VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME

Similar documents
NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE VEÇORIT E SAJA

Elasticiteti i ofertes dhe kerkeses


Çështje të emërtimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona

Analiza Statistikore. Ligjërata e 10. Regresioni linear i thjeshtë II. Qëllimet e mësimit. Në këtë ligjëratë ju do të mësoni:

Përjashtimi nga përgjegjësia:

FINANCAT E KORPORATAVE

Zbatimi i modeleve dhe metodave

ORIGJINA E GJYQËSISË KUSHTETUESE: ASPEKTEFILOZOFIKE TEORIKE

Indeksi i çmimeve/ vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare*

Republika e Kosovës Republika Kosova / Republic of Kosovo Qeveria / Vlada / Government MINISTRIA E DREJTËSISË MINISTARSTVO PRAVDE MINISTRY OF JUSTICE

RAPORT EKSPERTIZE MJEDISORE ne ALBACO SHOES ShPK - Tirane

Raport Vlerësimi. Shqyrtimi i tetë i tarifave të energjisë elektrike ETR8 ( )

7. TRANZISTORËT E FUQISË

Qarqet Digjitale Sekuenciale Dispencë (Version jokompletë)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

ELEMENTET E PROBABILITETIT

Lenda : Kontabiliteti Financiar Departamenti : Kontabilitet dhe Financa. Msc. Valdrin Misiri

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER)

ANALIZA E SERIVE KOHORE PËR PARASHIKIMET EKONOMIKE ME ANË TË METODAVE SASIORE DHE INTELIGJENTE

to the RIGHTS of PERSONS ABILITIES of KOSOVA

Deformimet e Sinjalit

Përgatitja e metodologjisë për M&V e kursimeve të energjisë- zhvillimi i metodave nga poshtë-lartë

Persistenca e inflacionit në Shqipëri

Analiza e sinjaleve nga qarqe elektronike që operojnë në mënyrë kaotike dhe përdorimi i tyre për sigurinë e komunikacionit

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA

TIPARET ABSURDISTE NË VEPRËN DRAMATIKE TË SAMUEL BEKETIT

3.4. Vizualizimi interaktiv i analizës komplekse

HULUMTIMI EMPIRIK I PASIGURISË SË PARASHIKIMIT ME SIMULIMIN MONTE CARLO. Altin Tanku Elona Dushku Kliti Ceca* -1-

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA

NUMERICAL SOLUTION FOR A WAVE EQUATION WITH BOUNDARY DAMPING

Copyright. Sanie DODA

NJË TRANSFORMIM THYESOR LOKAL α INTEGRAL DHE APLIKIME TË TIJ

Kthimi dhe Risku. Objektivat e Kreut. Drejtim Financiar Saimir Sallaku Lektor. Kreu 7

MBËSHTETJA HARDUERIKE

AKTET ISSN SILVANA MUSTAFAJ a, PARASHQEVI RRAPO a, ALBINA BASHOLLI a, BRUNILDA GJINI a. AKTET VI, 1: 86-90, 2013

Të drejtat e autorit 2013 Arian Lako

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR

Roli i Kursit të Këmbimit në Modelet e Tregtisë Ndërkombëtare: A Plotësohet Kushti Marshall-Lerner në Rastin e 13 (72)

RAPORT VJETOR I SIGURISË 2012

DINAMIKA E SISTEMIT ME RREGULLIM

A METHOD FOR KINEMATIC CALCULATION OF PLANETARY GEAR TRAINS NJË METODË PËR LLOGARITJEN KINEMATIKE TË TRANSMISIONEVE PLANETARE

DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ANALIZIMI I KËRKESËS PËR KARTË KREDITI NË SHQIPËRI

Variabla e rastit dhe shpërndarjet e. probabilitare

Raportimi Financiar i Avancuar Advanced Financial Reporting

Linguistics. Elementet folklorike të Mitrush Kuteli dhe Nikolaj Gogoli si formë interteksti. Rovena Vata Arburim Iseni. Abstract

AKTET ISSN DAFINA KARAJ a, MAJLINDA VASJARI b, PRANVERA LAZO b, ARBEN MERKOÇI c

Inxh.dip.el. Teki Rraci & Inxh.dip.el.Jusuf Qarkaxhija

Momente krize. Gil Caroz

NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE

KADARE S NEWLY-FORMED WORDS WITH THE SUFfiX SHËM FJALËT E KRIJUARA NGA KADAREJA ME PRAPASHTESËN SHËM

PARAMETRA TE RENDESISHEM TE PUNES SE AMPLIFIKATOREVE

Zyra e Rregullatorit për Energji Rregulla për vendosjen e çmimeve të gjenerimit (Rregulla për Çmimet e Gjenerimit)

MODELE STRUKTURASH ALGJEBRIKE TERNARE GJEOMETRINË PROJEKTIVE

M a n u a l I PERDORIMIT PËr aplikimin online. TË sistemit elektronik patentë shoferët DATAPROGNET

FJALIA PYETËSE NË GJUHËN SHQIPE

QUEEN BEE TESTING BASED ON THE LARVAE GRAFTING TECHNIQUE TESTIMI I MËMAVE TË BLETËVE BAZUAR NË TEKNIKËN E SHARTIMIT TË LARVAVE

BELBËZIMI DHE AFTËSITË KOGNITIVE 1

Punoi : Esion Shyti UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE DEGA: INXHINIERI FIZIKE

Adresari I OJQ-ve për Evropën Juglindore. Adresari dhe Rezultatet e Analizës të Organizatave Mjedisore të Shoqërise Civile ne Ballkanin Perëndimor

Tema e Disertacionit: NDËRTIMI DHE ANALIZA E MODELEVE STATISTIKE PËR STUDIMIN E HOMOGJENITETIT TË BASHKËSISË ME NDIHMËN E SHPËRNDARJEVE ASIMPTOTIKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS ERIND BEDALLI DISERTACION

Menaxhimi i Performancës

Kapitulli 9. Të Hyrat dhe Shpenzimet. AD dhe Outputi në Ekuilibër. Hyrje 4/4/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

AKTET ISSN BEDRI DURMISHAJ, SYLEJMAN HYSENI Universiteti i Prishtinës, FXM PI-Mitrovicë 40000, KOSOVË

ANALIZË E GJENDJES SË TANISHME NË EDUKIM PARASHKOLLOR NË KOSOVË

AN APPLICATION OF LOGISTIC REGRESION FOR EVALUATING TEACHING PRACTICES NJË ZBATIM I REGRESIT LOGJISTIK PËR VLERËSIMIN E PRAKTIKËS SË MËSIMDHËNIES

Programi i Investimeve Prioritare Mjedisore për Europën Juglindore (PEIP) Strategjitë për Reformë

BORA BIMBARI MODELIMI I SISTEMEVE HIBRIDE TЁ RUAJTJES DHE PЁRPUNIMIT TЁ INFORMACIONIT PUNIM DOKTORATE. Udhëheqës shkencor: Prof. Dr.

