, 2003, f. 41 42. 16

shqipes. Me sa dimë, në formë eksplicite, ky dallim midis kategorive gramatikore vetjake dhe kategorive të fituara me anë të përshtatjes është vënë në dukje vetëm kohët e vona në teorinë gjuhësore shqiptare 1. Autori shqyrton më pas gjininë mashkullore, femërore dhe asnjanëse. Sipas tij, gjinia asnjanëse s ndërron nga mashkullorët, por ndryshon vetëm nyja, nëse kanë. Kurse te gjinia femërore jepen këto mënyra formimi: vetëm duke ndryshuar nyjën e përparme i në e, p.sh.: i mirë e-mirë, i-lartë e-lartë, i-goditurë e-goditurë; disa mbiemra, sipas tij, e formojnë gjininë femërore duke ndryshuar nyjën e përparme dhe njëherazi duke marrë mbaresën -e, p.sh.: i-frikçim e-frikçime, i-math - e-madhe, trim trime, varfanjak varfanjake etj.; kurse një grupi tjetër të mbiemrave, thotë ai, u bëhet shumësi jashtë këtyre rregullave, p.sh.: i-zi e-zezë, i-ri e-re, i-ve e-ve, i-lik e ligë etj. Në vijim, trajtohet formimi i numrit shumës të mbiemrave mashkullorë, femërorë dhe asnjanës. Mbiemrat mashkullorë, tema e të cilëve sos me -ë, shumësin e formojnë, sipas Samiut, duke ndryshuar nyjën e përparme i në të, p.sh.: i mirë të mirë, i lartë të lartë, i varfërë të varfërë; disa të tjerë mbiemra, gjithnjë sipas tij, e formojnë shumësin sipas rregullave që vlejnë edhe për emrin, p.sh.: i-lik të-liq, varfanjak varfanjakë, përtac përtacër, i-ri të-rinj; mbiemrat që mbarojnë me m, shumësin e kanë si njëjësin (përveç ndryshimit të nyjës i në të), p.sh.: i-majm të-majm, i-vetëm të vetëm etj. Kurse për formimin e shumësit të femërorëve, autori ynë zbaton dy rregulla: a) mbiemrat që përfundojnë në -ë, shumësin e formojnë duke shndërruar nyjën e në të dhe njëherazi duke marrë mbaresën -a, p.sh.: e-mirë të-mira, e-lartë të-larta, e-bukur të-bukura etj.; b) disa të tjerë, të cilët dalin në -e, shumësin e kanë si njëjësin (përveç ndryshimit të nyjës së përparme e në të), p.sh.: e-majme të-majme, e-turpçime tëturpçime, e-kuqe të-kuqe etj. 2 Autori në vijim shqyrton topikën e mbiemrit, pra kur zë vend pas emrit [njeri+ i- mirë], para emrit [i-miri + njeri] dhe siç thotë ai: i vetëm duke zënë vendin e emrit (i substantivuar), si p.sh.: i-miri,e mira, i ligu, i larti (Shkronjëtore.., f. 73). Sipas Samiut, mbiemrat janë të shquar dhe të pashquar, p.sh.: i mirë, i lik, bukurosh; i miri, i ligu, bukuroshi 3. Një shtjellim më të thukët, krahasuar me gramatikat pararendëse, jep Samiu edhe për formimin e mbiemrave. Vlen të përmendet se vë në dukë që një numër i vogël mbiemrash janë të parmë, (jo të prejardhur). Dmth., ky dijetar ishte i vetëdijshëm se klasa e mbiemrave me vlerë thjesht mbiemërore ishte e vogël, por numri i njësive të kësaj klase rritet me anë të prejardhjes nga klasa të tjera. Sipas tij, një grup mbiemrash 1 Këtë dallim e kemi gjetur në tekstin Hyrje në gjuhësi të autorëve F. Agalliu, R. Memushaj e M. Reso, në të cilin flitet për dallimin midis formave sintaksore dhe josintaksore të fjalëve, duke kuptuar me forma sintaksore ato forma gramatikore që shprehin raporte varësie (nënrenditjeje) midis fjalëve në togfjalësh ose në fjali dhe me forma josintaksore format e fjalëve që nuk lidhen me shprehjen e raporteve sintaksore, por me kuptime gramatikore që pasqyrojnë marrëdhënie nocionesh brenda fjalës, si të themi, një raport të fjalës me vetveten (F. Agalliu, R. Memushaj, M. Reso, Hyrje në gjuhësi, Tiranë, 1986, f. 283 284). 2 S. Frashëri, Shkronjëtore e gjuhësë shqip, f. 73. 3 Është fjala për mbiemrat e emërzuar, që Samiu thotë se janë të çquarë. 17

