Çështje të emërtimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona

Similar documents
FJALIA PYETËSE NË GJUHËN SHQIPE

Vështrim i Përgjithshëm në Periudhën me Nënrenditje tek Vepra e Bogdanit = General View on the Subordinate Segment in Bogdani s Work

NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE

Elasticiteti i ofertes dhe kerkeses

Analiza Statistikore. Ligjërata e 10. Regresioni linear i thjeshtë II. Qëllimet e mësimit. Në këtë ligjëratë ju do të mësoni:

SINTAGMA MBIEMËRORE NË GJUHËN SHQIPE

ELEMENTET E PROBABILITETIT

Qarqet Digjitale Sekuenciale Dispencë (Version jokompletë)

PARAMETRA TE RENDESISHEM TE PUNES SE AMPLIFIKATOREVE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I MATEMATIKËS

LEKSIKU APELATIV E ONOMASTIK NË MAKRO E MIKROSTRUKTURËN E FJALORËVE SHPJEGUES E DYGJUHËSH TË SHQIPES

Indeksi i çmimeve/ vlerave njësi të huaja të importeve shqiptare*

M a n u a l I PERDORIMIT PËr aplikimin online. TË sistemit elektronik patentë shoferët DATAPROGNET

Shembuj ilustrues nga Deep Learning. përmbledhje informative

ROLI I KURRIKULËS MËSIMORE NË NXITJEN E MENDIMIT KRITIK TË NXËNËSVE

PËRDORIMI I SHPREHJEVE TË HUAZUARA NË GJUHËN SHQIPE DHE HARTIMI I NJË FJALORI PËR TO

KADARE S NEWLY-FORMED WORDS WITH THE SUFfiX SHËM FJALËT E KRIJUARA NGA KADAREJA ME PRAPASHTESËN SHËM

Tel:


A METHOD FOR KINEMATIC CALCULATION OF PLANETARY GEAR TRAINS NJË METODË PËR LLOGARITJEN KINEMATIKE TË TRANSMISIONEVE PLANETARE

Linguistics. Elementet folklorike të Mitrush Kuteli dhe Nikolaj Gogoli si formë interteksti. Rovena Vata Arburim Iseni. Abstract

Persistenca e inflacionit në Shqipëri

Deformimet e Sinjalit

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

Menaxhimi i Performancës

ANALIZA E SERIVE KOHORE PËR PARASHIKIMET EKONOMIKE ME ANË TË METODAVE SASIORE DHE INTELIGJENTE

Inxh.dip.el. Teki Rraci & Inxh.dip.el.Jusuf Qarkaxhija

FINANCAT E KORPORATAVE

RAPORT EKSPERTIZE MJEDISORE ne ALBACO SHOES ShPK - Tirane

Tema e Disertacionit: NDËRTIMI DHE ANALIZA E MODELEVE STATISTIKE PËR STUDIMIN E HOMOGJENITETIT TË BASHKËSISË ME NDIHMËN E SHPËRNDARJEVE ASIMPTOTIKE

NUMERICAL SOLUTION FOR A WAVE EQUATION WITH BOUNDARY DAMPING

BASHKËPËRKIME TË ELEMENTEVE GJUHËSORE TË VEPRAVE MË TË HERSHME SHQIPE, ME ÇAMËRISHTEN E SOTME

TIPARET ABSURDISTE NË VEPRËN DRAMATIKE TË SAMUEL BEKETIT

INFORMATIKË DHE PROGRAMIM FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE VITI I PARË, SEMESTRI I PARË

ILIR SHINKO DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI STATISTIKË DHE INFORMATIKË E ZBATUAR DISERTACION

3.4. Vizualizimi interaktiv i analizës komplekse

MBËSHTETJA HARDUERIKE

11. Llojet e të dhënave

AKTET ISSN SILVANA MUSTAFAJ a, PARASHQEVI RRAPO a, ALBINA BASHOLLI a, BRUNILDA GJINI a. AKTET VI, 1: 86-90, 2013

MODEL REFERENCE ADAPTIVE CONTROL OF PERMANENT MAGNET SYNCHRONOUS MOTOR KONTROLLI ADAPTIV ME MODEL REFERIMI I MOTORIT SINKRON ME MAGNET PERMANENT

