PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE

Similar documents
MODEL REFERENCE ADAPTIVE CONTROL OF PERMANENT MAGNET SYNCHRONOUS MOTOR KONTROLLI ADAPTIV ME MODEL REFERIMI I MOTORIT SINKRON ME MAGNET PERMANENT

Elasticiteti i ofertes dhe kerkeses

NUMERICAL SOLUTION FOR A WAVE EQUATION WITH BOUNDARY DAMPING

TRANSIENT TEMPERATURE FLUCTUATIONS IN AN ASPECT RATIO ONE TURBULENT CONVECTION CELL

Variabla e rastit dhe shpërndarjet e. probabilitare

ISSN Key words: Patterns, hierarchical nanostructuring, ion beam, self-organization, Si, Ge.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER)

A METHOD FOR KINEMATIC CALCULATION OF PLANETARY GEAR TRAINS NJË METODË PËR LLOGARITJEN KINEMATIKE TË TRANSMISIONEVE PLANETARE

RAPORT EKSPERTIZE MJEDISORE ne ALBACO SHOES ShPK - Tirane

AKTET ISSN DAFINA KARAJ a, MAJLINDA VASJARI b, PRANVERA LAZO b, ARBEN MERKOÇI c


Analiza Statistikore. Ligjërata e 10. Regresioni linear i thjeshtë II. Qëllimet e mësimit. Në këtë ligjëratë ju do të mësoni:

ELEMENTET E PROBABILITETIT

COMBINING ABILITY FOR EAR LENGTH AND ROW NUMBER OF SOME MAIZE HYBRID COMBINATIONS (Zea mays L.)

DOZIMETRIA TERMOLUMENESHENTE E RREZATIMEVE DHE DISA ZBATIME TË SAJ NË PRAKTIKË

D I S E R T A C I O N

PËRBËRJA ELEMENTORE DHE MIKROSTRUKTURA E NJË SHPATE DHE NJË MBUROJE ANTIKE PREJ BRONXI

SANIJE ÇELA Për marrjen e gradës Doktor në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit drejtimi Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

PROVIMI ME ZGJEDHJE REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

Raport Vlerësimi. Shqyrtimi i tetë i tarifave të energjisë elektrike ETR8 ( )

Persistenca e inflacionit në Shqipëri

DEGRADIMI I VINCLOZOLINËS NË RRUSH DHE VLERËSIMI I NIVELIT TË MBETJEVE VINCLOZOLIN DECAY IN GRAPES AND ASSESSMENT OF THE RESIDUE LEVEL

ATOMIC AND NANOSCOPIC INVESTIGATION USING LASERS (THE LATEST DEVELOPMENTS) HULUMTIME ATOMIKE DHE NANOSKOPIKE ME ANE TE LASEREVE (ZHVILLIME TE FUNDIT)

PARAMETRA TE RENDESISHEM TE PUNES SE AMPLIFIKATOREVE

INTERNAL PHYSICAL PROCESSES IN GAMMA-RAY BURSTS LEADING TO AMATI-LIKE RELATIONS

Kthimi dhe Risku. Objektivat e Kreut. Drejtim Financiar Saimir Sallaku Lektor. Kreu 7

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

Leksion nr 1 Tema: HYRJE NË MATLAB

ZBULIMI I PLANETEVE JASHTËDIELLORE NËPËRMJET MIKROPËRTHYERJES GRAVITACIONALE

3.4. Vizualizimi interaktiv i analizës komplekse

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS ERIND BEDALLI DISERTACION

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE DEPARTAMENTI I PRODHIM - MENAXHIMIT DISERTACION

Shpjegues i Programit të Orientuar të Provimeve me Zgjedhje të Maturës Shtetërore

Menaxhimi i Performancës

Analiza e sinjaleve nga qarqe elektronike që operojnë në mënyrë kaotike dhe përdorimi i tyre për sigurinë e komunikacionit

I DEFEKTEVE NË STRUKTURAT B/ARME TË KRIJUARA NËN EFEKTIN E DEFORMKOHËS RECOVER OF DEFECTS IN REINFORCED CONCRETE STRUCTURES UNDER THE CREEP EFFECT

ANALIZA E SERIVE KOHORE PËR PARASHIKIMET EKONOMIKE ME ANË TË METODAVE SASIORE DHE INTELIGJENTE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