VLERËSIMI I AKTIVITETIT TË TRAJNIMIT NË ORGANIZATAT E SHËRBIMIT NË SHQIPËRI

LEKSIKU APELATIV E ONOMASTIK NË MAKRO E MIKROSTRUKTURËN E FJALORËVE SHPJEGUES E DYGJUHËSH TË SHQIPES

MREKULLITË E KURANIT. Me të vërtetë Kurani është shpallje e Zotit të botëve. (Esh-Shu ara 192) HARUN JAHJA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PRISHTINË 1970 MCMLXX. Mr. sc. Ahmet Shala

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Tel:

PAST YEARS OLYMPIAD PROBLEMS

SHQYRTIME TË RACIONALIZMIT NË EPISTEMOLOGJI

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT DISERTACION. Paraqitur nga: IDLIR DERVISHI

Kontabiliteti Menaxherial Zgjidhjet

I. Profili ekzistues urban-arkitektonik Zona urbane Qendra ULPIANA

ROLI I KURRIKULËS MËSIMORE NË NXITJEN E MENDIMIT KRITIK TË NXËNËSVE

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

PROGRAMI I STUDIMIT: Statistikë dhe Kërkime Operacionale TEZË DOKTORATURE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE

MODEL REFERENCE ADAPTIVE CONTROL OF PERMANENT MAGNET SYNCHRONOUS MOTOR KONTROLLI ADAPTIV ME MODEL REFERIMI I MOTORIT SINKRON ME MAGNET PERMANENT

RAPORTI VJETOR 2015 MBLEDHJEN E KUVENDIT TË STIKK. 24 Mars, 2016 Ora 09:00. Përgatitur për

COMBINING ABILITY FOR EAR LENGTH AND ROW NUMBER OF SOME MAIZE HYBRID COMBINATIONS (Zea mays L.)

Reshjet Atmosferike. Atmosphere. Atmosfera. Shtresat e atmosferës

Universiteti Aleksander Moisiu, Durres. Lektore me kohe te plote (staf i brendshem) Lektore ne lenden Algjeber, Matematike, Matematike e Zbatuar

MONITORIMI GJENDJES MJEDISORE TË ZONAVE VERIORE DHE LINDORE TË SHQIPËRISË NËPËRMJET MONITORIMIT TË AJRIT DUKE PËRDORUR MYSHQE SI BIOINDIKATORË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I FIZIKËS DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Dëshmia e një projektuesi që ka qenë duke punuar nuk është e vështirë

Sensorët dhe Interfejsët

UNIVERSITETI I TIRANËS

ROLI I KAPITALIT EKONOMIK DHE VLERËS EKONOMIKE TË SHTUAR NË VLERËSIMIN E GJENDJES FINANCIARE TË BANKAVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MATEMATIKË, STATISTIKË, INFORMATIKË E ZBATUAR.

Transcription:

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME Msc. Teuta BEKA, PhD cand. * VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme detyruese e cila si e tillë rregullon marrëdhëniet e caktuara civilo-juridike dhe njëherazi është ndër kontratat më specifike në qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve. Me vetë faktin se në mes palëve krijohen marrëdhënie të përhershme detyruese, e bënë që kjo kontratë të jetë mjaft komplekse. Karakteristikat e kësaj kontrate si: kohëzgjatja e papërcaktuar e kontratës, kërkesat dhe obligimet në mes palëve të cilat vazhdimisht ndryshojnë, mospërmbushja e jo e rregullt e detyrimeve, sjellin për pasojë deri tek prishja e raporteve kontraktuese, e me këtë edhe zgjidhjen e kontratës. Në legjislacionin e mëparshëm në Kosovë Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është rregulluar në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin. Duke pas parasysh kohën e fushëveprimit të këtij ligji dhe marrëdhëniet shoqërore - ekonomike që kanë mbretëruar në atë periudhë kohore, zbatueshmëria praktike e kësaj kontrate ka qenë mjaft e vogël, pasi që kjo kontratë më tepër përfshin elemente të drejtës detyrimore e më pak të asaj trashëgimore. Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve këtë çështje nuk e ka rregulluar në formë të veçantë, mirëpo gjatë implementimit të kësaj kontrate palët kryesisht kanë shfrytëzuar parimet e përgjithshme të ligjit në fjalë. Prandaj, rregullimi jo i plotë i kësaj kontrate në legjislacionin tonë shkakton probleme dhe polemika të shumta tek zbatuesit e ligjit. Mirëpo, me zhvillimin e hovshëm të ekonomisë dhe ndryshimin e raporteve sociale në shoqëri edhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme gradualisht fillon të ketë rëndësi të veçantë në drejtën bashkëkohore, e sidomos në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Kjo kontratë përveç * Autorja është mësimdhënwse në Kolegjin Evropian Juridica, dhe avokate 25