vjen nga emra, si p.sh.: i-leshtë (lesh), i-artë (ar); nga folje: i-hapëtë (hap), i-mbyllëtë (mbyll); nga numërorë: një, dy, tre; prej ndajfoljesh: i-fortë (fort), i-mirë (mirë), dhe miemërat e ngjitura (mbiemrat e përbërë), si p.sh.: sy-zi, jetë-madh, faqe-kuqe etj. 1 Do vënë në pah, gjithashtu, se autori i kësaj gramatike është ndër të parët që thotë se të gjithë përgjysmorëtë (pjesoret) janë mbiemra, si i-dashurë (dashur), i-lëvduarë (lëvduarë), i-grëmisurë(i grëmisurë), i larë - e larë, të larë - të lara (geg. i lanë - të lana); i nxjerrë - e nxjerrë, të nxjerrë - të nxjerra (nxjerrë) etj. Me interes është për t u vënë në pah se te kapitulli i foljes, autori trajton në një paragraf pjesoren, ku, ndër të tjera, thotë: Për përgjysmësinë (pjesoren, nënvizimi ynë) s kemi të themi shumë fjalë përveç që më nj anë është folje, më nj anë miemërë; me tjatërë fjalë: bëhet prej foljeje edhe ruan shënimin e foljesë, po përdoretë si miemërë. 2 Me intuitën e një gjuhëtari të rryer, Samiu është i pari dijetar që prek anën semantike të mbiemrave prejpjesorë, jo pse i njohu foljes aftësinë për të formuar mbiemra, sepse një gjë e tillë ishte e njohur para tij, por sepse vuri në dukje se pjesorja e foljes te mbiemri vazhdon të ruajë kuptime semantike foljore, dmth. si mbiemër fiton sema të reja mbiemërore, duke ruajtur sema të klasës nga ka ardhur. Ky dijetar na ka lënë edhe shumë terma gramatikorë, që gjëllijnë edhe sot në gjuhësinë tonë, p.sh.: mbiemër, (miemërë), ndajfolje (mifolje), nyje (nyja), e pashquar (e paçquame), i çquam (i shquar), i nyjshëm (i nyjshim), i panyjshëm (i panyjshim), lakim (përkthesë), pjesore (pjesëtore, përgjysmës), rënje (rasë), shumës (shumës) etj. Të gjithë këta terma dhe shumë të tjerë janë krijime të Samiut (shih: Fjalët e shkronjëtoresë, f. 283 291). Duhet vënë në dukje se, në dallim nga Kristoforidhi, Samiu nuk i shqyrton fare shkallët e mbiemrave dhe na thotë mendja se një gjuhëtar si ai duhet ta ketë njohur kategorinë e shkallës së mbiemrave, por mund të jetë një anashkalim i çështjes. Samiu nuk e trajton as nyjën e prapme. Por me plot gojën mund të themi se arritjet dhe cilësitë e gramatikës së Samiut nuk do të arrijnë t i kalojnë edhe shumë gramatika, të cilat do të botohen më vonë. Ndikimi i kësaj vepre do të jetë i dukshëm dhe i madh tek autorët e gramatikave të mëvonshme. 1.4 Disa gramatika të rëndësishme të pjesës së parë të shek. XX Një gramatikë tjetër interesante është ajo e Gjergj Pekmezit me titull Grammatik der albanesischen Sprache (Gramatika e gjuhës shqipe), e botuar në Vjenë më 1908. Ky studiues shqiptar arrin të botojë një gramatikë të sistemuar mirë, me kritere shkencore për kohën, të ilustruar me shumë shembuj, që e bën veprën më të kapshme dhe konkrete për lexuesin. Autori, te mbiemri, fillimisht shqyrton nyjën e përparme, duke theksuar se karakteristikë e mbiemrave të gjuhës shqipe është nyja e përparme, e cila nuk ka ndikim në formimin e shquarsisë së mbiemrave, por prania e saj është e domosdoshme. Nyjat e 1 S. Frashëri, Shkronjëtore e gjuhësë shqip, f. 85. 2 Po aty, f. 267. 18