AKTET ISSN SILVANA MUSTAFAJ a, PARASHQEVI RRAPO a, ALBINA BASHOLLI a, BRUNILDA GJINI a. AKTET VI, 1: 86-90, 2013

VLERËSIMI I AKTIVITETIT TË TRAJNIMIT NË ORGANIZATAT E SHËRBIMIT NË SHQIPËRI

11. Llojet e të dhënave

Sensorët dhe Interfejsët

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I KIMISË DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS. DOKTOR i SHKENCAVE

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS DISERTACION

AKTET ISSN BEDRI DURMISHAJ, SYLEJMAN HYSENI Universiteti i Prishtinës, FXM PI-Mitrovicë 40000, KOSOVË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

7. TRANZISTORËT E FUQISË

Inxh.dip.el. Teki Rraci & Inxh.dip.el.Jusuf Qarkaxhija

Indeksi i çmimeve/ vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare*

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I KIMISË

UNIVERSITETI POLITEKNIK FAKULTETI I INXHINIERISE ELEKTRIKE Departamenti i Sistemeve Elektrike te Fuqise DISERTACION PER MBROJTJEN E GRADES SHKENCORE

Përgatitja e metodologjisë për M&V e kursimeve të energjisë- zhvillimi i metodave nga poshtë-lartë

Reshjet Atmosferike. Atmosphere. Atmosfera. Shtresat e atmosferës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS SË APLIKUAR DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Viktor TOPULLI, Genci SHARKO MATJE ELEKTRONIKE 1 KAPITULLI I GJENERATORËT E SINJALEVE

HULUMTIMI EMPIRIK I PASIGURISË SË PARASHIKIMIT ME SIMULIMIN MONTE CARLO. Altin Tanku Elona Dushku Kliti Ceca* -1-

Konzervimi i biodivesitetit dhe shfrytëzimi i qendrueshëm i tokës në Komunën e Dragashit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I KIMISË INDUSTRIALE DISERTACION

NJË TRANSFORMIM THYESOR LOKAL α INTEGRAL DHE APLIKIME TË TIJ

AKTET ISSN NASER LAJQI a, SHPETIM LAJQI a, GJELOSH VATAJ b, ARBEN AVDIU a

ILIR SHINKO DISERTACION

STUDIMI DHE PROJEKTIMI I BETONEVE JETËGJATË ME LËNDË TË PARA VENDI DHE EKSPERIMENTIMI I TYRE NË KANTJERET E PRODHIMIT

AN APPLICATION OF LOGISTIC REGRESION FOR EVALUATING TEACHING PRACTICES NJË ZBATIM I REGRESIT LOGJISTIK PËR VLERËSIMIN E PRAKTIKËS SË MËSIMDHËNIES

MBËSHTETJA HARDUERIKE

Deformimet e Sinjalit

INFLUENCE OF OXYGEN DURING THE FERMENTATION OF WORT AND BEER NDIKIMI I OKSIGJENIT GJATË PROCESIT TË FERMENTIMIT TË MUSHTIT DHE NË BIRRËN E GATSHME

DATIMI I OBJEKTEVE TË KULTIT NË RAJONIN E VOSKOPOJËS ME ANË TË METODËS RADIOKARBONIKE

DISERTACION KARTAT E KREDITIT DHE ANALIZIMI I KËRKESËS PËR KARTË KREDITI NË SHQIPËRI

ROLI I KAPITALIT EKONOMIK DHE VLERËS EKONOMIKE TË SHTUAR NË VLERËSIMIN E GJENDJES FINANCIARE TË BANKAVE

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR

UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I SHKENCAVE TЁ NATYRЁS PROGRAMI

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I FIZIKËS DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca. Vol. IV, 2011

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR

NXEHTËSIA E TOKËS Energji alternative edhe në SHQIPËRI THE EARTH HEAT an alternative energy in ALBANIA

Disertacion. Doktor. Tema: Analiza në zonën e kohës e qarqeve të tokëzimit dhe të sistemeve të tjera të mbrojtjes nga shkarkimet atmosferike

FINANCAT E KORPORATAVE

Shqyrtimi i Feed-in Tarifës për Hidrocentralet e Vogla RAPORT KONSULTATIV

Kontabiliteti Menaxherial Zgjidhjet

Menaxhimi i Performancës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I BIOTEKNOLOGJISË. Disertacion