Msc. Teuta BEKA rëndësisë ekonomike që ka, ajo ka edhe karakter moral që e bënë specifike dhe të veçantë nga kontratat tjera. Prandaj, shtruarja e kësaj teme është e rëndësisë së veçantë, e cila si e tillë duhet të trajtohet me përkushtim të madh nga ana e doktrinës juridike, ku destinacioni i fundit do të ishte zbatimi praktik i saj në qarkullimin juridik të të mirave materiale. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e cila rregullon marrëdhëniet juridiko-civile nga e drejta e detyrimeve me elemente plotësuese nga e drejta trashëgimore. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë në të cilën njëra palë kontraktuese obligohet të mbajë dhe të kujdeset për palën tjetër gjerë në fund të jetës, ndërsa kontraktuesi tjetër është i obliguar që një pjesë të pasurisë apo tërë pasurinë të ia kaloj kontraktuesit të parë. Pra, kjo kontratë është kontratë e dyanshme detyruese, ku në mes palëve kontraktuese lindin të drejta dhe obligime të ndërsjella. Zhvillimi historik i marrëdhënieve kontraktuese është rezultat i zhvillimit ekonomik dhe i qarkullimit të të mirave materiale me një shpejtësi dhe racionalitet të madh, të cilat krijuan bazë për lindjen e tyre 1. Kështu, krahas zhvillimit të marrëdhënieve juridiko-civile kemi edhe kodifikimin e normave juridike mbi rregullimin ligjor të kontratave, si disiplinë juridike e detyrueshme për palët kontraktuese Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme zanafillën e saj e ka në shoqërinë feudale. Me shfaqjen e pronës private, punimi i tokës bujqësore nga individi si dhe pamundësia e personave të moshuar në punimin e tokës, ishin arsyet e lindjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme. Për herë të parë instituti i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme u shfaq në disa shtete të Evropës. Ajo njihej në formë të emërtimit arfsal (humbja e pavarësisë personale me dhënien e tërë pasurisë), në shtetet skandinave si seelgabe (dorëzimi dhurimi i shpirtit), ndërsa në shtetin gjerman kemi dhurimin e pasurisë institucioneve fetare, si: kishave, manastireve 2. Më vonë në disa shtete si Italia, Zvicra dhe Gjermania për herë të parë lajmërohen Entet qytetare apo institucionet spitalore për përkujdesjen dhe strehimin e përhershëm të personave të moshuar në këmbim të pasurisë së tyre 3. Zanafilla e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme në vendet e Gadishullit Ballkanik do të shfaqet për herë të parë në fund të shekullit XIV dhe fillim të shekullit XV. Kështu, pronarët e sipërfaqeve të mëdha të 1 Dr. Mehdi J. Hetemi, E drejta me njohurit themelore të së drejtës afariste, 2002, f. 224. 2 Mr. Ubavić Milenko, Ugovor o doživotnom izdržavanju, 2004, f. 9 3 Po aty, f. 10. 26

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME tokave duke i dhuruar manastireve pasuri të paluajtshme, flori dhe sende të tjera me vlerë, arrinin të sigurojnë mbajtje të përhershme për vete, familjen e tyre apo edhe për personat e tretë. Shumë Kodet civile të shteteve të ndryshme këtë çështje nuk e trajtojnë në mënyrë të veçantë. Kështu, Kodi Civil francez nuk njeh Kontratën mbi mbajtjen e përjetshme, edhe pse kjo çështje është e rregulluar në formë të rentës së përjetshme, si formë e posaçme e kontratës së detyrimeve. Në fillim të shekullit XX në Evropë do të kemi zhvillimi të hovshëm të industrisë dhe ndryshim të raporteve shoqërore - ekonomike brenda për brenda vetë shoqërisë. Dyndjet e mëdha të popullsisë, sidomos e rinisë nga fshati në qytet, zhdukja graduale e familjeve të mëdha dhe lindja e familjeve celulë, zhdukja e parimeve të përgjegjësisë morale mbi kujdesin ndaj personave të moshuar, ishin shkëndijat e para të lindjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme. Përmes kësaj kontrate gjenerata e vjetër duke hyrë në raporte kontraktuese sipas rregullës unë pasurin time e t i kujdesin dhe mbajtjen, arrinin që vetës apo personit të tretë t ia siguronin një pleqëri të qetë. Prandaj, shumë shtete të zhvilluara duke parë problemet të cilat mund të lindin si pasoj e çrregullimit të ekuilibrit shoqëror brenda vetë shoqërisë, filluan rregullimin legjislativ të kësaj fushe. Sot, kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në shumë shtete rregullohet në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin, Ligjit mbi detyrimet apo sipas Kodit Civil. Kështu, dispozita ligjore për këtë kontratë kanë: Ligji mbi Detyrimet i Zvicrës, neni 516-529; Kodi Civil Italian nenet1861-1871; Kodi Civil Gjerman nenet 759-761; Kodi Civil i Shqipërisë nenet 1065-1073 4. Tek ne kjo çështje ka qenë e rregulluar përmes institutit të së drejtës trashëgimore, duke mos anashkaluar as rregullat e përgjithshme të cilat dalin nga e drejta detyrimore edhe pse në veçanti ne asnjë dispozitë nuk rregullohen raportet kontraktuese të cilat dalin me rastin e lidhjes së kontratës mbi mbajtjen e përjetshme. Në Kosovë dhe në regjionin e vendeve të ish Jugosllavisë, pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore dhe vendosjes së sistemit komunist, pronat private u tjetërsuan dhe kaluan në pronë shoqërore nën administrimin e shtetit. Prandaj, rregullimi i marrëdhënieve kontraktuese në kuadër të kësaj fushe ka qenë i pamundur të realizohet. 4 Prof. dr. Alajdin S. Alishani, E drejta e detyrimeve, Pjesa e veçantë, Prishtinë, 2002, f. 302. 27