përparme të mbiemrave për rasën emërore, sipas autorit, janë: i (m.), e (f.) dhe të (as.), të cilat më pas i lakon nëpër rasa dhe jep një pasqyrë të plotë (në gjini dhe numër). Në vijim shtjellon formimin e gjinisë së mbiemrave duke u mbështetur në tingullin fundor të temës së mbiemrit. Sipas tij, një grup i mbiemrave mashkullorë, të cilët dalin me tingullin fundor në -ë, e formojnë gjininë femërore (vetëm duke ndryshuar nyjën e përparme i në e), p.sh.: i mirë (geg. i mir) e mirë (geg. e mir), i bardhë (i bardh) e bardhë (e bardh), i bukurë e bukurë 1 etj. Një grup tjetër i mbiemrave mashkullorë që përfundojnë me bashkëtingëllore, e formojnë, sipas autorit, gjininë femërore duke marrë mbaresën -e, p.sh.: i dishëm e dishme (weise), i kuq e kuqe (rot), i madh e madhe (groß) etj. Kurse një tufë tjetër syresh, sipas tij, që dalin me veçori të tingujve fundorë të mashkullorëve dhe të mbaresës së femërorëve (këtu është fjala për formimet e parregullta Xh. B. ), e bëjnë gjininë ndryshe, p.sh.: i ri - e re, i zi e zezë etj. 2 Sipas Pekmezit, pa artikuj dalin mbiemrat ndajfoljorë, b.f. mirë, fort. Një paragraf të shkurtër u kushton autori mbaresave të shquarsisë (Die Bildung der bestimmten Form). Ai thotë: forma e shquar e mbiemrave formohet, ashtu si formohet shquarsia e emrave; për gjininë mashkullore i/u, kurse për gjininë femërore ë > -a ose e > -ja dhe jepen disa shembuj: m. i mirë i miri (tr. e shquar), f. e mirë e mira (e shquar), m. i dishëm i dishmi, f. e dishme e dishmja; i kuq i kuqi, e kuqe e kuq(ë)ja; i zi i ziu, e zezë e zeza; i ri i ri, e re e reja etj. 3 Kurse gjinia asnjanës thotë se formohet nga nyja të, p.sh.: të mirëtë, të ritë etj. Duke folur për formë të shquar të mbiemrave, Pekmezi pranon në të vërtetë se mbiemri ka kategorinë e shquarsisë, çka tregon se nuk arrin të kuptojë që në këto raste nyja, duke u shtuar mbiemrave një semë, i kthen ata në emra, dmth. nuk kemi më mbiemra, po kemi emërzim të mbiemrave. Për formimin e numrit shumës, autori i kësaj gramatike thotë se është shumë i thjeshtë në shqipe. Sipas tij, shumësi i mbiemrave është shumë i ngjashëm me shumësin e emrave, p.sh. i mirë të mirë, e mirë të mira; i dishëm të dishëm, e dishme të dishme; i bukur të bukur; i hapur të hapur (geg. i hapun të hapun); i kuq të kuq, e kuqe të kuqe etj. Veçori për formimin e numrit shumës, sipas Pekmezit, paraqet një grup mbiemrash tema e të cilëve ndiqet nga -inj, -enj, si: i zi të zes (të zezë), e zezë të zeza; i ri të rinj, e re të reja; i keq të këqij, e keqe të këqija; i madh të mëdhenj, e madhe të mëdha; i vogël të vegjël, e vogël të vogla etj. 4 Në vijim, në një paragraf të gjatë trajtohet lakimi i mbiemrave në numrin njëjës dhe në shumës, në gjininë mashkullore, femërore dhe asnjanëse, p.sh.: N. i bardhë, G.D. Abl. të bardhë, Ak. të bardhë, Lok. të bardhë; N. i bardhi, G.D.Abl. të bardhit, Ak. të bardhin, Lok. të bardhët etj. 5 Po ashtu, do vënë në dukë, se autori i kësaj gramatike i ndan mbiemrat në dy grupe sipas kriterit sintaksor, në mbiemra atributivë dhe predikativë. Është ndër të parët studiues që jep një klasifikim të tillë për mbiemrin. Sipas Pekmezit, mbiemrat janë në 1 Autori thotë se në këtë grup hyjnë edhe pjesorët e foljeve me -ur(ë)/-un. 2 Gj. Pekmezi, Grammatik der albanesischen Sprache, Wien, 1980, f. 105. 3 Po aty, f. 105. 4 Po aty, f. 106. 5 Po aty, f. 107 115. 19