Reshjet Atmosferike. Atmosphere. Atmosfera. Shtresat e atmosferës

ZHVILLIME KARAKTERISTIKE TË STRUKTURAVE MORFOLOGJIKE TË SHQIPES

DISERTACION PËR MARRJEN E GRADËS DOKTOR

NJË TRANSFORMIM THYESOR LOKAL α INTEGRAL DHE APLIKIME TË TIJ

Momente krize. Gil Caroz

Kthimi dhe Risku. Objektivat e Kreut. Drejtim Financiar Saimir Sallaku Lektor. Kreu 7

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I FIZIKËS DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS DOKTOR I SHKENCAVE

Kontabiliteti Menaxherial Zgjidhjet

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA

KRIJIMI I UNIVERSIT HARUN JAHJA

MODELE STRUKTURASH ALGJEBRIKE TERNARE GJEOMETRINË PROJEKTIVE

AKTET ISSN BEDRI DURMISHAJ, SYLEJMAN HYSENI Universiteti i Prishtinës, FXM PI-Mitrovicë 40000, KOSOVË

PAST YEARS OLYMPIAD PROBLEMS

UNIVERSITETI I TIRANËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I KIMISË INDUSTRIALE DISERTACION

Punoi : Esion Shyti UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES FAKULTETI I INXHINIERISE MATEMATIKE DHE INXHINIERISE FIZIKE DEGA: INXHINIERI FIZIKE

Zbatimi i modeleve dhe metodave

7. TRANZISTORËT E FUQISË

VLERËSIMI I AKTIVITETIT TË TRAJNIMIT NË ORGANIZATAT E SHËRBIMIT NË SHQIPËRI

D I S E R T A C I O N

Është e regjistruar te ADN-ja

HULUMTIMI EMPIRIK I PASIGURISË SË PARASHIKIMIT ME SIMULIMIN MONTE CARLO. Altin Tanku Elona Dushku Kliti Ceca* -1-

Të drejtat e autorit 2013 Arian Lako

NATYRA JURIDIKE E KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME DHE VEÇORIT E SAJA

Raport Vlerësimi. Shqyrtimi i tetë i tarifave të energjisë elektrike ETR8 ( )

Leksion nr 1 Tema: HYRJE NË MATLAB

Analiza e sinjaleve nga qarqe elektronike që operojnë në mënyrë kaotike dhe përdorimi i tyre për sigurinë e komunikacionit

Fusha e kurrikulës MATEMATIKA

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I KONTRATËS MBI MBAJTJEN E PËRJETSHME

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS ERIND BEDALLI DISERTACION

SHQYRTIME TË RACIONALIZMIT NË EPISTEMOLOGJI

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

MREKULLITË E KURANIT. Me të vërtetë Kurani është shpallje e Zotit të botëve. (Esh-Shu ara 192) HARUN JAHJA

Sensorët dhe Interfejsët

Menaxhimi i Performancës

Raport i monitorimit për trajnimet e mësimdhënësve në lëndën e matematikës

BELBËZIMI DHE AFTËSITË KOGNITIVE 1

REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIKA KOSOVO REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS - VLADA KOSOVA - GOVERNMENT OF KOSOVA

Kapitulli 9. Të Hyrat dhe Shpenzimet. AD dhe Outputi në Ekuilibër. Hyrje 4/4/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Për shumë njerëz, të dhënat e fosileve janë ende argumenti më i fortë që

BORA BIMBARI MODELIMI I SISTEMEVE HIBRIDE TЁ RUAJTJES DHE PЁRPUNIMIT TЁ INFORMACIONIT PUNIM DOKTORATE. Udhëheqës shkencor: Prof. Dr.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR

Variabla e rastit dhe shpërndarjet e. probabilitare

ORIGJINA E GJYQËSISË KUSHTETUESE: ASPEKTEFILOZOFIKE TEORIKE

AKTET ISSN DAFINA KARAJ a, MAJLINDA VASJARI b, PRANVERA LAZO b, ARBEN MERKOÇI c

Roli i Kursit të Këmbimit në Modelet e Tregtisë Ndërkombëtare: A Plotësohet Kushti Marshall-Lerner në Rastin e 13 (72)