Msc. Teuta BEKA Ligji mbi trashëgimin i vitit 1955, për herë parë bënë rregullimin e raporteve në mes të individëve lidhur me kalimin e pronësisë nga marrësi i mbajtjes në dhënësin e mbajtjes, përmes institutit e cila në të drejtën ish Jugosllave është quajtur kontrata mbi jetën, punën dhe pasurinë e përbashkët apo kontrata mbi trashëgimin 5. Në Kosovë, në vitin 1974 fillon zbatimi i Ligjit të ri mbi trashëgimin. Në kreun e katërt të këtij ligji, nga neni 105 110, i dedikohet Kontratës mbi ushqimin e përjetshëm. Në këto dispozita ligjdhënësi bënë rregullimin e raporteve kontaktuese në mes dhënësit të ushqimit dhe marrësit të ushqimit. 1. Kuptimi i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme detyruese e cila rregullon raportet juridiko-civile nga e drejta kontraktuese me elemente të së drejtës trashëgimore. Kjo kontratë lidhet në mes të dhënësit të mbajtjes dhe marrësit të mbajtjes, në bazë të së cilës dhënësi i mbajtjes merr obligim ndaj marrësit të mbajtjes apo personit të tretë, të kujdeset gjerë në fund të jetës së tij dhe pas vdekjes të varroset sipas dokeve të tija, ndërsa marrësi i mbajtjes detyrohet që dhënësit të mbajtjes t ia bartë ndonjë send të caktuar apo të drejtë pasurore. Obligimet e dhënësit të mbajtjes si palë kontraktuese në këtë kontratë janë: dhënia e ushqimit dhe veshmbathja, dhënia e të hollave për nevojat personale, kujdesi shëndetësor, kujdesi për jetën e tij kulturore, pas vdekjes varrimi sipas dokeve dhe zakoneve të vendit të tij. Marrësi i mbajtjes në këmbim të gëzimit të këtyre të drejtave ka obligim që dhënësit të mbajtjes të ia kaloj një pjesë të pasurisë apo tërë pasurinë, varësisht se si është arritur marrëveshja në mesë palëve kontraktuese. Realizimin e kësaj të drejte (bartjen e të së drejtës së pronësisë) dhënësi i mbajtjes do ta realizoj pas vdekjes së marrësit të mbajtjes. Gërshetimi i elementeve nga e drejta detyrimore dhe trashëgimore, e bënë këtë kontratë më komplekse se kontratat tjera që rregullojnë raportet kontraktuese. Prandaj, kuptimi i kontratës për mbajtje të përjetshme duhet të shikohet nga këndvështrimi i së drejtës detyrimore dhe të drejtës trashëgimore, e cila si e tillë edhe duhet të trajtohet. Në të drejtën tonë pozitive kjo çështje është rregulluar në kuadër të drejtës trashëgimore, prandaj edhe formulimi i kuptimit të kësaj kontrate është bërë varësisht nga periudhat e caktuara shoqëroro - ekonomike. 5 Dr. Borislav T. Blagojević, Nasledno pravo FNRJ s osvrtom na prava drugih država, 28 Beograd, 1958, f. 11

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME Kështu, në Ligjin mbi trashëgimin e vitit 1955, kjo kontratë është definuar si: Kontrata mbi jetën, punën dhe pasurinë e përbashkët apo Kontratë mbi trashëgimin. Në bazë të këtij ligji kjo kontratë kualifikohej si kontratë mbi tjetërsimin e pasurisë së marrësit të mbajtjes në shkëmbim të ofrimit të shërbimeve të caktuara nga dhënësi i mbajtjes, si dhe fitimi i pronësisë pas vdekjes së marrësit të mbajtjes. Pra, këto kontrata janë të karakterit jurdiko-detyrimor, të cilat rregullohen duke u bazuar në të drejtën detyrimore 6. Në Ligjit mbi trashëgimin të KSA të Kosovës, të vitit 1974, kjo kontratë është emërtuar si Kontratë mbi ushqimin e përjetshëm me të cilën një kontraktues obligohet të ushqej tërë jetë kontaktuesin tjetër ose ndonjë person të tretë, e në të cilën kontraktuesi tjetër deklaron se i lë tërë pasurinë e tij ose një pjesë të saj 7. Në këtë ligj ligjdhënësi në mënyrë të plotë bënë rregullimin e raporteve kontaktuese në mes palëve, si dhe parasheh legjitimimin e kësaj kontrate nga ana e gjykatës dhe regjistrimin e kontratës në librat publike kadastrale 8. Me këtë kontratë bëhet tjetërsimi i sendeve të paluajtshme të ushqim marrësit pas vdekjes së tij, si dhe detyrimi i ushqim dhënësit që të kujdeset gjerë në vdekjen e tij. Në kujdesie të tillë përfshihet: strehimi, ushqimi, veshmbathja, kujdesi mjekësor, varrosja sipas traditave të ushqim marrësit etj. Detyrimi i kalimi të pronësisë së sendeve të paluajtshme nënkupton kalimin e tërësishëm apo të pjesërishëm të pronës, varësisht se si është arritur marrëveshja e palëve kontaktuese. Në sende të paluajtshme hyjnë edhe sendet e luajtshme, të cilat sipas destinacionit i shërbejnë sendit të paluajtshëm. Kalimi i pronësisë nga ushqim marrësi në ushqim dhënësin është akti i fundit i përmbushjes së kontratës. Palët kontraktuese në këtë kontratë hyjnë në marrëdhënie të veçanta kontraktuese, të cilat në vete ngërthejnë elemente të së drejtës kontraktuese, trashëgimore dhe morale. Prandaj, është e natyrshme që kjo marrëdhënie kontraktuese nuk mund të rregullohet vetëm me rregullat e së drejtës trashëgimore, por çdo herë duhet bazuar në dispozitat e përgjithshme të së drejtës kontraktuese. Me hyrjen në fuqi të Ligjit mbi marrëdhëniet e detyrimeve, të vitit 1978, shumë mangësi juridike të kësaj kontrate do të rregullohen duke u bazuar në rregullat e përgjithshme të së drejtës detyrimore. 6 Dr. Borislav T. Blagojević,vep. e cit., f. 288. 7 Ligji mbi trashigimin, neni 105, Gazeta Zyrtare e KSAK, 31dhjetor 1974. 8 Po aty, neni 106, 29