QUEEN BEE TESTING BASED ON THE LARVAE GRAFTING TECHNIQUE TESTIMI I MËMAVE TË BLETËVE BAZUAR NË TEKNIKËN E SHARTIMIT TË LARVAVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DEPARTAMENTI I FIZIKËS PROGRAMI: FIZIKË

Qarqet Digjitale Sekuenciale Dispencë (Version jokompletë)

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

Zbatimi i modeleve dhe metodave

NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE

DISERTACION TË STOKUT TË BANESAVE NË TIRANË

Disertacion. Paraqitur nga DOKTOR

BELBËZIMI DHE AFTËSITË KOGNITIVE 1

AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca. Vol. IV, 2011

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në lëndën e matematikës

DINAMIKA E SISTEMIT ME RREGULLIM

Universiteti Politeknik i Tiranës Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Departamenti i Fizikës

Hyrje. E. Koni, A. Miho, L. Kupe, M. Bushati, F. Schanz

MREKULLITË E KURANIT. Me të vërtetë Kurani është shpallje e Zotit të botëve. (Esh-Shu ara 192) HARUN JAHJA

Transcription:

PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE (SCATTERING OF LIGHT FROM ROUGH SURFACES OF TEXTILE FABRICS) Burhan TABAKU dhe Pëllumb BERBERI Departamenti i Fizikës, Universiteti Politeknik i Tiranës, SHQIPËRI E-mail: burhantabaku@yahoo.com, pellumb.berberi@gmail.com PËRMBLEDHJE Ndër metodat e përdorura për studimin e ashpërsisë së sipërfaqeve, përparësi kanë metodat e matjes pa kontakt, të cilat bazohen në matjen e lartësisë së parrafshësive me anë të sistemeve optike që përdorin rrezatimin laser. Këto metoda sigurojnë skanim të detajuar të sipërfaqes, zvogëlim të kohës së matjes, shpejtësi të përpunimit të rezultateve dhe janë veçanërisht të rëndësishme për studimin e sipërfaqeve lehtësisht të shformueshme, siç janë materialet tekstile. Matjet bazohen në shpërhapjen e dritës nga sipërfaqja që shqyrtohet. Në këtë punim është përdorur metoda trekëndore që konsiston në vendosjen në pozicion trekëndor të burimit të rrezatimit laser, të sipërfaqes që skanohet dhe sensorit që kap rrezatimin e shpërhapur nga sipërfaqja. Tabloja e shpërhapjes së dritës nga sipërfaqja e tekstileve të studiuara dëshmon mjaft veçanti që ndikojnë drejtpërdrejtë në rezultatet e matjes. Në studim janë analizuar rezultatet eksperimentale të marra për dy lloje të ndryshme sipërfaqesh tekstilesh dhe tri sipërfaqe homogjene që u afrohen gradualisht përafrimeve të Kirkofit. Rezultatet e paraqitura hapin rrugën për shpjegimin e dukurisë dhe për përmirësimin e saktësisë së metodikave të matjeve. Fjalët çelës: Shpërhapja e dritës, sipërfaqja tekstile, ashpërsia e sipërfaqes, matja pa kontakt, metoda trekëndore, burim laseri. Abstract Contactless methods are actually the most widely used testing methods to measure roughness of surface of textile fabrics. The methods uses scattering of a laser beam from small pixels of the surface to measure their heights. Priorities of the methods are: detailed scanning of the surface, decrease of time of measurement and data processing and, which is very important in the case of textile materials, minimizing deformation of the surface during measurement. In our experiments the triangulation method is used to calculate the distance between the pixels and the sensor. As previously reported, specific characteristics of the textile surface highly influence scattering of light from the surface, which leads to nonrealistic measuring results. In this study we analyze angular distribution of intensity of light scattered from the surface of two fabrics produced with different materials and with different weaving and tree other homogenous surfaces meeting Kirchoff s approximations. Our results can helpful in better understanding the Aktet e Takimit Vjetor, Vëll. II, Nr. 3 75