Për marrjen e gradës. Doktor. M.Sc. ERVENILA MUSTA (Xhaferraj) DISERTACION

PËRBËRJA ELEMENTORE DHE MIKROSTRUKTURA E NJË SHPATE DHE NJË MBUROJE ANTIKE PREJ BRONXI

PROGRAMI I STUDIMIT: Statistikë dhe Kërkime Operacionale TEZË DOKTORATURE

Dëshmia e një projektuesi që ka qenë duke punuar nuk është e vështirë

Copyright. Sanie DODA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I INXHINIERISË MEKANIKE PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER)

Adresari I OJQ-ve për Evropën Juglindore. Adresari dhe Rezultatet e Analizës të Organizatave Mjedisore të Shoqërise Civile ne Ballkanin Perëndimor

RESTAURIMI I SIMETRISË HIPERKUBIKE NË FERMIONET KIRALE LOKALE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I INXHINIERISË SË NDËRTIMIT DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË MJEDISIT

UDHËZUES PËR ZHVILLIMIN E KURRIKULËS SË RE TË GJIMNAZIT

MONITORIMI GJENDJES MJEDISORE TË ZONAVE VERIORE DHE LINDORE TË SHQIPËRISË NËPËRMJET MONITORIMIT TË AJRIT DUKE PËRDORUR MYSHQE SI BIOINDIKATORË

Transcription:

Terminologji gjuhësore Çështje të emërtimit të njësive më themelore sintaksore në gramatikat tona Mr. Agim Spahiu 24 prill 2004 Përmbledhje Ndonëse gjuhësia shqiptare ka bërë një traditë të gjatë të veprimtarisë së vet, në fushën e terminologjisë gjuhësore ka ende tema të cilat mund të diskutohen e të rishikohen, siç është rasti me këtë temë të cilën do ta shtjellojmë në vijim të këtij shkrimi.fjalën e kemi për disa terma gjuhësorë të cilët me vite e decenie janë krijuar a farkuar nga studiues të ndryshëm të gjuhësisë shqiptare, porse sot kur t i marrim e t i vështrojmë nga një gamë më të gjerë aspektesh, na krijohet përshtypja se edhe për këtë pikë kemi se çka të themi, ngase ka mundësi të shoshiten, të diskutohen, madje, në instancë të fundit, disa të merren edhe si të diskutueshëm.i konsiderojmë si të këtillë, për vetë faktin se te disa terma gramatikorë, të cilët emërtojmë njësitë më themelore sintaksore, sikur nuk e shprehin përmbajtjen në tërësi, për çka edhe janë sajuar.pra, kemi një shpërpjestim të formës me përmbajtjen e tyre. 1 Hyrje Edhe pse fusha e gramatologjisë shqiptare ka një traditë të gjatë të ekzistimit dhe të veprimit të saj, çështja e terminologjisë së saj, po të vështrohet sot nga një këndvështrim më i gjerë dhe në raport me gjuhët e tjera, në mjaft pika është për t u diskutuar, rishikuar dhe, në disa raste, edhe për t u ndryshuar. Një prej çështjeve që është për t u diskutuar në këtë aspekt, është edhe përdorimi i fjalëtermave sintaksorë FJALI, FJALI E PËRBËRË, FRAZË e PERIUDHË. 2 Përdorimi dhe kuptimi i tyre në gramatikat e studimet tona Fjalia është fjalëtermi më i shpeshtë të cilin e ndeshim në sintaksën e gjuhës sonë.përdoret për të shënuar njësinë më themelore kumtuese-komunikative e intonacionore të ligjërimit tonë.ndërsa, njësia më e lartë se kjo është quajtur me emra të ndryshëm, si: frazë, fjali e 1