Msc. Teuta BEKA Prandaj, kjo kontratë radhitet në grupin e kontratave më specifike dhe shumë të rëndësishme në qarkullimin juridik të mallrave dhe shërbimeve. Veçantia e kësaj kontrate që e bënë të dallohet nga kontratat tjera në qarkullimin juridik të mallrave është se kjo kontratë mund të lidhet në llogari të dy apo më shumë personave si: të bashkëshortëve, fëmijëve të tyre, apo edhe të personave tjerë. Nëse këta persona apo kushdo qoftë tjetër nuk janë të cekur në kontratë, atëherë ata nuk gëzojnë kurrfarë të drejtash nga kontrata e lidhur 9. Veçantia e kësaj kontrate është se ajo mund të lidhet edhe në favor të palës së tretë, Mirëpo, nëse personi i tretë nuk është dakord me lidhjen e kontratës në favor të tij, do konsiderohet se kontrata në mes palëve kontraktues nuk është lidhur fare. Është e njohur në praktikën juridike, se kjo kontratë lidhet nga personat e shtyrë në moshë, të sëmur dhe të cilët nuk kanë persona të afërt të cilët do t iu ofronin mbajtje dhe përkujdesje të vazhdueshme 10. Në theks të veçantë duhet të potencohet se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme s mund ta cenoj pjesën e domosdoshme të trashëgimtarëve të marrësit të mbajtjes. Çdo gjë që i bartet dhënësit të mbajtjes bëhet vetëm pas vdekjes së marrësit të mbajtjes, si dhe nëse janë plotësuar kushtet ligjore për plotfuqishmërinë e saj. 11 2. Rregullimi normativ i kontratës mbi mbajtjen e përjetshme në legjislacionet e shteteve të ndryshme Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në shumë legjislacione të vendeve të ndryshme është e rregulluar në kuadër të kodeve civile, ligjeve të sferës së të drejtës trashëgimore apo asaj detyrimore. Kodi civil Francez është një ndër kodet e para ku shumë çështje nga fusha e drejtës civile është rregulluar dhe sistemuar. Parimet themelore si absolutizmi i pronës private dhe liria kontraktore ishte bazamenti i këtij kodi. 12 Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në Kodin civil francez nuk është rregulluar në mënyrë të posaçme si kontratë me emër. Kjo formë e kontratës do të trajtohet si contrat de bail a nourriture apo kontrata 9 Nevenka Suborić-Konstantinović,Ugovor o doživotnom izdržavanju, Enciklopedija imovinskog prava udruženog rada, Beograd, 1978, f. 521. 10 Dr. sc. Nerxhivane Dauti, E drejta Detyrimore, Prishtinë, 2008, f. 422. 11 Prof. dr. Alajdin Alishani, E drejta e detyrimeve, pjesa e veçantë, faqe 302. 12 Andrija Gams, Uvod u građansko pravo, opšti deo, Beograd, 1967, f. 23. 30

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME mbi ushqimin. 13 Me këtë kontratë bëhet kalimi i pronës në dhënësin e mbajtjes, i cili njëkohësisht merr obligim që marrësit të mbajtjes t i siguroj strehim dhe ushqim. Kodi civil franceze këtë formë të kontratës e trajton përmes kontratës mbi rentën e përjetshme apo alienation a fond perdu e cila në praktikën gjyqësore franceze ka gjetur zbatim të gjerë. 14 Kodi civil Gjerman i vitit 1896 edhe për kundër kodifikimit voluminoz të drejtës civile, ajo në mënyrë të veçantë nuk e precizon kontratën mbi mbajtje e përjetshme. Kodi civil njeh institutin juridik altenteil ku praktika gjyqësore gjermane e dallon shumë nga kontrata mbi rentën e përjetshme. Në bazë të kësaj kontrate pronari i të mirave pasurore për vete apo në të shumtën e rasteve edhe për bashkëshorten e tij siguron mbajtje të përjetshme, duke ia kaluar të drejtën pronësore dhënësit të mbajtjes. Sipas këtij kodi, me rastin e kalimit të pronësisë dhe regjistrimit në regjistrat e tokës zbatohen rregullat nga e drejta reale. Sipas disa autorëve gjerman këtë kontratë e konsiderojnë si kontratë mbi trashëgimin. 15 Instituti i rentës së përjetshme është rregulluar me dispozitat 759-761. Kodi civil Austriak radhitet në kategorinë e kodeve më kodifikuese. E bazuar kryesisht në të drejtën romake dhe në parimet e të drejtës feudale, ky kodë do të përdoret si udhërrëfyes i shumë kodeve tjera në vendet e Evropës së mesme. 16 Kodi civil Austriak kontratën mbi mbajtjen e përjetshme në mënyrë të veçantë nuk e rregullon, por praktika gjyqësore austriake këtë kontratë e njeh si ausgedinge, 17 e cila nga teoricienët gjermanë trajtohet në kuptim të gjerë dhe të ngushtë. Sipas kuptimit të ngushtë në këtë kontratë raportet juridike civile rregullohen në atë mënyrë ku pronari i paluajtshmërisë ia kalon këtë pronë personit të caktuar, në kundërvlerë të së cilës kjo palë merr obligim që në kuptim të mbajtjes të ofroj në dhënie periodike të ushqimisë si dhe plotësimit të nevojave jetësore të marrësit të mbajtjes. Në aspektin e gjerë të kësaj kontrate, përpos tjerash përfshihet edhe punimin e tokës nga dhënësi i mbajtjes, si nikoqir i mirë. Ky institut në të drejtën austriake është shumë i vjetër, i 13 Dr.Slobodan Svorc, Raskid ugovora o doživotnom izdržavanju, Beograd, 1988, f.16, marrë nga Alex Weil-Droit civil les obligations, Paris, 1971, str. 501; Jeans-Francis Overstake-n.d., f. 74. 14 Mr. Milenko Ubavić, vep.e cit., f. 10. 15 Dr.Slobodan N. Svorcan, vep. e cit., f.16 16 Andrija Gams, Uvod u gradjansko pravo,opšti deo, Beograd,1978, f.25. 17 Dr.Slobodan Svorc, vep. e cit. marrë nga Erenzweig Armin-System des ostereichischen algemeinen privatrechs, Wien, 1923. g., str. 400. 31