BURHAN TABAKU DHE PËLLUMB BERBERI phenomena and for improving the accuracy of measurement. Key-word: scattering of light, roughness of surfaces, textile fabrics, contactless measurements, triangulation method, laser 1. HYRJE Metodat e matjes pa kontakt të ashpërsisë së tekstileve mbështeten në përdorimin e dritës koherente ose jo, si instrument për skanimin e sipërfaqes. Analiza e dritës së shpërhapur shërben për të përcaktuar largësinë e pikselëve të sipërfaqes nga sensori. Analiza e rrezatimit të dritës së shpërhapur, në përgjithësi, bëhet me anë të kamerave CCD, të cilat, në varësi nga qendra e shëmbëllimit në sipërfaqen e saj, japin informacion mbi largësinë ndërmjet pikselit në sipërfaqen që skanohet dhe sensorit. Për sipërfaqet me ashpërsi të vogël dhe strukturë të vazhduar, siç janë sipërfaqet e ngurta, nuk vrojtohen shmangie të ndjeshme ndërmjet vlerave të matura me metodat optike pa kontakt dhe metodave me kontakt [5]. Përdorimi i metodave pa kontakt për studimin e ashpërsisë së sipërfaqeve tekstile, që në thelb janë ansamble fibrash shumë të holla të ndërthurura në mënyrë të orientuar dhe të çrre gullt, rezultoi me shmangie të rëndësishme ndërmjet vlerave të matura me metodat me dhe pa kontakt. Një ndër faktorët me ndikim të rëndësishëm në këto shmangie është anomalia në shpërhapjen e dritës nga sipërfaqet tekstile [2]. Përdorimi i rrezatimit laser për ndërtimin e pajisjeve për matjen e largësisë dhe përpunimi i metodikave efektive për vlerësimin e rezultateve është shoqëruar me intensifikimin e studimeve teorike dhe eksperimentale të shpërhapjes së dritës nga sipërfaqet e ashpra [3,4]. Në rastin më të mirë trajtimet teorike japin informacione të dobishme për të kuptuar ligjshmëritë bazë të shpërhapjes së dritës nga sipërfaqet e ashpra, por ato rezultojnë të pamjaftueshme për përpunimin e metodikave të sakta të matjeve për sipërfaqe konkrete. Përpunimi i metodikave të matjeve duhet gjithmonë të paraprihet nga studime të hollësishme eksperimentale të karakteristikave të shpërhapjes së dritës nga sipërfaqja konkrete. Sipërfaqet e materialeve tekstile përbëjnë një rast të një vështirësie, pasi, me sa jemi të informuar, mungojnë studime të mjaftueshme eksperimentale. Përpjekjet tona për përdorimin e metodës trekëndore për studimin e ashpërsisë së sipërfaqeve tekstile dëshmuan për mospërputhje ndërmjet rezultateve të matura dhe karakteristikave reale të sipërfaqeve [2]. Për të shpjeguar këto mospërputhje dhe për të bërë përmirësimet e nevojshme në metodikën e matjes u bë i domosdoshëm studimi eksperimental i shpërhapjes së intensitetit të dritës laser nga këto sipërfaqe. Në këtë studim, për herë të parë, janë paraqitur rezultatet eksperimentale mbi shpërhapjen këndore të intensitetit të rrezatimit të laserit nga disa sipërfaqe tekstile të thurura, të trikotuara dhe të prodhuara me materiale të ndryshme fibrorë. 2. METODA E MATJES DHE MATERIALET E PËRDORURA Studimi i varësisë së intensitetit të dritës së shpërhapur nga këndi i shpërhapjes u bë për dy sipërfaqe tekstile: tekstil i thurur me fill me fibra PET (polietilenteraftalat) dhe tekstil me fill leshi me thurje të thjeshtë. Për të krahasuar rezultatet e marra me ato të parashikimeve teorike u studiua dhe shpërhapja e rrezatimit nga disa sipërfaqe që u afroheshin në mënyrë progresive kushteve të përafrimeve të Kirkofit [1]: sipërfaqe të rrafshëta alumini me valëzime periodike, sipërfaqe plane letre me ngjyrë të bardhë e ngjitur në sipërfaqen e një pllake qelqi dhe sipërfaqe qelqi e mbuluar me një shtresë homogjene ari. Ashpërsitë e sipërfaqeve të studiuara ishin përkatësisht: 1. tekstili me fibra leshi 67,68; 2. tekstili me fibra PET 60,63; 3. sipërfaqja e pllakës së aluminit 10,34 dhe sipërfaqja e letrës 54,53. Ashpërsia e sipërfaqes së qelqit të mbuluar me një shtresë ari ishte pasqyruese dhe nuk mund të matej me metodën e përdorur. Metoda dhe pajisja e përdorur ishte e njëjtë me atë të përdorur për matjen e ashpërsisë së sipërfaqeve tekstile [5]. Mbi një platformë e cila lëvizte në dy drejtime X-Y, me anën e një elektromotori me hap u vendosën mostrat, ashpërsia e të cilave do të studiohej. Një tufë laser binte mbi sipërfaqen që do të skanohej duke ndriçuar 76 www.alb-shkenca.org

PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE një zonë shumë të vogël të sipërfaqes dhe, pas shpërhapjes, shëmbëllimi i saj formohej në sensorin e kamerës CCD (Figura 1). Në varësi nga forma dhe pozicioni i njollës së shëmbëllimit mund të llogaritet largësia nga dioda laser deri tek pikseli i ndriçuar mbi sipërfaqen e ashpër. Lëvizja e platformës bëhej me hap 0.1 mm që bënte të mundur matjen e largësive të një bashkësie prej 10 4 lartësish në një sipërfaqe 10 mm 10 mm. Gjatë matjeve u përdor kamera: CCD30-11 me karakteristikat si vijojnë: Grumbullimi i ngarkesave elektrike 80 deri 100 x 10 9 e/piksel, numri i pikselëve 1024 x 256, sasia e ngarkesave në errësirë 16 10 3 e/piksel, ndjeshmëria 1.5 µv/e dhe përmasat e pikselit 26 µm. drejtime të ndryshme duke mbajtur të pa ndryshuar drejtimin e rrezes rënëse. Për këtë arsye, për të studiuar varësinë e intensitetit të dritës së shpërhapur në drejtime të ndryshme u detyruam të ndryshonim njëkohësisht drejtimin e rezes rënëse të laserit dhe drejtimin për tek sensori CCD. Rezultatet e matura të intensitetit për kënde të ndryshme u paraqitën grafikisht duke marrë në çdo rast këndin në lidhje me këndin e pasqyrimit të Snelit. Këndet u konsideruan pozitive për drejtimet në të djathtë të drejtimit pasqyrues dhe negative në të majtë të tij, siç është paraqitur në figurën 2. Sensori CCD ishte i pajisur me një sistem të Figura 1. Paraqitje skematike e sistemit të matjes me metodën trekëndore Sensori CCD, krahas matjes së largësisë ndërmjet tij dhe sipërfaqes, mund të maste dhe intensitetin relativ të dritës që binte mbi të. Këndi ndërmjet drejtimit të rrezes rënës dhe asaj të shpërhapur është konstant për sistemin e dhënë matës (Figura 1). Duke ndryshuar këndin e rënies së rezes laser mbi sipërfaqen që skanohet dhe, njëkohësisht, këndin e matjes së intensiteti të rrezes së shpërhapur, u studiua varësia e këtij të fundit nga këndi i shpërhapjes. Siç shihet në figurën 1, në sistemin matës, burimi laser dhe sensori CCD ishin vendosur në mënyrë të tillë që, për një lartësi të caktuar nga sipërfaqja që studiohej, rrezja rënëse me atë të reflektuar pas shpërhapjes formonin këndin 31,2 0. Meqenëse këndi midis burimit laser dhe sensorit CCD nuk ndryshonte, sepse ishin të trupëzuar në një pajisje të vetme (figura 1), ishte e pamundur të vlerësohej shpërhapja e dritës në Figura 2. Llogaritja e këndit të shpërhapjes, për të ndërtuar tablonë e shpërhapjes. Në këtë rast këndi i rënies në lidhje me drejtimin pingul me sipërfaqen është marrë 40 0. Këndi i pasqyrimit sipas Snelit është 40 0. Këndi i matjes së intensitetit të dritës së shpërhapur, në lidhje me drejtimin e pasqyrimit sipas Snelit, do të jetë 48.8 0 vlerësimit të energjisë së dritës që binte mbi të. Që sensori CCD të kryente një matje të vlefshme ishte e nevojshme që, në pikselët e interesuar, të grumbullohej një sasi minimale elektronesh. Një program specifik rregullonte kohën e hapjes së laserit, në mënyrë që në CCD të grumbullohej sasia minimale e domosdoshme e elektroneve. Nëse intensiteti i dritës rënëse në sensorin CCD ishte i madh, koha e ekspozimit ishte e vogël dhe anasjelltas. Duke matur kohën e ekspozimit mund të vlerësojmë intensitetin relativ të dritës që bie mbi sensorin CCD. Intensiteti i dritës rënëse u vlerësua në bazë të formulës I = k t -1, pra në përpjesëtim të zhdrejtë me kohën e ekspoz- Aktet e Takimit Vjetor, Vëll. II, Nr. 3 77