funksion atributiv kur qëndrojnë pas një emri 1, pra kur përcaktojnë një emër brenda sintagmës emërore, si p.sh. gra të mira gute Frauen dhe në funksion predikativ kur plotësojnë kuptimin e një foljeje, p.sh. gratë janë të mira die Frauen sind gut 2. Siç shihet, mbiemri e mirë në rastin e parë del në funksion atributiv, kurse i vetëm pas foljes del në funksion predikativ. Pasi trajton këtë çështje sintaksore të mbiemrave, në vijim të këtij paragrafi trajtohet lakimi i sintagmave emërore [emër + mbiemër] dhe [mbiemër + emër]. Pasqyra e lakimit jepet në të gjitha gjinitë, në dy numrat dhe në trajtën e shquar dhe të pashquar. Ja disa shembuj të lakimit (po japim vetëm rasën emërore), p.sh.: mal i lartë, mali i lartë; male të lartë 3, malet e lartë ose i lartë mal, i larti mal; të lartë male, të lartët male etj. 4 Te trajtimi i shkallëve, autori, shtjellon formimin e krahasores, e cila formohet me anë të pjesëzave se, nga, më dhe të sipërores, e cila formohet me anë të ndajfoljeve shumë, fare, fort, tepër, mjaft etj. Ja disa shembuj: këjo shtëpi është më e lartë se ajo; këjo shtëpi është më e larta (geg. kjo shpi asht ma e nelta). Sipas autorit të kësaj gramatike, numërorët mund të jenë edhe mbiemra edhe emra, sikurse edhe disa lloje të përemrave, p.sh.: një, dy, tre/tri; i parë / i pari, i dytë - i dyti etj., duke pranuar në mënyrë implicite dukurinë e emërzimit. Atë që nuk e bën te kreu i mbiemrave, Pekmezi e trajton te kreu Disa vërejtje për mënyrën e fjalëformimit, ku, ndër të tjera, jep disa të dhëna për formimin e mbiemrave të prejardhur. Sipas Pekmezit, me prapashtesat -shëm, -çëm formohen mbiemra nga emra dhe pjesore të foljeve, p.sh.: i mentshëm (mend), i ndritshëm (ndrit), i dishëm (di) etj. 5 Për një grup tjetër mbiemrash vihet në dukje se formohen nga rrënja foljore me anë të prapashtesës fjalëformuese -m, p.sh.: i majm (macht fett), geg. i pim tosk. i pirë (getrunken); me prapashtesën -të, sipas autorit, formohen mbiemra edhe nga emra, p.sh.: i gurtë (vom Stein), i pambuktë, (baumwollen), i leshtë (wollen), i florintë (golden), i artë (von ar), i hekurt (eisern); nga folje: i thatë (troken), i mbitë (erstarrt), i ngrirë (mache frieren), i ngrohtë (warm), i ftohtë (kalt) etj. 6 Ky autor, ashtu si Samiu e të tjerë, mbiemrat i ndan në të pashquar dhe të shquar, dmth. mbiemri është i pashquar kur nuk merr nyjën e prapme, kurse mbiemri me nyjë të prapme konsiderohet i shquar, p.sh.: i mirë i miri, e mirë e mira; i zi i ziu, e zezë e zeza; i kuq i kuqi, e kuqe e kuq(e)ja; i ri i riu, e re e rēja etj. 7, p.sh.: i lartɛ mál (unbestimmt i pashquar ), i larti mál (bestimmt); e lartɛ majɛ e larta majɛ 8. Pse ngatërrohet në këtë pikë autori nuk e kemi të qartë. Mirëpo ai ishte i vetëdijshëm se këta mbiemra, kur marrin mbaresën -i ose -a në njëjës e po kështu edhe në shumës, janë thjesht si emra. Mirëpo në pasqyrën e lakimit të mbiemrave si në njëjës, ashtu edhe në shumës i ndan mbiemrat në të pashquar dhe të shquar. Kur mbiemri merr mbaresë ashtu 1 Po aty, f. 116. 2 Po aty, f. 116. 3 Emrin ambigjen male te sintagmat emërore b.f. male të lartë, të lartë male, autori e përcakton nga mbiemri i gjinisë mashkullore. 4 Po aty, f. 117 119. 5 Po aty, f. 224. 6 Po aty, f. 224 225. 7 Po aty, f. 105. 8 Po aty, f. 118 119. 20