Msc. Teuta BEKA rregulluar me dekret të posaçëm në vitin 1770. 18 Kodi civil Austriak me dispozitat 1284-1286 rregullon kontratën mbi rentën e përjetshme. Në lëmin e kodifikimeve të rëndësishme në botë është edhe ai Zviceran. Me nxjerrjen e Kodi Civil Zviceran, të vitit 1907 dhe Kodit mbi detyrimet, fillon një epokë e re e kodifikimit të instituteve juridike, të panjohura për kodet e mëparshme. 19 Kodifikimi i materies nga e drejta detyrimore, ka rëndësi të posaçme sidomos në pjesën e dytë të kodit ku në mënyrë të veçantë rregullohet institucioni i kontratave. 20 Në këtë pjesë zë vend edhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, e cila rregullohet me nenet 516-529, në mënyrë të detajuar. Sipas të nenit 521 të Kodit, kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është ajo kontratë në të cilën njëra palë kontraktuese obligohet t ia kaloj palës tjetër pasurinë apo disa sende, ndërsa pala tjetër detyrohet që ta mbaj dhe të kujdeset për të deri në fund të jetës. Karakteristikë e këtij kodi është se me nen të veçantë është paraparë që dhënësi i mbajtjes t i ofroj strehim marrësit të mbajtjes si dhe klauzola e posaçme në bazë të së cilës kjo kontratë rregullohet edhe sipas dispozitave me të cilat rregullohet kontrata mbi trashëgimin. 21 Po ashtu, në shtetet si Hungaria dhe Polonia, kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është e rregulluar në kuadër të Kodeve të tyre civile. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme si institut i veçantë i së drejtës civile në shumë legjislacione të vendeve të ndryshme zë vend të rëndësishëm. Kështu, në legjislacionin e Shqipërisë kjo çështje e rregulluar në kuadër të Kodit Civil, si kontratë mbi rentën jetësore. Sipas kodit në fuqi, renta jetësore mund të krijohet kundrejt shpërblimit (me titull barrësor) nëpërmjet tjetërsimit të një pasurie të luajtshme ose të paluajtshme ose të një shume parash. 22 Legjislatura e shtetit kroat marrëdhënien juridiko-civile të krijuar me anë të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme e rregullon në kuadër të Ligjit mbi detyrimet, me nenet: 579-589. Në bazë të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme njëra palë (dhënësi i mbajtjes) merr obligim që palën tjetër (marrësin e mbajtjes) apo ndonjë person të tretë, do ta mbaj deri në vdekje, ndërsa pala tjetër deklarohet se do t`ia kaloj tërë pasurinë apo një pjesë të saj. Kalimi i pronësisë do të bëhet pas vdekjes së tij. 23 18 Po aty. 19 Andrija Gams, vep.e cit. f. 27. 20 Prof. Dr.Osman Kadriu, Hyrje në të drejtën civile, Shkup, 2008, f. 100. 21 Kodi i detyrimeve të Zvicrës - neni 521. 22 Kodi civil dhe i procedurës civile i Republikës së Shqipërisë, Alb juris, 2009, f. 294, neni 1065. 23 Ligji i detyrimeve të Kroacisë, neni 579. 32

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME Sipas këtij ligji kjo kontratë duhet të jetë e përpiluar në formë të shkruar si dhe vërtetimi i saj duhet të bëhet para gjyqtarit të gjykatës kompetente. Ky ligj i ofron siguri juridike dhënësit të mbajtjes kur bëhet fjalë për pronën e paluajtshme, e cila kontratë obligohet të regjistrohet në librat publik të tokave. Ligji i detyrimeve të Kroacisë në krahasim me legjislacionet e shteteve në rajon përveç Kontratës mbi mbajtjen e përjetshme e njeh edhe Kontratën mbi mbajtjen deri në vdekje. Ligjdhënësi kroat dallimin në mes të këtyre dy kontratave e bënë me rastin e kalimit të pronësisë së pasurisë së marrësit të mbajtjes në dhënësin e mbajtjes. Deri sa tek e kontrata mbi mbajtjen e përjetshme kalimi i pronësisë bëhet pas vdekjes të marrësit të mbajtjes, tek forma e dytë e kontratës kalimi i pronësisë bëhet në momentin e lidhjes së kontratës para organeve kompetente. 24 Ky ligj i jep liri më të madhe palëve kontraktuese me rastin e rregullimit të marrëdhënieve të tyre. E drejta sllovene marrëdhëniet juridike civile, të krijuara mbi mbajtjen e përjetshme e rregullon në kuadër të Ligjit mbi detyrimet. Ky institut i së drejtës më parë është rregulluar me Ligjin e trashëgimisë, të vitit 1976 (neni 117-122). 25 Tani kjo çështje është rregulluar në kuadër të drejtës materiale juridiko - obligative. Legjislacioni i shtetit të Serbisë kontratën mbi mbajtjen e përjetshme e rregullon në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin, në nenet 194-205. Ky ligj në mënyrë të detajuar bënë rregullimin e raporteve kontraktuese në mes dhënësit të mbajtjes dhe marrësit të mbajtjes, si dhe mënyrën e kalimit të pronësisë së sendeve apo të drejtave të caktuara, vetëm pas vdekjes së marrësit të mbajtjes. Në bazë të kësaj kontrate si dhënës të mbajtjes përveç personave fizik mund të jenë edhe personat juridik, ndërsa marrës i mbajtjes mund të jenë një apo dy persona, apo kjo kontratë mund të lidhet në dobi të personit të tretë. 26 Ky ligj parasheh që kjo kontratë për të prodhuar efekt juridik duhet të jetë në formën e shkruar si dhe të vërtetohet para gjykatësit, i cili paraprakisht ia tërheq vërejtjen palës se prona e cila është objekt i kësaj kontrate nuk guxon të cenoj pjesën e domosdoshme të trashëgimisë, në të kundërtën kontrata është nulë. 27 Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, bazuar në ligjin mbi trashëgiminë, si 24 Po aty, neni 586. 25 Dr.Liljana Spirović Trpenovska & Dr.Dejan Micković & Dr.Angel Ristov, Nasledouvanjeto vo Evropa, Shkup, 2011, f. 386. 26 Prof.dr.Ilija Babić, Komentar zakona o nasledjivanju sa sudskom praksom i zakonom o vanparničnom postupku, Beograd, 2002, f. 258 27 Po aty, f. 266. 33