imit të llogaritur nga sistemi matës. Grafikët e varësisë së intensitetit të dritës të ndërtuar si më sipër do të jenë të njëjtë me tablotë teorike të difraksionit sipas Bekmanit [1]. Në rastin e sistemit të përdorur gjatë eksperimentimeve tona këndi i drejtimit pasqyrues është 15,6 0. BURHAN TABAKU DHE PËLLUMB BERBERI 3. VARËSIA E INTENSITETIT TË DRITËS SË SHPËRHAPUR NGA KËNDI I SHPËRHAPJES Në figurat 3, 4, 5, 6 dhe 7 janë paraqitur lakoret e varësisë së intensitetit të dritës së shpërhapur për kënde të ndryshme me drejtimin e shpërhapjes pasqyror, përkatësisht për sipërfaqet e tekstilit me fill PET, për sipërfaqen e tekstilit me fill leshi, për sipërfaqen metalike të aluminit me valëzime periodike, për sipërfaqen e letrës së ngjitur në një pllakë qelqi dhe për sipërfaqen e qelqit të lyer me ar. Në të gjithë grafikët u vu re që intensiteti i Figura 4. Shpërhapja e intensitetit të dritës nga sipërfaqja e tekstilit me fill leshi me thurje të thjeshtë në varësi të këndit me drejtimin pasqyror Figura 3. Shpërhapja e intensitetit të dritës nga sipërfaqja e PET-i me thurje të thjeshtë, në varësi të këndit me drejtimin pasqyror dritës kishte vlerën maksimale në drejtimin që përputhej me drejtimin pasqyrues sipas Snelit (këndi zero), siç parashikohet nga Bekman për sipërfaqet që plotësojnë kushtet e Kirkofit [1]. Bekman dhe Spicikino, parashikojnë gjithashtu, ekzistencën e maksimumeve të difraksionit dhe për drejtime të tjera, intensiteti i të cilave zvogëlohet monotonisht me rritjen e këndit të shpërhapjes, duke u bërë të papërfillshëm për këndin e 90 0. Maksimumet dytësore duhet të jenë të shpërndara simetrikisht në të dy anët e maksimumit qendror. Nga shqyrtimi i grafikëve të figurës 6 dhe figurës 7 vihet re se sipërfaqja pasqyruese e arit dhe sipërfaqja metalike e aluminit, të cilat plotësojnë kushtet e Bekman dhe Spicikino, japin lakore shpërhapje shumë të ngja shme me ato teorike. Për sipërfaqen pasqyruese të arit maksimumet dytësorë nuk u vunë re dhe e tërë energjia e rrezatimit të dritës përqëndrohej në një tufë të ngushtë rreth drejtimit të Snelit. Për sipërfaqen metalike të aluminit, ashpërsia e së cilës ishte më e madhe, maksimumet dytësorë kishin vlera të krahasueshme me maksimumin qendror dhe ishin shpërndarë në mënyrë, pothuajse simetrike, në lidhje me maksimumin qendror. Për sipërfaqen e letrës (figura 6) dhe më 78 www.alb-shkenca.org