përbërë dhe periudhë.këto emërtime të ndryshme, sidomos emërtimi i fundit, na duket se është paksa i diskutueshëm dhe jo shumë i përshtatshëm për të emërtuar këtë njësi gramatikore.prandaj pikërisht kjo çështje do të jetë edhe objekt diskutimi/ shqyrtimi në këtë shkrim. Pothuajse në të gjitha gramatikat e shqipes periudha është përkuzuar si një ndërtim sintaksor që përbëhet prej dy a më shumë fjalish kallëzuesore dhe formon një njësi kumtuese, gramatikore dhe intonacionore. Në vitet e 50-ta të shekullit që sapo e lamë pas, M.Domi në gramatikat e tij ka përdorur termin frazë, ndërsa në vitet e 60-ta e 70-ta S.Prifti, S.Floqi e ndonjë tjetër kanë përdorur termin periudhë.ky term ka vazhduar të përdoret pastaj jo vetëm në vëllimin e njohur Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe III,por edhe në tekstin e fundit universitar Gramatika e gjuhës shqipe II të ASHSH-së,1995/ 1998.Por, për dallim prej tyre, në vitet 70-80, R.Përnaska në gramatikën e tij ka bërë një përpjekje për të ndryshuar diçka në këtë drejtim: Ai i ka futur në përdorim emërtimet:fjalia e përbërë, për ta zëvendësuar termin periudhë dhe pjesa e nënrenditur, për të zëvendësuar emërtimin fjalia e varur. Edhe në vitet e 90-ta përsëri shohim një përpjekje nga ana e M.Totonit për një rikthim të temit frazë në studimet e tij.mirëpo hartuesit e teksteve të përmendura universitare sikur e kanë legjitimuar zyrtarisht termin periudhë.pse ndodh kjo është shumë vështirë t i jepet kësaj një përgjigje e saktë.ndoshta arsyeja e vetme është se ky term tashmë në gramatikat dhe në gjuhësinë tonë, në përgjithësi, ka bërë një jetë të gjatë përdorimi. 3 Cilat ekuivalente i përdorin gjuhët e tjera për t i shënuar këto njësi sintaksore? Në këtë pikë studimet frënge e angleze prijnë me një qartësi më të madhe terminologjike, sesa, fjala vjen, ato të gjuhës gjermane e ndonjë tjetër.kështu p.sh.gjuha frënge, njësinë më të madhe gjuhësore, kumtuese e intonacore të ligjërimit të folur e të shkruar e quan FRAZË (La phrase), ndërsa atë si pjesë përbërëse të saj, që ka një bërthamë kallëzuesore të pranishme apo jo, e quan PROPOZICION (La proposition).studiuesit e kësaj gjuhe veçojnë pastaj FRAZËN E THJESHTË (La phrase simple) dhe FRAZËN E PËRBËRË (La phrase complexe). Fraza e thjeshtë mund të jetë ekuivalente me atë që ne e quajmë fjali, qoftë njëkryegjymtyrëshe (me gjymtyrë minimale), qoftë dykryegjymtyrëshe (e zgjeruar me një a disa plotës rrethanorë etj.), por që e ka intonacionin e vet të përmbarimit.ndërsa fraza e përbërë konsiderohet si bashkim i disa frazave të thjeshta;ose bashkimi i dy e më shumë propozicionesh, me funksione të njëjta (me bashkërenditje) ose kierarkike (me nënrenditje) 1. Edhe në gjuhën angleze e kemi përafërsisht të njëjtën gjendje.termit frazë të gjuhës frënge i përgjigjet termi SENTECË (Sentece), ndërsa atij propozicion, termi KLAUZË 1 Më gjerësisht për këtë shih: Greviss,Goosse, Nouvelle grammaire française,1995, fq.72 dhe 351;M. Riegel, J.-Ch. Pellat-R.Rioul,Grammaire metodique du française,paris, 2003, f.103-108; O.Soutet, La syntaxe du français, Paris, 1989, f.86,87-106. 2