Msc. Teuta BEKA dhe gërshetimi i saj me të drejtën detyrimore ka gjetur zbatim të gjerë në këtë vend. Në shtetin e Maqedonisë kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është e rregulluar në kuadër të Ligjit mbi trashëgiminë. Legjislatura e këtij shteti bazën juridike të rregullimit normativ të këtij instituti e mbështet në legjislacionin e mëparshëm të shtetit maqedonas, si pjesë e legjislaturës jugosllave. 28 3. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në raport me kontratën mbi trashëgiminë Në disa shtete kontrata mbi trashëgimin zë vend të posaçëm në legjislacionet e e tyre lidhur me rregullimin e raporteve të ndërsjella në mes të palëve kontraktuese. Në kontratën mbi trashëgimin njëra palë kontraktuese obligohet që palës tjetër t ia kaloj tërë pasurinë e trashëguar apo një pjesë të saj e cila në momentin e hapjes së trashëgimisë do t i takonte atij, ndërsa pala tjetër e pranon këtë pasuri 29. Tek këto shtete kontrata mbi trashëgimin paraqet bazë të fort në krijimin e marrëdhënieve juridiko - civile, e cila nëse plotëson kushtet e parapara me ligj është kontratë e cila nuk mund të kontestohet as nga vetë palët apo personat e tretë. 30 Në të drejtën tonë pozitive kjo kontratë nuk ka qenë e pranuar, dhe në rast se është lidhur atëherë ajo si e tillë nuk ka prodhuar efekte juridike dhe është shpallur nulë. Dallimet në mes të kontratës mbi mbajtjen e përjetshme dhe kontratës mbi trashëgimin janë të dukshme si në: objekte, subjektet kontraktuese, kohë, etj. Mirëpo, dallimi kryesor në mes të këtyre dy kontratave është se kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e cila lidhet në mes të gjallëve, ndërsa kontrata e trashëgimisë efektin juridik e arrin pas vdekjes së njërës palë. 31 Te kontrata mbi mbajtjen e përjetshme kemi të bëjmë me sukcesion singular të pasurisë, respektivisht palët kontraktuese janë të detyruar që në mënyrë të saktë të caktojnë dhe të saktësojnë se cilat të drejta ose pasuri i 28 Dr.Liljana Spirović Trpenovska & dr. Dejan Mickovoc & dr.angel Ristov, vep. e cit., f. 385. 29 Dr. Vladislav DJ.Djordjević & Dr.Slobodan N. Svorcan, Nasledno pravo, Beograd, 1991, f. 218. 30 Po aty, f. 218. 31 Mr. Milenko Ubavić, vep.e cit. f. 22 34

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME lihen dhënësit të mbajtjes pas vdekjes së marrësit të mbajtjes, 32 derisa te kontrata mbi trashëgimin kemi të bëjmë me kalimin e tërësishëm të trashëgimisë respektivisht sukcesion universal të trashëgimisë. Vdekja si fakt juridik në përmbushjen e kontratës është karakteristike si për kontratën e trashëgimisë ashtu edhe për kontratën mbi mbajtjen e përjetshme. Dallimi ekziston në faktin se në disa shtete me vdekjen e dhënësit të mbajtjes, kontrata mbi mbajtjen e përjetshme nuk shuhet automatikisht, por ajo mund të vazhdoj me anëtarët e ngushtë të familjes së dhënësit të mbajtjes, me kusht që ata pajtohen për një gjë të ti3lë. 33 Në të drejtën tonë pozitive kjo kontratë konsiderohet si intuitu personae, e cila lidhet duke pas parasysh vetitë e palëve kontraktuese, prandaj të drejtat dhe obligimet si të tilla nuk mund të barten në persona tjerë. 34 Te kontrata mbi trashëgimin, vdekja e njërës palë është kusht për kalimin e masës trashëgimore në palën tjetër. 4. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme në raport me kontratën mbi dhuratën Kontrata mbi dhuratën është kontratë e njëanshme detyruese, në të cilën njëra palë kontraktuese obligohet të bartë në pronësi të palës tjetër një të drejtë pasurore apo një send individualisht të caktuar, pa pagesë. Pra, në bazë të kësaj kontrate njëra palë përfiton duke rritur masën e tij pasurore, e në kundërvlerë të kësaj ai nuk ka asnjë obligim ndaj dhuratëdhënësit. Kjo kontratë cilësohet si punë juridike mirëbërëse pasi që pala në emër të cilit bëhet kalimi i të mirës pasurore, nuk jep kurrfarë shpërblimi. Kontrata për dhuratën është kontratë formale, sidomos kur lëndë e kësaj kontrate është prona e paluajtshme, e që ligji shprehimisht parasheh formën formale të kësaj kontrate. Kontrata për dhuratën (donacio) në legjislacionin tonë është e paraparë të rregullohet në kuadër të drejtës detyrimore respektivisht Ligjit të detyrimeve të Kosovës, në nenet 704-716. Në legjislacionet e disa shteteve njihen disa lloje të kontratave mbi dhuratën si ato që janë të dyanshme detyruese, me barrë, për interes të përgjithshëm etj. 35 Kështu, te kontrata mbi dhuratën me urdhër (donacio sub modo) dhuratëmarrësi është detyruar që dhuratën e marrë nga 32 Prof. dr. Nerxhivane Dauti, Kontratat, Prishtinë, 2012, f. 281. 33 Ligji mbi detyrimet e Kroacisë, neni 585. 34 Prof.dr.Nerxhivane Dauti, vep. e cit., f. 280. 35 Milan Obradović, Priručnik ugovora gradjanskog prava, Beograd,1991, f. 102. 35