PËRHAPJA E DRITËS NGA SIPËRFAQET E ASHPRA TEKSTILE Figura 5. Shpërhapja e intensitetit të dritës nga sipërfaqja e aluminit me valëzime periodike, në varësi të këndit me drejtimin pasqyror shumë për sipërfaqet e tekstileve me fill PET dhe me fill leshi (figura 3 dhe figura 4), të cilat janë larg kushteve të Kirkofit, vihen re ndryshime të qenësishme me parashikimet teorike të Bekman dhe Spicikino. Shpërndarja e intensitetit të dritës nuk është simetrike në lidhje me maksimumin qendror. Intensiteti i dritës i maksimumeve dytësore për disa kënde të mëdha të shpërhapjes ka vlera më të mëdha se intensiteti për kënde më të vogla të shpërhapjes. Prishja e simetrisë në lidhje me drejtimin e rezes së pasqyruar është më e madhe sa më e madhe është ashpërsia e sipërfaqes, duke u rritur gradualisht nga sipërfaqja e letrës (me ashpërsi 54,53) tek sipërfaqja e tekstilit me fill PET (me ashpërsi 60,63) dhe tek sipërfaqja e tekstilit me fill leshi (me ashpërsi 67,68). Me rritjen e ashpërsisë maksimumet dhe minimumet e intensitetit të dritës për rende të larta të difraksionit ndërthuren gradualisht me njeri-tjetrin deri Figura 6 Shpërhapja e intensitetit të dritës nga sipërfaqja e letrës së ngjitur në një pllakë qelqi, në varësi të këndit me drejtimin pasqyror sa shkrihen në një maksimum të vetëm. Është e rëndësishme të vihet në dukje që, në rastin e sipërfaqes metalike të aluminit (figura 5) edhe pse ashpërsia ishte e afërt me atë të tekstileve të thurura, shpërhapja e dritës, siç u përmend më sipër, për kënde shpërhapjeje deri në 20 gradë është mjaft e ngjashme me atë të parashikuar nga Bekman dhe Spicikino. Sipërfaqja metalike e aluminit, në ndryshim nga sipërfaqet e tekstileve, karakterizohet nga parrafshësi homogjene dhe periodike, kërkesë kjo e kushteve të Kirkofit. Në fig. 8 janë paraqitur së bashku shpërndarjet e intensitetit të dritës për të pesë sipërfaqet e studiuara. Në figurë dallohet qartë shformimi dhe asimetria e theksuar e shpërndarjeve për sipërfaqet tekstile. 4. PËRFUNDIME Shpërhapja hapësinore e intensitetit të dritës së Aktet e Takimit Vjetor, Vëll. II, Nr. 3 79

BURHAN TABAKU DHE PËLLUMB BERBERI Figura 8. Shpërhapja e intensitetit të dritës në drejtime të ndryshme në lidhje me drejtimin pasqyror të Snelit. 1. tekstil me fill PET me thurje të thjeshtë, 2- tekstil me fill leshi me thurje të thjeshtë, 3- sipërfaqe metalike alumini, 4- sipërfaqe e letrës, 5-sipërfaqja pasqyrore e arit. Shihet qartë shformimi i shpërndarjes së intensitetit të dritës për sipërfaqet e tekstileve Figura 7. Shpërhapja e intensitetit të dritës nga sipërfaqja e pllakës së lyer me ar shpërhapur nga sipërfaqet tekstile nuk u bindet parashikimeve teorike në kushtet e Kirkofit. Tabloja e intensitetit të dritës së shpërhapur shmanget nga ato teorike veçanërisht për kënde të mëdha të shpërhapjes, për të cilët vlerat e intensitetit janë më të mëdha se ato të pritura dhe maksimumet e difraksionit të rendeve të ndryshme shkrihen me njeri-tjetrin. Gjithashtu shpërhapja e intensitetit të dritës nuk është simetrike në lidhje me këndin e pasqyrimit të Snelit, që dëshmon për shpërndarje jo të barabartë të energjisë së dritës për kënde pozitive dhe negative. Rezultatet e marra nga ana jonë hapin rrugën për kuptimin më të plotë të procesit të shpërhapjes së dritës nga këto sipërfaqe dhe për përmirësimin e metodikave të matjeve të ashpërsisë. Përdorimi i rrezatimit laser për të kryer matje pa kontakt, që bazohen në matjen e largësisë së sipërfaqeve tekstile, duhet shoqëruar me studime të kujdesshme të veçorive të shpërhapjes së dritës nga këto sipërfaqe. LITERATURA Beckman P., Spizzichino A. (1987), The scatering of electromagnetic waves from rough surfaces. Norwood, MA: Artech House. Berberi P., Tabaku B. (2006), Specific Effects of Use of Laser Triangulation Method for Measurement of Roughness of Textiles, AIP Conference Proceedings, BPU 6 Conference, 42-43 Cheng I., Siu G.G. (1990), Measurement of surface roughness with core-ring ratio method using incoherent light, Meas. Sci. Technol. 1, 1149-1152. Peiponen K.E., Tsuboi T. (1990), Metal surface roughness and optical reflectance, Optics & Laser Technology, Vol. 22, No. 2, 127-130 Ramgulam R.B., Amirbayat J., Porat I..(1993), Measurement of Fabric Roughness by Noncontact Method, J. Text. Inst. 84, No. 1, 122-133. 80 www.alb-shkenca.org