(Clause) 2.Por në këtë gjuhë gjejmë edhe një klasikim tjetër: Ndërtimet që ne i quajmë periudha me bashkërenditje, ata i emërtojnë si Compound Sentence, ato me nënrenditje si Complex Sentece, ndërsa ato që kanë elemente të përziera si Compound-Complex Sentence 3. Në anën tjetër, gjermanishtja përdor emërtimet: Satz, Der Zusammengesetzte Satz dhe Periode/Satzperiode.Dhe secili term ka kuzimet e veta, sepse mbështetet në kritere te caktuara.p.sh.termi Satz shpreh atë njësi themelore sintaksore që ne i themi FJALI.Ka zakonisht një bërthamë foljore/ kallëzuesore të shprehur a të nënkuptuar dhe natyrisht intonacionin e vet të mbarimit;termi Der Zusammengesetzte Satz shpreh ndërtimet sintaksore që sajohen zakonisht nga dy a më shumë fjali kryesore të shkallës së njëjtë (Satzverbindung) ose nga një fjalie kryesore a drejtuese dhe nga një a disa fjali të tjera të varura nga fjalia kryesore (Satzgefüge) 4. Mirëpo termat periudhë dhe Periode/ Satzperiode nuk mund të thuhet se shprehin të njëjtën gjë dhe janë analoge. Në disa pika mund të përkojnë, por në përgjithësi, në këto dy gjuhë, teorikisht kanë konceptime të ndryshme, ngase termi periudhë ka një shtrirje shumë më të gjerë kuptimore, meqë përmbledh në vete gjithë atë që thuhet në Zusammengesetze Satz dhe në Periode ose Satzperiode. Ndërsa termi Periode ose Satzperiode konceptohet si një ndërtim shumë i gjatë sintaksor në të cilin mund të hyjnë disa dhjetëra fjali kallëzuesore të lidhura në mes vete me të gjitha llojet e mundshme të mjeteve gramatikore, që ka një unitet kuptimor dhe që e ka një intonacion të vetëm të përmbarimit.gjatësia e tyre mund të jetë edhe nga një gjysmë faqeje e më shumë.përdoret më tepër në fushën e retorikës, në prozë dhe në tekste shkencore 5. Mirëpo një pikëpërkim të plotë në mes gjermanishtes dhe shqipes mund ta shohim sa i përket emërtimit të njësive sintaksore nga aspekti i kumtimit, ngase në gjuhën tonë përdoren emërtimet: Fjali dëftore, fjali pyetëse, fjali dëshirore etj., ndërsa në atë gjermane: Aussagesatz, Fragesatz, Wunschatz. Kjo gjë nuk është karakteristike për gjuhët frënge, angleze e ndonjë tjetër (frgj. La phrase declarative, La phrase interrogative etj.,ang. Senteces deklarative, inerrogative etj.). Edhe gjuha ruse ka shumë pikëpërkime me gjuhën gjermane.në këtë gjuhë përdoren fjalëtermat Predllazhenie për fjalinë, Sllozhnije predlazhenije për fjalinë e përbërë, në përgjithësi (Slozhijesoçinjonaje predllazhenie përdoret për fjalitë e përbëra me bashkërenditje, kurse Sllozhnijepodçinjonaje predllazhenie për fjalitë e përbëra me nënrenditje) dhe Period 6. 2 Shih R.L.Trask, The Penguin Dictionary of english grammar, London, 2000, f.23-24/81/123/124 etj. 3 Po kjo vep.e cit., f.30/31. 4 Shih më gjerësisht:duden 4, Die Grammatik, 1984, f.609-617,617-620; Helbig/ Buscha, Deutsche Grammatik, 1999, f.533-637,649; L.Götze, E.W.B.Hess- Lüttich, Grammatik der Deutschen Sprache, 1999, 387-5001 etj. 5 Shih gramatikat e lartshënuara 6 Shih Grup autorësh, Russische Sprache der Gegenwart., Leipzig, 1989; Grup autorësh, Russische Sprache der Gegenwart, Kommentare und Aufgaben zur Syntax, Leipzig,1989. 3