Msc. Teuta BEKA dhuratëdhënësi ta përdor për qëllime të caktuara. Prandaj, elementi i barrës i bënë që këto dy kontrata të kenë ngjashmëri lidhur me shkaqet e shkëputjes së kontratës për shkak të mospërmbushjes së rregullt të kontratës dhe kthimin e saj që është marrë. 36 Në të dy kontratat kemi zmadhim të masës pasurore të dhënësit të mbajtjes apo dhuratëmarrësit, e cila rezulton me zvogëlim të masës pasurore të marrësit të mbajtjes apo dhuratëdhënësit, e cila pasuri nuk hynë në masën trashëgimore të tyre. Në disa shtete temë diskutimi është se palët me lidhjen e kontratës mbi mbajtjen e përjetshme apo kontratës mbi dhuratën shpesh arrijnë t i shmangen ligjit mbi trashëgimin lidhur me trashëgimtarët ligjor. Kjo manifestohet me faktin se me rastin e lidhjes së këtyre kontratave zvogëlohet masa trashëgimore e trashëgimlënësit, të cilat në të shumtën e rasteve përfundojnë në konteste civile, të iniciuara nga ana e trashëgimtarëve ligjor, lidhur me vlefshmërinë e këtyre kontratave. 5. Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme dhe kontrata mbi rentën e përhershme Kontrata mbi rentën e përhershme është kontratë e dyanshme detyruese e cila krahas kontratës mbi mbajtjen e përjetshme ka gjetur zbatim të gjerë në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Tek kontrata mbi rentën e përhershme, marrësi i rentës jetësore obligohet që të bartë në dhënësin e rentës jetësore pronësinë e sendit të caktuar, ndonjë të drejtë apo shumën e caktuar të të hollave, ndërsa dhënësi i rentës jetësore obligohet që atij apo ndonjë personi të tretë, t ia paguaj në intervale të caktuara kohore deri në fund të jetës, shumën e caktuar të të hollave 37 Ngjashmëritë e kësaj kontrate dhe kontratës mbi mbajtjen e përjetshme janë: Këto kontrata janë me emër, e të cilat janë të sanksionuara me dispozita pozitive të ligjit mbi detyrimet; janë kontrata formale, intuitu personae, kontrata me prestime të përhershme, komulative, kontrata aleatore, si dhe kjo kontratë mund të lidhet ne favor të personave të tretë, etj. Dallimi në mes të tyre ekzistojnë me faktin se tek kontrata mbi rentën kemi shumën e caktuar financiare e cila epet në periudha të caktuara kohore, ndërsa tek kontrata mbi mbajtjen e përjetshme, përveç dhënies në të holla ekziston detyrimi kontraktues që të epet kujdesi dhe mbajtja e marrësit të mbajtjes. 36 Prof.dr. Alajdin S. Alishani, vep. e cit. f. 94. 37 Po aty, f. 335. 36

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME Përfundim Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është kontratë e dyanshme detyruese e cila si e tillë rregullon marrëdhëniet e caktuara civilo-juridike dhe njëherazi është ndër kontratat më specifike në qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve. Me vetë faktin se në mes palëve krijohen marrëdhënie të përhershme detyruese, e bënë që kjo kontratë të jetë mjaft komplekse. Karakteristikat e kësaj kontrate si: kohëzgjatja e papërcaktuar e kontratës, kërkesat dhe obligimet në mes palëve të cilat vazhdimisht ndryshojnë, mospërmbushja e jo e rregullt e detyrimeve, sjellin për pasojë deri tek prishja e raporteve kontraktuese, e me këtë edhe zgjidhjen e kontratës. Në legjislacionin e mëparshëm në Kosovë Kontrata mbi mbajtjen e përjetshme është rregulluar në kuadër të Ligjit mbi trashëgimin. Duke pas parasysh kohën e fushëveprimit të këtij ligji dhe marrëdhëniet shoqërore - ekonomike që kanë mbretëruar në atë periudhë kohore, zbatueshmëria praktike e kësaj kontrate ka qenë mjaft e vogël, pasi që kjo kontratë më tepër përfshin elemente të drejtës detyrimore e më pak të asaj trashëgimore. Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve këtë çështje nuk e ka rregulluar në formë të veçantë, mirëpo gjatë implementimit të kësaj kontrate palët kryesisht kanë shfrytëzuar parimet e përgjithshme të ligjit në fjalë. Prandaj, rregullimi jo i plotë i kësaj kontrate në legjislacionin tonë shkakton probleme dhe polemika të shumta tek zbatuesit e ligjit. Mirëpo, me zhvillimin e hovshëm të ekonomisë dhe ndryshimin e raporteve sociale në shoqëri edhe kontrata mbi mbajtjen e përjetshme gradualisht fillon të ketë rëndësi të veçantë në drejtën bashkëkohore, e sidomos në qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve. Kjo kontratë përveç rëndësisë ekonomike që ka, ajo ka edhe karakter moral që e bënë specifike dhe të veçantë nga kontratat tjera. Prandaj, shtruarja e kësaj teme është e rëndësisë së veçantë, e cila si e tillë duhet të trajtohet me përkushtim të madh nga ana e doktrinës juridike, ku destinacioni i fundit do të ishte zbatimi praktik i saj në qarkullimin juridik të të mirave materiale. 37

Msc. Teuta BEKA Msc. Teuta BEKA, PhD cand. 38 THE GENERAL OVERVIEW OF THE CONTRACT FOR LIFETIME KEEPING The contract on lifetime keeping is compulsory for both sides and as such regulates the specific civil-law relationships and at the same time it is one of the most specific contracts for service and merchandise exchange. Looking at the fact that between parties a permanent compulsory relationship is created makes the contract quite complex. The characteristics of this contract such as: the nonspecific longevity of the contract, the requests and obligations of parties that continuously change, the failure to regularly fulfill the obligations, leads to the braking the contractual agreement, which leads to failure to complete the contract. In the previous legislation in Kosovo, the concept of lifetime keeping was regulated as part of the hereditary law. Taking into account the action span of this law and the socio-economic relationship that have reigned in that particular time, the practical applicability of this contract was quite small, because this type of contract includes more obligatory law elements than hereditary law. The law on obligations does not regulate this matter in the specific form; nevertheless while implementing this contracts the parties usually have already used the general principles of the same law. Therefore, the semi regulation of this contract in our legislation causes problems and discussions by the law practitioners. However, with the fast development of the economy and changes that happens in the social relationships, the contract on lifetime keeping starts to be more important in the contemporary law, and specifically in the exchange of services and merchandise. This in addition to having economic importance, it also has a moral character that makes it specific and special from other type of contracts. Hence, raising this topic is hugely important, and as such should be treated with great dedication by the law doctrine, where the last destination would be its practical applicability in the exchange of services and merchandise.