si emri fiton një semë emërore dhe merr kategoritë gramatikore të emrit. Në këtë rast, qoftë para emrit, qoftë i vetëm kryen funksionet e emrit, p.sh. E. i mir-i (djalë), Gj. i të mir-it (djalë), Dh. të mir-it (djalë), K. të mir-in (djalë), Rr. prej të mir-it (djalë). Siç shihet, mbaresat rasore të emrit djalë që del i pandryshueshëm gjatë paradigmës, i merr mbiemri i mirë. Kjo tregon se mbiemri kalon në kategorinë leksiko-gramatikore të emrit. Nga kjo lajthitje nuk shpëton as Pekmezi dhe autorë të gramatikave të mëvonshme. Në këto raste kemi të bëjmë me mbiemra të substantivuar, të cilët fitojnë kategoritë leksiko-gramatikore të emrit dhe kryejnë funksionet sintaksore në fjali si emrat (nënvizimi ynë). Një gjë tjetër që na ka rënë në sy te kjo gramatikë, është mosdefinimi i mbiemrit, pra autori nuk jep një përkufizim se ç është mbiemri. Nga sa shtjelluam, mund të themi se Pekmezi i ka trajtuar mjaft mirë për kohën problemet gjuhësore të shqipes. Gjatë trajtimit të mbiemrave, ai shpeshherë jep krahasime në mes të toskërishtes dhe gegërishtes, që e bën veprën më gjithëpërfshirëse. Menjëherë pas gramatikës së Pekmezit, në Shkodër botohet nga Anton Xanoni Gramatika shqype (1909) për shkollat shqipe. Vepra është e shkruar në dialektin e gegërishtes e shoqëruar me ca elemente aty-këtu të toskërishtes. Te kreu për mbiemrin, autori shqyrton, nyjën 1, numrin, gjininë, rasën, formimin dhe shkallët e mbiemrit. Po në këtë krye, ai flet edhe për mbiemrat numërorë. Kjo vepër del relativisht mirë e sistemuar për kohën kur është botuar, por ka edhe lajthitje sidomos te nyjat. Për mangësitë e pasaktësitë ishte i ndërgjegjshëm autori. Një vlerësim kritik e jep edhe Selman Riza, i cili, ndër të tjetra, thotë: Në konkluzion, do të konstatojmë se, në trajtimin e pronorëvet Xanoni ka qenë ose riprodhues i thjeshtë i Samiut, ose inovues në përgjithësi jo dorëmbarë... Xanoni, në çështjen e nyjshmërisë së pronorëvet të prapandejtuar dhe në punë të përdorjes së nyjë-pronorit, ka treguar një farë lëkundjeje dhe bile një farë pasigurie në ndenjën e tij gjuhësore 2. Sido që të jetë, kjo gramatikë ka peshën dhe rëndësinë e vetë në historinë e gramatologjisë shqiptare. Mbiemri trajtohet edhe te Gramatika shqipe e dialektit të gegërishtes jugore (1913) e Gustav Vajgandit 3, por te kjo vepër mbiemri ceket fare shkurtimisht, ndërkohë që disa klasave të tjera u bëhet një trajtim shumë më i gjerë. Për arsye se në këtë vepër nuk ka ndonjë gjë të re sa i përket mbiemrit, nuk do të ndalemi në të. Në vitin 1927, I. D. Sheperi boton veprën me titull Gramatika dhe Sindaksa e gjuhës shqipe (Vlorë, 1927). Kjo vepër i shpie më përpara zhvillimet në fushën e gramatikës së shqipes, e cila, ashtu si gramatika e Samiut, do të ushtrojë ndikim të jashtëzakonshëm në gramatikat që do të botohen më vonë. Kjo është një vepër e sintetizuar mjaft mirë e shoqëruar me analiza dhe shembuj të shumtë (në toskërishte dhe herë-herë edhe në gegërishte), që e bëjnë, pas gramatikës së Samiut, një nga gramatikat më të mira të shqipes të hartuara para Luftës II dhe, për këtë arsye, një libër me shumë vlerë për studiuesit. Autori fillon me pjesët e ligjëratës, të cilat i ndan në të ndryshueshme dhe të pandryshueshme. Te të parat përfshin nyjën, emrin, mbiemrin, 1 Te kreu Përmbi artikullin (f. 44 50), Xanoni nuk i trajton fare nyjat e prapme, të cilat Samiu i kishte shtjelluar me mjeshtri. 2 S. Riza, Vepra të zgjedhura, ASHSH, Tiranë, 2009, f. 721 722. 3 G. Weigand, Albanesische Grammatik im Sudgegischen Dialekt (Durazzo, Elbasan, Tirana), Leipzig, 1913. 21