4 Përfundime Nga këto përkuzime e përqasime terminologjike mund të nxjerrim këto përfundime: Në literaturën tonë gramatikore gjithmonë bëhet dallimi kuptimor/teorik ndërmjet Ky fjalisë dhe fjalisë kallëzuesore, por asnjëherë nuk bëhet dallimi terminologjik. dallim kuptimor e terminologjik, siç u pa më sipër, bëhet në mënyrë të arsyeshme në gramatikat e studimet e gjuhëve frënge, angleze etj. Këto gjuhë, siç u pa më lart, përdorin termat Phrase dhe Sentence për ta shënuar atë njësi gjuhësore, kumtuese e intonacionore të cilën ne e quajmë fjali, në njërën anë, dhe Proposition e Clause, për ta shënuar njësinë sintaksore të cilën ne në sintaksat tona e gjejmë me emërtimin fjali kallëzuesore. Kemi pasur një përpjekje nga ana R.Përnaskës, B. Becit e ndonjë tjetri për t i mbuluar këto dy emërtimet e fundit me ekuivalencat pjesa e nënrenditur...ose pjesa e bashkërenditur...në Fjalia e përbërë me pjesë të nënrenditur... Por, për mendimin tonë, as ky emërtim nuk është shumë i qëndrueshëm, për faktin se ajo (njësia) duhet ta ketë një emërtim me koncizë gjuhësor, siç përdorin gjuhët e përmendura. Ndërsa emërtimi fjalia e përbërë, që e përdor po ky autor dhe disa të tjerë, për mendimin tonë, është më i qëlluar, më i përshtatshëm, sesa termi periudhë.termi periudhë edhe sot e kësaj dite ka gjetur një përdorim, si të thuash, zyrtar në të gjitha tekstet tona shkollore të të gjitha niveleve.por, siç u pa edhe më lart, ky fjalëterm në gramatikat e gjuhës sonë ka një kuptim shumë të gjerë, meqë i kalon edhe caqet e një njësie.prandaj, jemi të mendimit që ky term të kuzohet vetëm në emërtimin e njësisë gjuhësore që i takon, siç është rasti i gjuhës gjermane e ruse, ose të mos përdoret fare. Edhe termi frazë të cilin e ka përdorur, shumë më herët, M. Domi dhe M. Totoni, shumë më vonë, është një term që në ndërdijen tonë zgjon paksa asociacione të një termi tepër të gjerë dhe të papërkuzuar në aspektin gramatikor. Dhe për shumëkë ky term mund të jetë i barabartë me shprehje a thënie.prandaj për mendimin tonë nuk është edhe shumë i përshtatshëm të përdoret në këtë fushë. Sido që të jetë, kjo çështje e padenuar në shumë aspekte kërkon edhe disa koncesione që janë më të arsyeshme e më të pranueshme sot për sot për gjuhën tonë. Dhe, sipas mendimit tonë, është më mirë dhe më e arsyeshme të përligjet versioni i gjuhës angleze. Për mendimin tonë, njësia më themelore sintaksore e quajtur FJALI në gjuhën tonë duhet të mbetet edhe më tutje në përdorim. Kjo do t i korrespondojë termave SEN- TENCE të gjuhës angleze dhe PHRASE të gjuhës frënge.ndërsa për emërtimin periudhat me bashkërenditje të përdoret emërtimi FJALITË E PËRBËRA për periudhat me nënrenditje FJALITË KOMPLEKSE, kurse për ato ato të përziera FJALITË E PËRBËRA-KOMPLEKSE. Për fjalitë kallëzuesore është mirë të riaktivizohen emërtimi NËNFJALI, ndërsa për fjalinë kryesore a drejtuese emërtimi KRYEFJALI.Këta terma i ka përdorur S. Riza në studimet e tij në vitet e 50-60-ta.Termat NËNFJALI dhe KRYEFJALI shumë mirë u përgjigjen termave CLAUSE e MAIN CLAUSE të gjuhës angleze dhe PROPOSITION e PROPOSITION PRINCIPALE të gjuhës frënge.termi NËNFJALI shumë mirë do t i mbulojë emërtimet FJALI E VARUR ose FJALI ME PJESË TË NËNRENDITUR. Pra, në përgjithësi, ka mundësi të thuhet:fjalia komplekse me nënfjali qëllimore/ kohore/ mënyrore/ vendore 4

etj.? Ose : nëse nuk duam ta përdorim fjalën e huaj komplekse, atëherë ka mundësi të përdorim emërtimin: Fjalia e përbërë, të cilin e kanë përdorur R.Përnaska, B.Beci e ndonjë tjetër në gramatikat e tyre. Me këtë emërtim mund të përfshihen të gjitha ndërtimet me bashkërenditje (ndonëse ato kanë disa veçori të tjera) e me nënrenditje. Pra, ka mundësi të thuhet: Fjalia e përbërë me bashkërenditje(shtuese, veçuese, kundërshtore, përmbyllëse), ashtu siç i gjejmë në tekstet e tyre, dhe Fjalia e përbërë me nënfjali ftilluese [kryefjalore, kallëzuesore, përcaktore), rrethanore (qëllimore, kohore, mënyrore, vendore] etj. 5